Dimitris Epikouris: Rrënjët socio-kulturore të krizës ekonomike greke

Ngërçi ekonomik në Greqi i cili kërcënon të veprojë si një fuqi lokomotivë që do të shtrëngojë shumicën e vendeve të Evropës jugore të dalin nga euro-zona, ka ngjallur një sërë përsiatjesh e parashikimesh në lidhje me të ardhmen e Evropës si një entitet. Analiza të shumta gjejnë vend përditë nëpër medie, të gjitha duke u rropatur të shpjegojnë reperkusionet e paaftësisë së Greqisë për t’u reformuar dhe për ta shpënë veten drejt një rritje ekonomike që do të lironte vendin nga nevoja gjithnjë në rritje për të huajtur para për t’i plotësuar nevojat themelore.


Sidoqoftë, gjitha këto njoftime dhe përsiatje ekonomike kanë diçka të përbashkët. Ato dështojnë të përimtojnë në thellësi rrënjët socio-kulturore të shtrëngicës greke. Nëse nuk merret parasysh idiosinkriacia dhe psiko-sinteza e popullit grek, thjesht do të huqet thelbi. Greqia e sotme në asnjë mënyrë nuk është e lidhur as gjenetikisht as kulturalisht me botën e moçme dhe popullin që dikur banonte në këtë truall. Grekët e ditëve tona janë veçse një përzierje e fiseve ballkanike (shqiptarë, sllavë e vllahë), të cilët me kalimin e kohës u përzien me afrikanët e veriut, armenët dhe fise të tjera nga Anatolia, pa përmendur këtu frankët dhe venetët, të cilët dikur ishin me shumicë në këtë truall. Këto bashkësi ishin katërçipërisht të përfshira në bujqësi dhe blegtori. Një numër i ndjeshëm i tyre ishin pajtuar nga osmanët që të shërbenin në ushtri ngase banorët vendës ishin të sertë dhe luftarakë. Gjatë periudhës bizantine, këto fise pranuan krishtërimin, përderisa ato pak mbetje të grekëve të moçëm të cilët nuk tumirën të ktheheshin në të krishterë u persekutuan dhe u vranë nga perandorët e krishterë, ose vdiqën nga fatkeqësitë që pllakosnin mjaft shpesh vendin asokohe. Një faktor tjetër që kontribuoi në pakësimin e popullsisë ishte kusaria.


Dihet mjaft mirë se qyteti i Spartës ishte zbrazur thuajse tërësisht për 400 vite, ndërsa Athina dhe trevat rrotull Akropolit ishin veçse kullosa dhensh. Përçapjet për të ‘helenizuar’ këto fise të përziera bëheshin kryekreje nga shtetet sovrane evropiane, të cilave u nevojitet një protektorat për të promovuar interesat e tyre. Vend-ndodhja gjeografike e Greqisë cilësohet ende si një derë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Romantikët evropianë të cilët ëndërronin ringjalljen e botës së vjetër helenike përmes malësorëve të vrazhdë bartin një shkallë të përgjegjësisë për identitetin e rrejshëm që iu dha grekëve të sotëm. Vendimi i panevojshëm dhe në të njëjtën kohë i tmerrshëm për të emëruar si helenë (grekë) këtë përzierje fisesh vendosi një barrë të rëndë mbi ta për shkak se atyre u mungonte një prapavijë e mirëfilltë arsimore e cila do t’u mundësonte që të zhvillonin një vetëdije të nevojshme që do t’i ndihmonte ata të identifikonin vetën e tyre me banorët e moçëm të këtij trualli. Këta barinj të sertë e malësorë nisën të besonin se ata nuk ishin vetëm pinjollë të grekëve të vjetër por edhe një popull i bekuar nga Perëndia. Akëcili mund të vërejë se nuk ka kurrfarë përbashkësie midis këtyre popujve dhe grekëve të moçëm. Nuk ka kurrfarë ngjashmërie as fizike, estetike apo mendore. Kisha lindore fuqimisht kundërshtonte çdo lloj arsimimi aq sa kërkonte që besimtarët e saj të përkushtuar të mos lexonin asgjë tjetër përveç Biblës.


Roli që Kisha luajti gjatë këtyre viteve të sundimit osman ishte një mynxyrë për shumicën e popullit meqë ajo ishte bashkëpunëtori kryesor dhe më i frytshëm i Sulltanit përmes mbledhjes së taksave dhe shtypjes së çdo kryengritje kundër autoritetit osman. Kisha u shpërblye nga Divani me një sasi të pafundme tokash, mjaftueshëm sa për ta radhitur atë si njërën nga pronaret më të mëdhenj në vend. Identiteti i vegullt i të qenurit helen dhe i krishterë në të njëjtën kohë ende nuk u shqitet shumicës së njerëzve në këtë vend. Shumë syresh në Greqi besonin se ata janë pasardhësit e denjë të Perikliut, Sokratit, Leonidës dhe Lekës së Madh, përderisa ata e quajnë fare të natyrshme që të jenë edhe të krishterë ortodoks. Dy botë kryekëput konfliktuoze me njëra tjetrën bashkëjetojnë jo natyrshëm në tabanin socio-kulturor të grekëve të sotëm. Revolucioni i 1821’ës kundër osmaneve që çoi deri të krijimi i shtetit bashkëkohor grek nuk do të mund të arrihej sikur të mos ishte ndihma e super-fuqive evropiane të kohës. Beteja detare e Navarinos e cila shënoi krijimin e Greqisë bashkëkohore pasqyron nevojën e evropianëve për të përdorur këto tokë si protektoratin e tyre të udhëhequr nga regjime të cilat ishin caktuar ose imponuar nga interesat financiare evropiane. Greqia bashkëkohore ka qenë prore e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga super-fuqitë, derisa roli i saj në hapësirën socio-politike nuk ka qenë asnjëherë e mëvetësishme. Grekët e sotëm të cilët asnjëherë nuk kanë shijuar frytet e Rilindjes, Iluminizmit apo Industrializimit mbeten të pazhvilluar kulturalisht edhe sot e kësaj dite. Greqia drejtohej nga pasardhësit e klaneve familjare të cilët sunduan vendin që prej zhbërjes së Perandorisë Bizantine. Megjithëse është e vërtetë se demokracia kishte lindur në këtë pjesë të botës, nuk qëndron ajo që stërgjyshërit e grekëve të sotëm janë themeltarët e parë të saj. Kisha vijon të mbizotërojë politikën në këtë vend.


 Greqia është shteti i fundit teokratik në Evropë. Nëse dikush gjakon që të ketë një karrierë politike, ai duhet fillimisht t’i përulet zotërve lokal të kishës. Në vitet 50’ta dhe 60’ta mijëra grekë qenë të shtrënguar të braktisnin fshatrat për të emigruar jashtë vendit ose për të gjetur punë në qendrat e mëdha të vendit ku ishin ngritur fabrikat, të cilave u nevojitej krah i lirë pune. Fshatrat u braktisen kurse qytetet përjetuan një mbipopullim të paparë i cili rrjedhoi me probleme të ndryshme demografike dhe mjedisore ngase nuk kishte planifikim urban (që nuk ka as tani). Zbrazja e fshatrave, sidoqoftë, krijoi një tjetër problem të mbrehtë që pak politikanë kishin guxuar ta trajtonin: sëmundja e urbanizmit. Ardhja e vijueshme e fshatarëve tregonte se motivet e braktisjes së fshatrave nuk mbështeteshin edhe aq në nevojën për të gjetur punë sa në dëshirën e tyre për të shijuar ‘stilin urban’ të jetesës në kuptimin e epshit hedonist. Ndryshe nga amerikanët e jugut të cilët krenoheshin me trashëgiminë dhe tokën e tyre, fshatarët grekë parapëlqenin të vinin në qendrat e mëdha e të punonin në industri ose si zanatçinj sesa të mbeteshin duke punuar në tokën e tyre. Ata kujtonin se ‘jetesa e lehtë’ mund të gjendej vetëm në qytetet e mëdha. Junta ushtarake në vitin 1967 vetëm sa e yshti edhe më ‘dëshirën për urbanizëm’ të fshatarëve. Pas rënies së juntës ushtarake u krijuan dy parti kryesore, ‘Demokracia e re’ dhe ‘Partia Socialiste Pan-helenike’ e njohur ndryshe si ‘Pasok’.


Të dyja kishin diçka të përbashkët: ato siguruan se gjithçka duhet të jetë e kontrolluar drejtpërdrejtë ose tërthortë nga shteti. Për të mbetur në fuqi sa më gjatë që ishte e mundur, ato gjetën një mënyrë shkatërrimtare për ta arritur këtë. Rrjedhimisht, shteti u shndërrua në një agjenci enorme të punësimit.  Këto dy parti politike pajtuan mijëra individë të pakualifikuar për të punuar në sektorin publik. Regjimet huazonin para nga Bashkimi Evropian për pagat dhe privilegjet e veçanta të ushtrive të shërbëtorëve të tyre. Lulëzimi i sektorit privat mund të bëhej vetëm nëse përputhej me atë publik. Nuk kishte farë rëndësi se çka bënte dikush ose çfarë shërbimi publik dëshironte të kishte, ai thjesht s’mund ta kishte nëse nuk ryshfetoste. Burokracia dhe korrupsioni kanë qenë gjithnjë të pleksura. Shkalla e korrupsionit në Greqinë e sotme është shumë më e madhe sesa ajo në shumë vende të Azisë, Amerikës Jugore apo Afrikës. Vendi pushoi se prodhuari për shkak se ¼ e fuqisë së tij punëtore ishte punësuar nga shteti.


Gjetja e një vendi pune në sektorin publik u bë ëndrra e çdo të riu. Tanimë nuk kishte rëndësi çfarë kredenciale akademike kishte. E rëndësishme ishte të kishte ndonjë lidhje politike sa për t’u vendosur diku në sektorin publik ku do të kishte një pagë të majme pa bërë hiç asgjë! Retorika populliste e vënë në zbatim nga këto dy parti krijoi një lloj të ri morali në popull. Nuk ka dyshim se ky sistem grotesk politik është një shpikje unike greke. Mund të gjendet sall në Greqi që të ketë regjime konservative (të krahut të djathtë dhe anti-komuniste) me qasje staliniste të të zbatuarit të autoritetit të shtetit. Grekët e sotëm janë të përmendur si mjeshtër në artin e krijimit të teorive konspirative. E gjithë dynjaja është me gjasmë duke komplotuar kundër tyre për shkak të ‘sipërisë’ së tyre racore. Këshilla e John Maynard Keynes’it që ‘së pari duhet të stabilizohet e pastaj të reformohet’ nuk mund të gjejë zbatim këtu për shkak se ekonomia greke asnjëherë nuk mund të stabilizohet meqë është e velur nga shërbyesit e pavlerë publik. Të gjitha faktet e mësipërme mund të tingëllojnë paksa befasuese për dikë nga perëndimi. Paj, asgjë s’duhet edhe aq të na befasojë. Është e pamundshme për pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve, që rronin në maje të bjeshkëve dhe brenda shpellave, që rrallë laheshin, që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkitnin katundet, të kuptojnë si funksionojnë kombet e qytetëruara e lërë më të ndihen si evropian. Gjithashtu është e pamundshme për një komb që kurrë nuk ka shijuar frytet e iluminizmit, demokracisë dhe revolucionit industrial që të jetë i aftë sa për t’iu përshtatur ekonomisë ndërkombëtare gjithnjë në evoluim. Nëse dikush habitet pse vendet e tjera të Bashkimit Evropian janë kaq të rrepta ndaj Greqisë, është mbase nga padituria e tyre ndaj gjendjes së këtushme. Atyre u mungon njohja e mjaftueshme për ta kuptuar në plotni rrënjët socio-kulturore të shtetit të sotëm grek. Greqia kurrë nuk do të jetë një vend i mirëfilltë evropian. Nuk mund të bëhet. Madje nuk dëshiron as të bëhet.


Përktheu: Salih Mehmeti

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …