Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën mbajnë një event virtual në 240 vende, në më shumë se 500 gjuhë

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën mbajnë një event virtual në 240 vende, në më shumë se 500 gjuhë

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën mbajnë një event virtual në 240 vende, në më shumë se 500 gjuhë. Kongresi i vitit 2021 ka temën:

«Merr forcë falë besimit!»Deklarata e bashkëngjitur përshkruan mbajtjen e këtij eventi të veçantë.

Me respekt kërkojmë bashkëpunimin e medias tuaj që kjo deklaratë të botohet apo shfaqet në faqen e portalit tuaj.

Gjithashtu, kemi dhe një video informative 1.30 min. që jep informacion për komunitetin lokal për këtë event mbarëbotëror.

https://drive.google.com/file/d/1FcCtXAgOeoY6CMBiC3oTqkKBCyTFj5-s/view?usp=sharing

Në emër të shëndetit dhe të sigurisë, organizata më e madhe në botë për mbajtjen e kongreseve vjetore, për të dytin vit radhazi po organizon virtualisht eventin vjetor, duke anuluar më shumë se 6.000 kongrese në 240 vende.

Në Kosovë mbajtja e kongreseve vjetore filloi në vitin 2004. Kongrese janë mbajtur në Prishtinë, Fushë- Kosovë dhe Kamenicë, ndërsa programi është paraqitur në gjuhët shqipe, serbe dhe rome.

Në vitin 2020, pandemia e ndërpreu papritur këtë traditë, duke bërë që organizata të anulonte kongreset rajonale për të shmangur grumbullimin e personave në të gjithë botën, dhe të niste një event virtual mbarëbotëror. Ky event virtual ishte i pari për Dëshmitarët e Jehovait, të cilët që nga viti 1897 kanë mbajtur kongrese në stadiume, arena, qendra kongresesh dhe teatro në të gjithë botën. Kongresi i vitit 2021 ka temën: «Merr forcë falë besimit!» Ky program do të jetë në dispozicion në më shumë se 500 gjuhë për familjet në të gjithë globin, në 6 fundjava të ndryshme midis korrikut dhe gushtit 2021, duke bashkuar rreth 15-20 milionë njerëz në 240 vende. Në Kosovë programi pritet të ndiqet në këto gjuhë: shqipe, shqipe të shenjave, serbe dhe rome.
Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën po ftojnë publikun të bashkohet me ta në këtë rast historik. Të gjithë janë të ftuar të ndjekin këtë program duke shkuar në JW.ORG në Internet ose JW Broadcasting në aplikacionet falas JW Library, në  iOS, ose në Android.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …