Ka arritur në 3 numri i kriminelëve të vrarë që kanë nisur sot sulmin e organizuar kundër Policisë së Kosovës. Ndërkohë, situata në fshatin Banjskë vazhdon të mbetet e tensionuar dhe me shkëmbime zjarri mes dhjetëra kriminelëve të armatosur me armë të rënda dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. “Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme. Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale. Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …