Donald Tusk

Donald Tusk: Liderët e Bashkimit Evropian patën një debat të vështirë për çështjen e zgjerimit

Liderët e Bashkimit Europian patën një debat të vështirë për çështjen e zgjerimit, deklaroi në Parlamentin Europian presidenti i Këshillit Donald Tusk. ”Pjesa më e madhe e tyre kërkonin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por, pavarësisht kësaj arritja e një konsensusi javën e kaluar nuk u bë e mundur”, shtoi ai. ”Ky ishte një gabim, ashtu siç edhe ua thashë të gjithë këtyre liderëve”, theksoi ai. “Tani më mbetet të shpresoj që liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”, tha Tusk.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati kritikon Gjykatën Speciale dhe qeverinë: “Qeveri e turpit”

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale …