Deputetja, Albulena Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosja nuk do të vendosë lule tek varri i Ibrahim Rugovës

Deputetja, Albulena Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosja  nuk do të vendosë lule te varri i Ibrahim Rugova. Ajo në një intervistë dhënë për “Blic”, ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri duke thënë se deklaratat e tij janë hipokrite pasi, sipas saj, ai më shumë anon nga PDK sesa nga partia që ai i përket. “Ajo që përfaqëson LDK-ja është në rrezik nga një figurë siç është Lutfi Haziri. Ai shumë më shumë është me PDK-në sesa që është me LDK-në andaj janë hipokrite këto deklarata të zotëri Haziri që i bën në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu. Ka shtuar se partia e saj dërgon lule vetëm tek varret e dëshmorëve të vendit kurse, sa i përket dërgimit të luleve te varri i Ibrahim Rugovës, ka thënë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …