Aleksej Gonçarenko

Deputeti ukrainas Aleksej Gonçarenko shpreson se Republika e Kosovës, së shpejti do të jetë pjesë e Këshillit të Evropës

Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksej  Gonçarenko, ka folur për vazhdimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, përkrahjen ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe për vizitën që ai do t’i bëj Kosovës më 27 tetor të këtij viti. Deputeti nga Ukraina shpreson se zëri i tij të dëgjohet dhe se Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Këshillin e Evropës. Sipas tij një ditë edhe Ukraina do ta njoh Kosovën. “Unë do të vazhdoj punën time në Ukrainë, do të vije dita kur Ukraina do të njoh Kosovën si shtet të pavarur”, theksoi ai. Ai ka falënderuar Kosovën për mbështetje ndaj Ukrainës dhe për ndihmën që ka dhënë gazetarëve ukrainas të cilët përmes një programi të përkrahur nga qeveria e Kosovës po qëndrojnë në Kosovë. Ai ka bërë me dije se do të flas në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …