Disa qytetarë janë organizuar sot vullnetarisht dhe kanë pastruar Liqenin e Badovcit nga i cili furnizohet më ujë Prishtina

Disa qytetarë janë organizuar sot vullnetarisht dhe kanë pastruar Liqenin e Badovcit nga i cili furnizohet më ujë Prishtina

Një numër qytetarësh iu bashkuan grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ku në mënyrë vullnetare zhvilluan aksionin për pastrimin e liqenit. Përveç pastrimit, qëllim i këtij aksioni ishte edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturinave rreth liqenit të Badovcit, liqen ky i cili furnizon banorët e Prishtinës me ujë të pijshëm. Nga grupi i vullnetareve, Milot Kurshumlia tha se aksioni për pastrimin e liqenit të Badovcit është organizuar nga vullnetarë, të cilët po shfrytëzojnë rënjen e nivelit të uji në mënyrë që ta pastrojnë në thellësi liqenin. Sipas tij pastrimi i liqenit nuk është organizuar si shenjë pakënaqësie rreth ndërtimeve  që priten të fillojnë afër Liqenit të Badovcit, por për një ambient të pastër. Ai  u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë  këtë liqen.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …