Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet edhe në vendin tonë

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet edhe në vendin tonë

Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës, edhe në vendin tonë sot do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, anëtarët e komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e Degës se Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”. Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të paraqiten rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit. Po në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Qendrën e Informimit të BE-së, do të shfaqet dokumentari i shkurtë për studentë në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit. Pastaj, Agjencia kundër Korrupsionit, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i  Evropës dhe Instituti Demokratik i Kosovë organizojnë debatin me studentë, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Alarm për ndotjen e ajrit në Kosovë: Krizë shëndetësore e injoruar nga institucionet

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa asnjë përmirësim të …