Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja Labinot Tahiri, ka thënë se shefi i partisë së tij Behgjet Pacolli, nuk është njeri i ultimatumeve por i zgjidhjeve të problemeve. Përmes një postimi në rrjetin social, Tahiri ka porositur të gjitha subjektet politike që të mos e injorojnë partinë e Pacollit, pasi përmes tij t’i realizojnë qëllimet e tyre politike. Thotë se çdo ditë zyrtarë të partive trokasin në derën e Pacollit në kërkim të përkrahjes së tij. Në fund, Tahiri shprehet se do t’i qëndrojë besnik liderit të AKR-së. “Ky njeri, nuk ishte dhe as nuk është njeri i ultimatumeve. Titujt gjatë këtyre ditëve, kanë qenë tituj për të përqarë miqësinë në mes të subjekteve Politike, tha Tahiri.
