Veseli viziton lokacionin të ish-Tjegullorja në Prishtinë, vendi ku ai propozoni që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë

Veseli viziton lokacionin të ish-Tjegullorja në Prishtinë, vendi ku ai propozoni që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin të ish-Tjegullorja në Prishtinë, vendi ku ai propozoni që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë. Ai tha se Serbia është përgjegjëse për krimet që i ka bërë në Kosovë. “Nuk ka forcë që e ndalon krijimin e Tribunalit për krimet e Luftës që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kjo është iniciativë është nacionale, e vërteta duhet të dihet”, tha ai. Teksa ka folur për vendimet që do të marrin të enjten për të nisur hapat për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, Veseli ka thënë se Muzeu në Kosovë do të ketë ngjashmëri me Muzeun e Holokaustit, Yad Vashem në Izrael. Kujtojmë se të enjten do të mbahet seanca për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …