Brickos

Ushtarët e FSK-së po marrin pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar "WINTER EXERCISE 19" në Turqi

Ushtarët e FSK-së po marrin pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar “WINTER EXERCISE 19” në Turqi

Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar “WINTER EXERCISE 19” në të cilin ushtrim po marrin pjesë përfaqësuesit e 13-të shteteve. Ushtrimi “Ushtrimi dimëror 19” ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit (borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius), si dhe forcimin e ndërveprushmërisë në ambiente të përbashkëta operacionale. FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut; oficerë dhe nënoficerë-stafi. Kontingjenti i FSK-së, ka zbarkuar me datën; 06 shkurt 2019, dhe i është bashkuar Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi, etj.  Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuqi, deklaroi se; „Të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, janë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional. Qëllimi i pjesëmarrjes së FSK-së, është që pjesëtarët tanë të trajnohen dhe zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimeve, ku përfshinë; qitje reale nga armët e kombinuara të kalibrave të ndryshme në një operacion konvencional ushtarak, si dhe këto përvoja t’i aplikojmë në vendin tonë në kushte dhe ambiente të ngjashme“, shtoi major Kuqi. Ushtrimi „WINTER EXERCISE 19“ do të përfundojë më 22 shkurt 2019.   

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …