Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale në vend

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës  Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha. Qëllimi këtij takimi, siç njofton kumtesa, ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale,  e cila  sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. “Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike”. Siç thuhet në njoftim, nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj per pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë per bashkëpunim te mëtejme. Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …