leoni

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Donika Shvarc i kërkon Gjermanisë ta largojë ambasadorin, Jorn Rohde nga Kosova, pasi po përzihet shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc  ka kërkuar nga Gjermania që ta largojë nga Kosova ambasadorin aktual të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pasi sipas rezonit  saj, ai po përzihet shumë në punët e Kosovës. Një burim brenda MPJ-së së Kosovës dhe një tjetër brenda Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, kanë bërë të ditur për Albanian Post se kërkesa e Gërvallës u bë në vizitën e fundit të saj në Berlin, ku përveç takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth, pati takim edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Të njëjtat burime kanë sqaruar se Gërvalla është ankuar që diplomati që përfaqëson Gjermaninë në Kosovë “po ndërhynë, përzihet shumë” dhe se po  shkruan për çështje që nuk i takojnë, andaj  do të duhej të largohej nga Kosova, konsideron  Donika Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …