Parada Shqiptare 2018 i kushtuar heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Parada Shqiptare 2018 iu kushtohet heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

“Parada Shqiptare 2018”, e cila mbahet më 9 qershor, në Nju Jork, iu kushtohet heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës. “Rrënjët Shqiptare” dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i nderon të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ata që dhanë sakrificën përfundimtare për një SHQIPËRI TË BASHKUAR!

Në këto aktivitete, të cilat do të mbahen më 9 qershor,  në Nju Jork, në TURTLE BAY BAR, janë ftuar për të marrë pjesë edhe  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ministri, Pal Lekaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, Bordi Ceremonial i FSK-së dhe Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …