leoni

DokuFest përmes përkrahjes së GIZ-it Gjerman ka arritur që të themeloj Klube te Mediave në 20 Shkolla Kampione të 7 Komunave të Kosovës

DokuFest përmes përkrahjes së GIZ-it Gjerman ka arritur që të themeloj Klube te Mediave në 20 Shkolla Kampione të 7 Komunave të Kosovës.

Me këtë rast kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën digjitale të Klubeve Digitale të Medias të këtyre Shkollave Kampione, ku do të prezantohen animacionet e shkurtëra të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Shkollave Kampione, që do të mbahet të Mërkurën më 22 dhjetor, duke filluar në ora 14:00 në Kino Armata, Prishtinë.

Arsim Cilësor, Zvogëlim i Pabarazive, Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme dhe Veprim për Klimën janë temat të cilët nxënësit kanë punuar animacionet e tyre me teknikën Stop Motion.

Përmes këtij projekti ne jemi përpjekur që përmes aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme të nxisim kreativitetin tek nxënësit dhe t’ua mundësojmë pjesëmarrjen aktive në trajtimin e çështjeve si gjithëpërfshirja, bulizmi, diskriminimi dhe qytetaria aktive, duke përmirësuar mendimin kritik dhe analitik te nxënësit dhe t’i fuqizojmë të komunikojnë në mënyrë efikase në media të ndryshme.

Ne jemi shumë të lumtur që përmes projektit kemi siguruar edhe paisje të nevojshme për funksionimin e një Klubi të Medias, dhe përmes garave të ndryshme kemi arritur të pasurojmë fondin e bibliotekave të shkollave me tituj librash për teknologji dhe inovacion.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …