leoni

Doli nga shtypi përmbledhja poetike: “Shtegu i çlirimit”, i autores, Mona Agrigoroaiei

Radio-Kosova e Lirë ka nxjerrë në dritë përmbledhjen poetike, “Shtegu i Çlirimit” të autores nga Rumania, Mona Agrigoroaiei. Kjo poeteshë dhe  veprimtare njohur e çështjes kombëtare përmes poezisë së kësaj përmbledhjeje, ka shprehur botën e angazhimeve të saj si dhe përkushtimin për dëshmorët e martirët, për trimat e trimëreshat e UÇK-së  që kanë dhënë jetën për çlirimin e shqiptarëve nga robëria serbe. Poetesha,  Mona Agrigoroaiei, njihet për  idetë e saj të forta kombëtare, shpirtin kryengritës dhe aktivitetin e pandërprerë për bërjen e Shqipërisë, një e të pandarë.  Kjo përmbledhje poetike doemos se do të zgjojë kërshërinë e lexuesit, kudo në trojet etnike, në radhë të parë për përkushtimin e sinqertë kombëtar të autores, njohjen e thellë të së kaluarës dhe të aktualitetit dhe zërit të saj të fuqishëm në mbrojtje të idealit dhe bashkimit kombëtar… Përmbledhja poetike: “Shtegu i çlirimit”, ka 122 faqe. Shtypi “Shkrola” në Prishtinë.

                           Parathënie

“Gjatë formimit tim kombëtar, jam përpjekur të jap kontribut për ribashkimin e Shqipërisë, në mënyrë të ndryshme, dhe edhe ky vëllim poezish duhet parë si një mjet nëpërmjet të cilit kam dëshirë të vendos një gur në kalanë e Shqipërisë Etnike. Pasi që jam frymëzuar që shumë e vogël në këtë drejtim, konsideroj se çështja kombëtare është misioni i jetës sime. Dhe është ashtu sepse vetëm Dëshmorët e Kombit (të cilave u kushtova ciklin e parë, në hapje të këtij libri) kanë kryer detyrimet e tyre ndaj atdheut dhe kombit. Ne që jemi të gjallë, duhet akoma të vazhdojmë të punojmë e të luftojmë për Shqipërinë Etnike. Cikli “Mision jete” do të ju bëjnë, të dashur lexues, të kuptoni nga ka ardhur dëshira ime për të kontribuar për çështjen kombëtare shqiptare.

       I lidhur me këtë cikël është edhe cikli. “Thesar”, kushtuar shokëve të idealit dhe organizatave kombëtare shqiptare. Po, për shpirtin tim, shokët janë THESAR. Shokët më kanë frymëzuar, më kanë udhëzuar, më kanë bërë të jem veprimtarja e pjekur e sotshme. Gjatë veprimtarisë kombëtare, kam kaluar momente të bukura, të ndezura me flakën e idealit kombëtar, por edhe momente më të hidhura, momente rreziku, kur e vetmja drite shprese ka qenë fjala udhërrëfyese e tyre. Prandaj, nuk mund të mos u jem mirënjohëse shokëve të idealit, sidomos shokut, Gafurr Adili, aktualisht Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, i cilit edhe i kam kushtuar poezinë: “Në shpirtin tim, idealin mbolle”.

U kam kushtuar poezi edhe trevave shqiptare, Kosovës kreshnike, Iliridës, Malësisë së Madhe, Çamërisë, Sanxhakut, Toplicës, për të transmetuar një mesazh se kudo ku “Flet shqip sqepi i thepisur”, është e do të jetë SHQIPËRI.

     Dua të jep disa shpjegime për lexuesit edhe pse libri titullohet «Shtegu i Çlirimit ».

     Ky titull është term përbërës i Filozofisë së Çlirimit, e zhvilluar për herë  të parë nga Enrique Dussel.

     Enrique Dussel, autor meksikan, ai ka theksuar se, “Filozofia e çlirimit, si filozofi e të shtypurit dhe për të shtypurin nuk është një detyrë vetëm për mendimtarët e shteteve të Botës se Tretë. Filozofia e çlirimit mund të ushtrohet në çdo vend dhe në situata ku ka shtypje… ».

     Koncepti thelbsor dhe jetik i kësaj teorie politiko-filozofike është ai i „ÇLIRIMIT”.

     „Filozofia e Çlirimit lëvizet në pasazhin dialektik që e largon prej një sistemi të paravendosur dhe që hyn në një sistem të ardhshëm të çlirimit. Pasazhi dialektik lëvizet prej një rendi në të tjetrin dhe gjithë problematika është e këputjes brenda (1) rendit të sotëm të sundimit përmes praxis-it së çlirimit (2) të një lëvizje konstruktive të rendit të ri:

 (Horizonte dhe debate të Filozofisë së Çlirimit, Enrique Dussel).

Në studimin „Filozofia e Çlirimit”, autori thekson për këtë term se: „çlirimi nuk është një aksion intrasistemik; çlirimi është praxis-i që përmbys rendin fenomenologjik dhe e shpon atë që ta lejojë në një transcendencë metafizike që ështe kritika absolute e asaj që është e vendosur, e ngurosur, normalizuar, kristalizuar dhe i vdekur”(2.5.6.1.).

Pra, çlirimi shkon jashtë sistemit të caktuar dhe krijon një rend të ri dhe nga moment që shtypja është e barabartë me vdekjen, çlirimi është një ringjallje. Filozofia e çlirimit të kombit shqiptar duhet të teoretizojë çlirimin si aksionin e domosdoshëm për të ardhmen e saj. “Rendi i vjetër” do të thotë prania e kolonizuesve në trojet shqiptare, ndarja dhe pushtimi i tyre.

Në jemi duke kaluar aktualisht nëpërmjet Shtegut të Çlirimit. Pas luftës çlirimtare në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë, procesi do të vazhdojë me formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë dhe etape të tjera deri në instalimin përfundimtar të “rendit të ri”. “Rendi i ri” është një objektiv i mirë i strukturar, një “proyeto” (që të përdorim nocionin origjinal të Dusselit) i formimit të një shteti të vetëm kombëtar shqiptar.

Prandaj, pjesa e poezive për filozofinë politike kombëtare dhe për ngjarjet e ndryshme në hapësirat shqiptare, zë një vend shumë të rëndësishëm në libër. Në poezitë e ciklit të fundit, përdora zhanrin e fabulës për të satirizuar situata të ndryshme në trojet shqiptare dhe për t’u dhënë mesazh pushtuesve të shporrin sa më parë nga trevat tona shqiptare! Shqiponja patjetër do të fluturojë mbi të lartin qiell, qiellin e  lirisë së  Shqipërisë Etnike.

Autorja

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …