Brickos

Doli nga Shtypi libri i dr. H. Bajramit: “Marrëveshja xhentelmene Tito-Kyprili e vitit 1953”

Duke i ofruar lexuesit sa e sa ngjarje nga e kaluara, shumë sosh pak të njohura për opinionin, profesor, dr. H. Bajrami në librin më të ri “Marrëveshja xhentelmene Tito-Kyprili e vitit 1953”, ka rrumbullakuar një tërësi faktesh e argumentesh qoftë nga arkivat, nga shtypi i kohës, qoftë nga dokumentet sekrete, për të arritur në përfundim se Jugosllavia qysh prej krijimit, madje qysh prej vitit 1912 e më herët, deri në shpërbërjen e saj definitive në vitin 1992, orientim primar strategjik kishte zhdukjen e shqiptarëve, shpërbërjen e tyre, ndarjen e Shqipërisë me Greqinë dhe përfundimisht eliminimin e shqiptarëve nga Ballkani. Kjo histeri antinjerëzore, antishqiptare në esencë fashiste, ka qenë deviza e të gjitha regjimeve jugosllave, por në kushte dhe rrethana të caktuara, nuk arriti të realizohet madje as me tanke, aeroplanë e topa sikur kishte bërë përpjekje, krye-xhelati i popujve të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq. Libri ka 218 faqe, botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi,  Shkrola në Prishtinë….

Profesor, dr. Hakif Bajrami në veprën e tij,“Marrëveshja xhentelmene Tito Kyprili e vitit 1953” ka prezantuar para opinionit lexues një varg ngjarjesh të historisë sonë tragjike dhe heroike, sidomos gjatë kohës së robërisë serbe. Në këtë libër autori përveç studiues i zellshëm i historisë, në një masë paraqitet edhe subjekt i disa zhvillimeve  të saj, sidomos në 80 të shekullit të kaluar, kur komunistët serbë e jugosllavë po bënin përpjekje për zhvlerësimin e autonomisë së Kosovës, zhvlerësimin e pjesëmarrjes së tyre në koalicionin Antifashist  dhe të të gjitha të arriturave të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.  Duke qenë historian i njohur edhe  për qarqet politike jugosllave, por edhe mbrojtës i së vërtetës historike, ashtu sikur edhe dr. Ali Hadri, dr. Skënder Rizaj dr. Muhamet Pirraku e të tjerë, ai jo vetëm njëherë do të kacafyt opinionet e tij me historianët dhe politikanët komunistë jugosllavë, sidomos në takime dhe simpoziume të ndryshme zyrtare.

Polemikat që ka pasur me Svetozar Vukmanoviqin, Spasoje Gjakoviqin e të tjerë zbulojnë më së miri (mbrojtjen nga profesor Bajrami dhe nga disa historianë të Kosovës),  të së vërtetës dhe të drejtën e shqiptarëve për liri, barazi e vetëvendosje, duke u thirrur edhe në vetë programin e hershëm të PKJ-së.  Në këtë libër me karakter studimor, profesor Bajrami në radhë të parë ka vënë në spikamë, kreun e shteti tjugosllav ( 1945-1980) Josip Broz Tito, të cilit ia ka hequr maskën më mirë se askush deri tani, meqë ai gjatë tërë jetës së tij çështjen shqiptare e kishte trajtuar me dyfytyrësi. Me një anë paraqitej si babaxhan dhe komunist i vijës së drejtë marksiste-leniniste, sa i përket vetëvendosjes së popujve, në anën tjetër, në praktikë zbatonte planet e zeza dhe fashiste serbe për zhdukjen fizike dhe dëbimin masiv të shqiptarëve  nga trojet etnike.  Në këtë drejtim, profesor Bajrami ka vënë në spikamë Marrëveshjen e ashtuquajtur, xhentelmene, Tito-Kyprili të vitit 1953, e cila parashihte që qindra mijëra shqiptarë të shpërnguleshin për në Turqi, duke i trajtuar si “mbetje turke”, si pakicë turke. Tito ishte kreatori i asaj marrëveshjeje, e cila kishte mbetur pa u realizuar në tërësi në Marrëveshjen e njëjtë Jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi,  në vitin 1938.

Duke i ofruar lexuesit sa e sa ngjarje nga e kaluara, shumë sosh pak të njohura për opinionin, ai në këtë libër ka rrumbullakuar një tërësi faktesh e argumentesh qoftë nga arkivat, nga shtypi i kohës, qoftë nga dokumentet sekrete, për të arritur në përfundim se Jugosllavia qysh prej krijimit, madje qysh prej vitit 1912 e më herët, deri në shpërbërjen e saj definitive në vitin 1992, orientim primar strategjik kishte zhdukjen e shqiptarëve, shpërbërjen e tyre, ndarjen e Shqipërisë me Greqinë dhe përfundimisht eliminimin e shqiptarëve nga Ballkani. Kjo histeri antinjerëzore, antishqiptare në esencë fashiste, ka qenë deviza e të gjitha regjimeve jugosllave, por në kushte dhe rrethana të caktuara, nuk arriti të realizohet madje as me tanke, aeroplanë e topa sikur kishte bërë përpjekje, krye-xhelati i popujve të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.

Librin, “Marrëveshja xhentelmene Tito Kyprili e vitit 1953” të Hakif Bajramit do të duhej ta lexonin të gjithë liderët tanë të pozitës e opozitës, për të parë dhe për t’ u bindur njëherë e përgjithmonë se “paqe” me serbët dhe politikat antishqiptare serbe, mund të arrihet vetëm duke i lëshuar pe Serbisë, ndryshe është e kotë çdo bisedë, çdo marrëveshje, pavarësisht se kush e ndërmjetëson. Në të gjitha periudhat e ekzistencës së Serbisë, qoftë si shtet vasal i Portës, në shekullin 19-të,  më vonë si Shtet serb-kroat-slloven, qoftë si RSFJ, dhe tani si Serbi ende duke mbajtur nën pushtim troje të huaja si Vojvodina, Sanxhaku, Timoku, Serbia i ka shfaqur haptas orekset për eliminimin e shqiptarëve nga Ballkani. Kush ka qëndruar dhe kush qëndron para kësaj politike, do të mësoni sapo ta keni lexuar këtë libër të çmueshëm dhe me vlerë për historinë tonë.   (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …