Recak

Disa medie dhe jugo-portale në Kosovë, përpiqen ta poshtërojnë Sherife Sylën, nënën e dëshmorit, Kadri Syla

Disa medie dhe jugo-portale në Kosovë, përpiqen që përmes një fjalë  të shprehur gati 20-vjet më parë,  në një gjendje të rëndë shpirtërore, ta poshtërojnë, Sherife Sylën nënën e dëshmorit, Kadri Syla, nga Reçaku, e cila ka vdekur të hënën, në moshën 79-vjeçe.

Me rastin e vdekjes së nën Sherifës  jugo-mediet që kujdestarojnë për ta poshtëruar luftën e UÇK-së, komentojnë një bisedë që kjo nënë e dëshmorëve e martirëve kishte pasur me ish kryeministrin, tanimë të ndjerë, Bajram Rexhepi. Fjala e saj e pamatur e shprehur, si pasojë e dhembjes dhe pikëllimit, për  tre anëtarë të vrarë të familjes është shpërndarë në  Youtube, dhe është riaktualizuar sot nga ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit, tani drejtues mediesh e portalesh, të cilët jo vetëm që nuk shprehin asnjë respekt për këtë nënë fatkeqe, por e poshtërojnë atë dhe familjen e saj, duke i përmendur një fjalë të papeshuar.

Jam tejet i sigurt se po ta kishte sharë Nënë Sherifja, Sllobodan Milosheviqin, si vrastar, të dy bijve e  burrit,  jugomediet insjaderët, telegrafët, indeksonlinet  e të tjerët si këta,  kurrë nuk do ta kishin përmendur fjalën e saj.

Këtyre urrejtësve të UÇK-së, duhet përkujtuar njërin prej 30 karaktereve të filozofit grek, Theofrast, i cili në mesin e  radhitjes dhe sistemimit të karaktereve të njerëzve, ka veçuar edhe karakterin e debilit  dhe të shpërfytyruarit, i cili e pyet nënën e vet, se si është ndier kur e ka lindur dhe nga ku e ka lindur atë? Të tillë janë ky soj i njerëzve. Në vend të shprehjes së  pikëllimi për një nënë dëshmori, në vend të një ngushëllimi moral, për familjen me rastin e vdekjes së saj, ata e mbajnë peng dhe e poshtërojnë për një fjalë të papeshuar, me qëllim që përmes fjalës së saj ta poshtërojnë luftën e UÇK-së. ( Ahmet Qeriqi)

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk ka rrezik për luftë në Kosovë, pretendimet e tilla janë propagandë e Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar kundër  deklaratave të zyrtarëve të …