Tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin, thuhet në njoftimin plot shqetësim të Qeverisë së Britanisë së Madhe

Tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin, thuhet në njoftimin plot shqetësim të qeverisë së Britanisë së Madhe, pas një takimi të sekretares së Jashtme me përfaqësuesit e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor. Sekretarja e Jashtme britanik, Liz Truss, ka takuar në Londër ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Në njoftim thuhet se diskutimet erdhën, pasi tensionet kanë arritur majën e tyre, duke vënë theksin te situata e krijuar së fundmi në Bosnjë. “Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar ka bërë me dije se Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me rrezikun më të madh të ekzistencës së saj, që nga paslufta atje. Po ashtu, ka rrezik të madh të thellimit të ndarjeve dhe konfliktit. Krah partnerëve të saj ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuara po punon për mënjanimin e kërcënimeve ndaj stabilitetit, pas 26 vjetëve të progresit që mezi ishte arritur në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …