Dr. Ajvaz Berisha: Mbijetesa si akt i idealit për sakrificë

Albumi “Dëshmi për krimet serbe në Kosovë” me autor Zeqir Bekollin është dëshmia më e mirë dhe e argumentuar për krimin serb të bërë në Kosovë. Edhe pse pamjet rrëqethëse që sjell autori janë të përqendruara kryesisht në Drenicë, ky album është një mostër e mirë që flet se krime të tilla kanë ndodhur anë e kënd vendit tonë, nga një regjim kriminal i cili iu vërsul popullit për të shfarosur në mënyrë kolektive siç veproi dikur me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Tri fotografitë e para, që iu paraprijnë katër kapitujve të albumit, pos që janë domethënës, ata flasin qartë edhe për orientimin politik dhe realitetin e vendit tonë , në atë periudhë të trazimeve të mëdha. Fotografia ku thuhet se “Bota nuk do të lejojë përsëritjen e Srebrenicës”, dëshmon qartë se populli shqiptar i Kosovës ishte i bindur se bota përparimtare nuk do të rrinte duarkryq ndaj një tragjedie të madhe, ashtu siç edhe u vërtetua . Fotoja e dytë ku thuhet se “Nato Po e Rusia Jo”, tregon qartë orientimin politik të popullit drejt Perëndimit dhe SHBA-së, kurse foto tjetër e shkruar nga serbët ku thuhet: “Rruga për Drenicë-zonë armiqësore”, veçse e vërteton argumentin e njohur policor-ushtarak se zona e Drenicës kaherë kishte qenë në objektivat e shfarosjes nga mekanizmat serbo-jugosllave. Kaptinat e albumit: Mbijetesa, Masakrat, Rrënojat dhe ceremonitë e varrimit paraqesin dëshmi të mjaftueshme për sakrificën e popullit tonë dhe këmbënguljen për të qëndruar në trojet e tyre pavarësisht prej terrorit dhe shkatërrimeve, që i bëri makineria policore-ushtarake serbe , sipas planit për tokën e djegur, ndaj popullatës së pambrojtur me synimin famëkeq që të pastronte etnikisht Kosovën nëpërmjet vrasjeve, dëbimeve, djegieve dhe në këtë vend të mbillte faren e vet. Konsideroj se pamjet që afron autori në këtë album autorial, me punën e palodhshme që ka bërë në zonat e luftës, flasin vet dhe çdo koment pët to është i tepërt.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …