Disa parti politike në Mal të Zi konsiderojnë se po ndodh një tradhti ndaj vendit, një kapitullim i shtetit para Kishës Serbe

Disa parti politike në Mal të Zi konsiderojnë se po ndodh një tradhti ndaj vendit, një kapitullim i shtetit para Kishës Serbe

Disa parti politike në Mal të Zi konsiderojnë se po ndodh një tradhti ndaj vendit, një kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe. Këto janë disa vlerësimet e disa partive politike  për një version të Marrëveshjes Themelore, që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën. Reagimi më i ashpër ka qenë nga partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend: Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Socialistëve. Kritikat janë përcjellë me paralajmërime se Qeveria, e zgjedhur dy muaj më parë, mund të humbasë mbështetjen në Kuvend, ku ka një shumicë prej vetëm tri votash. Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes së Qeverisë, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi. E njohur si Marrëveshja Themelore, ajo nënshkruhet me bashkësitë fetare për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella pronësore dhe juridike.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Procesi ndaj Hashim Thaçit në fazën finale,  mbrojtja kërkon pafajësi, vendimi pritet nga gjykata speciale

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në gjykatën speciale në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare, …