leoni

Doli nga shtypi monografia: “Feniksët e lirisë-16”

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-16”.

Parathënie

Serisë së vëllimeve të monografisë Feniksët e Lirisë, i është shtuar edhe vëllimi 16. Redaksia “Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me punën e saj shumë mujore ka arritur ta grumbullojë lëndën e nevojshme faktografike dhe mbi bazën e saj ka hartuar biografitë për dëshmorët e rënë gjatë luftës në të tri frontet: në Kosovë, në uniformën e ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; në trevën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) dhe në trojet nën ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

E veçanta e vëllimit 16 të librit Feniksët e Lirisë qëndron në numrin e biografive të përfshira në të. Si në asnjë vëllim tjetër të mëparshëm, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të projektit madhor, siç është monografia “Feniksët e Lirisë”, në të janë përfshirë nëntëdhjetë e pesë shkrime biografike për dëshmorët.

Për hartimin e librit Feniksët e Lirisë – 16, Redaksia ka shfrytëzuar faktet bazike të nxjerra gjatë intervistave me familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e tyre, nga shokët dhe bashkëkohanikë të tjerë. Po ashtu, për këtë qëllim, si burime faktesh dhe referencë janë shfrytëzuar edhe botimet dhe publikimet e ndryshme, siç është përshkruar në kapitullin për literaturën e përdorur, në fund të librit.

Përveç anëtarëve të Redaksisë, për mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, si dhe për hartimin e teksteve biografike, janë angazhuar dhe kanë kontribuuar edhe bashkëpunëtorët e saj: Ismet Sopi, Fetnete Ramosaj, Milazim Kadriu, Hajrush Kurtaj e Nezir Beqiri. Autorësia e teksteve është shënuar me inicialet e autorëve.

Botues i vëllimit 16 të librit Feniksët e Lirisë është Redaksia “Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Redaksia shfrytëzon rastin t’i falënderojë të gjithë familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e tyre dhe të gjithë ata që kanë ofruar ndihmë për sigurimin e fakteve dhe informacioneve sa i përket jetës dhe luftës së dëshmorëve për të cilët është shkruar në librin Feniksët e Lirisë – 16.

Redaksia

Emrat e mbiemrat e dëshmorëve, biografitë e të cilëve janë përfshirë në këtë vëllim të kësaj monografie:

Abdurrahman Gerdellaj, Adnan Krasniqi, Afrim Bajraktari, Afrim Hajdaraj, Afrim Buçaj, Agim Zenuni, Agron Berisha, Agron Krasniqi, Ajet Gjinovci, Ali Ivaja, Arton Hasanaj, Avdyl Hasanaj, Avni Buçaj, Bafti Buçaj, Bajram Aliu, Bashkim Ferizaj, Bedri Demaku, Bejzat Krasniqi, Bekim Krasniqi. Beqir Qufaj, Besim Tiku, Besnik Krasniqi, Blerim Raka, Brahim Morina, Burim Hamza, Demush Lata, Driton Azemi, Driton Demaku, Ekrem Dili, Elmi Lestrani, Emin Krasniqi, Fatime Bazaj, Fazli Krasniqi, Fazli Qerkini, Fejzullah Hajdaraj, Feriz Bibaj, Fetah Kicina, Florim Sejdiu, Gani Elshani, Gani Uka, Ganimete Gjylani, Gezim Dervishaj, Habib Zogaj, Hajzer Rexhepi, Haki Kameraj, Halil Sejfijaj, Halim Qallapeku, Halit Qallapeku, Hamdi Berisha, Hamdi Qallapeku, Ilir Soba, Islam Krasniqi, Ismet Spahiu, Ismet Uka, Isuf Mulaj Jeton Dabiqaj, Kemal Kolshi, Lutfi Vitia, Maxhun Çekaj, Mehmet Qallapeku, Muhamet Gashi, Muharrem Zeneli, Mujë Qallapeku, Musli Demaku, Musli Krasniqi, Mustafë Haxhiu, Naim Tiku, Naim Avdiu-Lata, Naim Kluna, Nexhmush Fera, Nuhi Berisha, Nuhi Elezaj, Ramadan Morina, Ramë Bytyqi, Rasim Sopi, Remzi Zharku, Rifat Dina, Rrahim Bajraktari, Safet Gjinovci, Sakip Hysa, Sami Bogiqi, Sefer Morina, Sinan Berisha, Sinan Morina, Skender Kastrati, Smajl Bazaj, Sylejman Abdyli, Shaban Elezi, Shani Hoti, Valdet Sopi, Visar Thaçi, Ymer  Bytyci, Zahir Agushi, Zenel Thaçi dhe Zeqir Mulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …