Gjykata Speciale

Dje në seancën gjyqësore kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Prokurorisë

Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në Hagë është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit, ndërsa dëshmia e tij do të vazhdojë edhe nesër. Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun. Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur. Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur. Gjykimi ka filluar më 15 shtator të këtij viti  2021, ndërsa Salih Mustafa është i pari epror i UÇK-së që po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …