Dhjetë artistë do të ekspozojnë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) për vitin 2017

Dhjetë artistë do të ekspozojnë përgjatë vitit 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa” (GMK), pas vlerësimit të aplikacioneve për projekte që ka bërë Komisioni Artistik i GMK-së.

Artistët që do të ekspozojnë në GMK janë: Emirande Beka, Mimoza Studenica, Zymer Mulliqi, Albana Ejupi, Ridvan Aliti, Albulen Neziri, Artan Draçini, Jean Piere Romy, Mentor Berisha dhe Valbona Karabaxhaku Derdovski.

Komisioni vlerësues ka qenë në përbërje të: Luan Mulliqi – kryetar, Rudina Xhaferi e Liridon Mula, anëtarë.

Konkursi publik për programin artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës ka qenë i shpallur nga data 01.10.2016 deri më 10.11.2016, ku janë pranuar 29 aplikacione për ekspozita individuale, kolektive dhe kuratoriale.

Kontrolloni gjithashtu

Shpërndahen 100 pako ushqimore për 100 familje në nevojë

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë, sot janë shpërndarë 100 pako ushqimore për …