Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i autorizuar nga kryetari Hashim Thaçi, i ka dorëzuar nënës së dëshmorit Bedri Shala, Taibe Shala vendimin dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”. Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje. Siç njofton Komuna e Drenasit, pas ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor, së bashku me ministrin e MPH, Ferat Shala dhe familjar, miq e shokë të dëshmorit Bedri Shala, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Polac.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Gashi: Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së mbajtur …