Kuvendi

Dështon për herë të gjashtë edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Sot në Kuvendin e Kosovës, për të gjashtën herë radhazi ka dështuar edhe  Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ashtu sikur edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Pro këtij projektligji kanë votuar  vetëm 58 deputetë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim. As kësaj radhe nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka konstatuar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci. Lufta e egër politike e tri partive më të mëdha të vendit, LDK-PDK dhe Vetëvendosjes, tregon mungesë totale të përgjegjësisë dhe zbulon para popullit hipokrizinë e tyre, meqë ata nuk ruajnë interesin e qytetarëve, nga të cilët kërkojnë vota, por vetëm interesin e tyre politik, duke penguar e shantazhuar njëri tjetrin. Zvarritja e mos-miratimit Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, në kohën e krizës ku e ka futur vendin pandemia, është jo vetëm papërgjegjësi por atak i llojit të veçantë kundër qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …