Diaspora jonë po bëhet promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës

 

Para disa jave Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe iu është ofrua deri në 40 hektar tokë në një zonë ekonomike në qendër të Kosovës. Tashmë Unioni i Biznesit është në përgatitjet fillestare për fillimin e realizimit të projekteve të tyre. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në zyrën e tij ka pritur kryetarin e këtij Unioni Nazmi Viça me bashkëpunëtorë Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Brestovci, për ta konfirmuar vullnetin e madh për realizimin e projekteve dhe jetësimin e ndihmës së diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Diaspora është kontribuuese e madhe e shtet-ndërtimit nëpër periudha, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Andaj është hera e parë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ofron kushte konkrete për diasporën që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …