Rryma

DhTIK kërkon nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës.

Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset.

Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet libri “Koha pa etos” i autorit Besim Baraliu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në praninë e lexuesve të librit, …