Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kundërshton emërtimin, “femicid”, të cilin e mbron ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka replikuar me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu për termin “femicid”, pasi deputetja e LV-së, Arjeta Fejza, ka thënë se në Kosovë ka femicid. Këtë qëndrim të deputetes Fejza e ka kundërshtuar, deputetja Ganimete Musliu, e cila tha se në Kosovë nuk vriten gratë vetëm pse janë gra. Kujt po i konvenon ta shpallë shoqërinë tonë shoqëri femicide. Fjala ‘femicid’ do të thotë urrejtje ndaj grave me përmasa të mëdha. Ka dhunë ndaj grave,  vriten gra, vriten edhe burra, por nuk guxojmë që në këtë parlament t’ia japim emrin ‘femicid’. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte mbi këtë se çfarë flasim ne këtu dhe të trajtohemi ne si shoqëri femicide, kjo është e papranueshme”, tha ajo. Në replikën e saj ministrja, Albulenë Haxhiu tha se dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni, sigurisht që inkurajohen nga fjala jote, pasi shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së, ka thënë zonja Haxhiu, duke i akuzuar si gjithnjë qeveritë e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …