Kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë në Lituani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë në Lituani. Në këtë organizim në të cilin do të diskutohet për arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave, ajo do ta përfaqësojë Kuvendin e Kosovës.

“Është kënaqësi që me ftesë të Parlamentit të Lituanisë dhe organizatës WPL të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë (Women Political Leaders Global Summit). Gjatë këtyre dy ditëve do të diskutojmë për rritjen e rolit të Parlamenteve në arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave dhe shumë tema të tjera”, ka shkruar ajo në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …