Ministria e Bujqësisë: Mos i digjni hamulloret - praktikoni qarkullimin bimor

Djegia e arave po shkatërron tokën bujqësore dhe po rrezikon jetën e qytetarëve

Pas përfundimit të korrje-shirjeve, zjarret e qëllimshme në arat bujqësore po vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në tokë, mjedis dhe sigurinë publike. Ekspertët dhe autoritetet paralajmërojnë se kjo praktikë, përveçse është e ndaluar me ligj, po dëmton rëndë pjellorinë e tokës dhe po rrit ndotjen e ajrit. Shumica e këtyre zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, duke theksuar se është e pamundur që hamulloret të marrin flakë vetvetiu në temperatura të larta. Sipas ekspertëve, djegia e kashtës shkatërron deri në 90 për qind të mikroflorës aktive në shtresën sipërfaqësore të tokës. Nxehtësia depërton në thellësi, eliminon lëndët organike dhe rrit varësinë e bujqve nga plehrat artificiale. Njëkohësisht, tymi i dendur çliron sasi të mëdha të monoksidit të karbonit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë në rrugët nacionale. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në sipërfaqe bujqësore, pasi kjo praktikë përbën vepër penale dhe shkakton pasoja afatgjata për bujqësinë, mjedisin dhe sigurinë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …