Doli nga shtypi libri: “Homazh për flijimtarët”, i autorit, Nezir Myrtaj

Nezir Myrtaj, emër i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, analist dhe komentues ndër më realistët e publicistikës shqiptare, ka nxjerrë në dritë librin: “Homazh për dëshmorët”, i cili i kushtohet heronjve dhe dëshmorëve të viteve ‘80 të shekullit të kaluar. Në këtë vepër, ai ka prezantuar biografitë për dëshmorët: Afrim Zhitia, Fahri Fazliu,  Fadil Vata, një shkrim përmbledhës për dëshmorët: Nuhi Berisha, Rexhep Malaj, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, dromca kujtimesh për martirin, Ferat Muja i dënuar me vdekje-pushkatim nga regjimi i ish RSFJ-së, si dhe shkrime përkujtimore për: Ylfete Humollin, tre dëshmorët e Shkollës shqipe të fshatit Uçë të Burimit, një biografi për Aziz Kelmendin dhe homazh përkujtimor për Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Diskursi shkrimor publicistik i autorit Nezir Myrtaj shquhet për realizëm në hulumtimin dhe prezantimin e fakteve, korrektësi në interpretimin e fakteve dhe argumenteve, mprehtësi shkencore në qasje dhe trajtim të problematikës, që burojnë nga një individualitet kompleks krijues, i formuar dhe tashmë i dëshmuar me disa vepra publicistike.

Duke qenë njohës i shkëlqyer i realitetit dhe antagonizmave shoqërore e klasore, teorik i thellë i vlerësimit të situatave të caktuara historike e politike, parashikues i ngjarjeve, të cilat rrjedhin si shkak pasojë në kalkulimet e ndryshme politike e strategjike, e mbi të gjitha krijues me kredo, qëndrim dhe dinjitet sokratjan, Nezir Myrtaj  analizat e përgjithësisht në shkrimet e tij ka bërë emër si krijues origjinal, e mbi të gjitha si vrojtues shumë i thellë i rrethanave politike e shoqërore, jo vetëm në Kosovë.

Deri tani ka nxjerrë në dritë  përmbledhjen me komente “Jehonë lufte”, – 2002, pastaj përmbledhjen tjetër me analiza, kritika e vështrime publicistike, “Rrugë e papërfunduar”, – 2004, librin publicistik, “17 dhe 18 marsi 2004”,Dëshmi të arkivuara”, 2014 dhe librin më të ri: “Homazh për flijimtarët”, 2015.

Është kryeredaktor i Redaksisë “Dëshmorët e UÇK-së”, e cila  deri tani ka nxjerrë në dritë, 16 vëllime të monografisë,  “Feniksët e lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …