Hasan Prishtina

Dr.Hakif Bajrami: Hasan Prishtina në luftë për ta themeluar Shqipërinë etnike në 5 vilajete

PLANET SEKRETE  PER KRIJIMIN E “VATIKANIT  II” NE STAMBOLL, PERMES LUFTES “ÇLIRIMTARE” SHQIPTARE 1909-1914

1.PSE HASAN PRISHTINA, NEXHIP DRAGA, SAID HOXHA, IDRIZ SEFERI, IBRAHIM TEMO  NUK ISHIN NE KUVENDIN E VLORES ME 28 XI 1912

 “Hasan Prishtina, ishte politikani ma melodioz ne shqiptraizem, tolerant dhe i harmonishem ne bisedime, te cilat ishin gjithemone permbajtesore, i guximshem ne veprime, i pahtyeshem ne cdo lufte”! (Qamil LUZHA me 1972).

Lufta Ballkanike është orkestruar nga gjashtë Fuqitë evropiane, që  ishte një neokryqzatë antishqiptare (Anglia, Franca, Rusia, Italia, GJermania dhe Austro-Hungaria), jo vetëm për ta “çliruar” Ballkanin, por për të vendosur pushtetin e tyre krishterë, në Stamboll. Shtetet ortodokse ballkanike, ishin përfituesit më të mdhej në këto pazare bizare të Fuqive evropiane në fillim të shekulit XX,  duke i okpuar trojet etnike shqiptare denbaden, duke i denuar pikërisht pse një pjesë e madhe e shqiptarëve e kanë panuar Islamizmin si religjion. Ky denim “misterioz” publikisht zgjatë si luftë e pashpalluar edhe sot.  Në këtë luftë është zhvilluar një politike masone, dhe makiaveliste sidomos e nivelit diplomatik, se cili bllok (Antanta apo Fuqitë e Boshtit), do të instalohet në “fronin e kalbur sulltanor” të Stambollit, për ta krijuar “Vatikanin e dytë”, për të u kthyer në “vitin zeri” 476 pas Erës së re. Në këtë luftë muskujsh janë përdorë shqiptarët, e sidomos emri i Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Pse Hasan Prishtina, kishte primat sipas qendrës masone të Parisit. Sepse, Vilajeti i Kosovës dëshmoi se e meriton “flamurin” në këtë kampanjë masonike të tipit klasik kryqzatë mesjetare. Shqiptarët luftuan për të u çliruar, për ta themeluar shtetit e pavarur, por lufta e tyre mbeti si kapital vetëm për ta amortizuar Perandorinë Osmane, ndërsa denimi ndaj shqiptarëve në Londdër ishte më i egri në historinë e shekullit XX. Ky fakt është thënë nepër shumë simpoziume 1974-2005.  Por deri më sot, diplomacia evropiane nuk ka ndryshuar ende, ajo vetëm flet “prralla demokratike”, në stilin politik biznatin duke i mabjatë shqiptarët të ndarë në pesë shtete, dy prej të cilave janë pjesërisht sovrane. Shikoni vetëm si përkdhelet ende Serbia gjenocidale dhe si shpëtohet dhe hargjon miliarda të Evropës Greqia,  qëtë dya bërën gjenocid mbi shqiptarë 1912-1999. A guxon ndonjë shqiptar në Greqi apo Turqi të kërkojë të drejta kombëtare, të paktën për t` u dalluar si kulturë institucionale. JO.

Shqiptarët kanë një fat të zi në histori. Me ardhjen e osmanlive në shekullin XIV, Shqiptaria u shpëtua nga shkatrrimi që synonte despotizmi sllavë dhe bizantin, sepse Greqia nuk ekzistonte, as si nocion. Perandoria Osmane në rastin e shqiptarëve në fillim ishte shpëtimtare, me kohë do të shndërrohet në varrmihëse të të çdo ambicje të shqiptarëve për pavarësi.  Të shikohen vetëm përpiekjet e shqiptarëve rilindas gjatë shekullit XIX për themlimin e shtetit shqiptar, e çfar roli kriminal luajti, Padishahu ndaj kësaj kërkese të drejtë.

Padishahu u lejoi shkolla grekëve, bullgarëve, serbëve, madje edhe në Stamboll (lejoi shkollë publike serbe më 1868), ndërsa çdo kërkesë shqiptare e luftoi deri në pikën zero, madje ndihmoi për t` i vrarë mësuesit patriotë shqiptar, sidomos në Jug të Shqipërisë. E vërteta, edhe Luftërat çlirimtare shqiptare për krijimin enjë shteti etnik 1902-1912, do të kualifikohen si “ndihmë” Stambollit, kudo nepër Evropë, se “shqiptarët po ngritën në luftë për ta kthyer Padishaun e tyre”, i cili sidomos më 1910 e shndërroi Vilajetin e Kosovës në gërmadha duke vënë në hu me qindra shqiptar kryengritës, duke i denuar dhe varë në Shkup, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Tetovë, Manastir, Ferizaj, Gjilan etj. Rruga nga Shkupi e deri në Merdar në të dy anën gjatë shtatorit 1910 (U vëndos URRFIA-shtetrrethimi) ishte e mbushur me kufoma që kundrëmonin të ngulura në hujë –drujë, për të shkkatuar panikë në popull.  Këtë realitet Hasan Prishtina nuk mund ta duronte si shpirt kryengritës shqiptar.

 Nuk mund të ia kthente shpinën kombit e të jetonte në “begati” t’ tyrpshme në Stamboll, duke toleruar krimin mbi kombin e tij. Evropa në anën tjetër, shumë mirë e maskoi luftën e saj kryqzatë, jo kundër turkut që nuk humbaste tokat të veta, por kundër shqiptarëve, duke derguar oficerë të lartë në cilësinë e instruktorëve në ushtritë serbe, bullgare, greke dhe mamalzeze , diku mbi 600 oficerë. Çdo përpiekje shqiptare për pavarësi në katër vilajetet, Franca dhe Rusia sodomos, do ta kualifikojnë se : ’Shqiptarët po e mbrojnë Padishahun”. Ky realitet i shkonte përshati Fallangës ortodokese ballkanike, dhe këtë favor kjo fallangë e shfrytëzoi pasi që shqiptarët kishin krijuar rrethana dhe pjekuri se do ta themelojnë shtetin etnik shqiptar në katër vilejte, duke mos e lënë anash edhe Vialjetin e Selanikut, që kishte një sasi të madhe shqiptarësh e që më vonë ose u asimiluan në grekë,  ose u deportuan në Anadoll me Marrëveshjen e Llozanës më 1923. Shqiptarët programohej, e programet janë të njohura, që të asgjasohen si Armenët. Këto fakte ruhën në Arkivin  eWjenës më Fondin e Luftës (Krigs…). E njeta  politikë masone evropiane  është përseritë historikisht pas Luftës  së Parë botërore. Çdo luftë shqiptare për kufij të drejtë, në Paris dhe Londër, Beograd dhe Atinë është konsideruar se : “Shqiptrët po luftojnë për ta kthyer Austro-Hungarinë”. I njeti fenomen, kur më 1938-1944 sipas Konvetës Jugoslavo –turke, duhej të shfarosej populli shqiptar në Jugosllavi, Lufta e Dytë Botërore që i prishin ato plane, te shqiptarët konsiderohej si “çlirim” , me të drejtë. Shikoni çfarë barbarish ka përdorë Mbretria SKS-Jugosllave 1918-1941 vetëm përmes kolonizmit agrar.

Edhe këtë tragjedi shqiptare Hasan Prishtina e ka diskredituar me peticione dhe me organizmim  të popullit që të luftoi për liri , politikisht të drejtuar nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, ndërsa ushtrakisht nga Lëvizja Kryengritës e derjtuar nga Azem Galica i cili kishte lidhje direkte me Hasan Prishtinën , deri në vdekje. Dhe çdo luftë shqiptare për liri dhe kufij etnik,prap më 1944 /45 në Jugosllavi dhe Greqi është konsideruar se: “Shqiptarët po luftojnë për ta kthyer nacizmin”. Këto kulifikime janë pranuar hap e krah kudo nepër Evropë dhe Serbia (lexo Jugosllavia) e ka vazhduar robërinë ekstreme deri më 1999. Në ralitet, gjithnjë shqiptarët bënin lUFTE te DREJTE, për t` i përmirsuar kufijtë e padrejtë jo për të i ndryshuar rregjimet në Stamboll apo në Beograd . Në çdo simpozium shkencor 1974-1998, neve historianëve shqiptar na është përmendë Karta e Atalnatikut (1940/1). për mosndryshimin e kufijëve. Po e shtronim pyetjen pse në Istër e prishët kufirin, ndërsa në Kosovë po thirreni në Kartën  e satuskvosë, që kurrë nuk është respektuar. E vërteta, Vojvodina deri më 1918 kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, dhe kjo Serbi e ka shfarosë popullsinë e saj me gjenocid më 1945 duke i shfarosur afro 500 000 gjermanë dhe hungarezë, dhe askush nuk e diskuton. Dhe Kosova mbahet edhe sot, në maje të thikës, në bazë të tri kishave që themelet i kanë shqiptare. Hulumtone problemin evropian, shkaktarë të dy luftave botërore dhe tash na mbani në maje të thikës parap vetëm për një shkak. Tash “ jemi rrezik  për Evropën si fundamentalist”. Ndërsa jugosllavët na mbanin në këtë amje thike si iridentistë. Këto janë prva të shekullit, që duhet të ndryshojë fundamneti i politikës e jo të ngjyroset. (Për të gjitha këto kombinime gjeopolitike shiko: Arkivi i Wjenës: Fondi i Luftës 1902-1918, Dosja- “Skenarët e tmerrshëm në Ballkan”).  Prandaj, ky shkrim ka qëllim që të objektivizohen çështjet jetike, për Kombin shqiptar që duhet të bashkohet në një shtet etnik me të drejtë sikurse pati të drejtë Gjrmania, me rastin e shembjës së komunizmit. Ashtu edhe shqiptarët duhet të bashkohen me rastin e demokratizmit të Evropës sikurse e admironte Vili Branti.

****

Hasan Prishtian me rstin e blerjs së pallatit në Selanik, mendonte atë si kryeqendër ta shndërroj në Kryeqytet të Shqipërisë, të cilën do ta përbënin pesë vilajetet: Kosovës, Shkodrës,  Manstirit,  Janinës dhe Selanikut. Me këtë ide Hasan Prishtina i hyri punës që ta organizojë Mbledhjen e Taksimit më 12 janar 1912, në një lagje të Stambollit. Të kuptohemi, Hasan Prishtina dhe isamil Qemali në këtë kohë ishin deputet të Parlamentit të Turqisë. Ismail Qemali ishte kryetari deputetëve shqiptar, seps e kishte edhe përvojë të gjatë politike, diplomatike dhe shtetndërtuese. Me fjalë të tjera, i takoi historikisht të marrë pozitën e babait të shtetit shqiptar më 28 XI 1912 në Vlorë. Çka dhe si ndodhi historia?

Hasan Prishtina do te hyje ne fushen e politikes pas nje bisede me nje rabin ne Stamboll. Aty do ta ngrite mendimin e tij se prijesit popullor qe i japin perparesi politikes, kane predispozitaa te shnderrohen ne trian. Por, ata prijes qe i japin perparesi ekonomise zakonisht do te mebsin te admiuraur ne popull. Me kete soj politikanesh –ekonomist nuk ka asnje shanse qe ti konvertohen prej tyre tiranet dhe diktatoret. Kjo deklarate e tijper nje kohe te shkurter do ta perthekoje tere rruzullin tokesor. Dhe nuk eshte e rastesishme qe ky persoanlitet pastaj do te llogaritet si lijtar i “lojerave te medha”.

Mbledhja e Taksimit 12 janar 1912

Hasan Prishtina me kohë do të pëgatitët për t` u vënë në ball të luftës për ta themluar Shqipërinë etnike në pesë vilajete. Duke menduar në çdo çast për këtë ide, aty kah mesi i vitit 1911 do të mendojë thellë dhe duke i konsultuar bashkëpuntorët etij, do të orinetohet që ta blejë një pasuri të patundëshme në Selanik. Po, do ta blejë një ndërtesë banimi që për kohën mund të quhej pllat. E bëri këtë veprim , sipas Qamil Luzhës (patriot nga Gjakova) sepse mendonte që kryeqyet të Shqipërisë ta bëjë Selanikun ose Shkupin. Për këtë arsye, duke e vrejtur me kohë mundësinë e lëvizjeve politike dhe ushtarke në Ballkan, në fillim të vitit 1912 do t` i drejtohet Babait të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, që të mbahet një mbledhje ilegale dhe aty të diskutohet fati i Shqipërisë. Ideja do të pranohet, dhe më 12 janar 1912 në hotelin “Pera Palce” në lagjën Taksim të Stambollit do të takohen: Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Esat Pasha, Myfitbej Libohova, Syrja bej Vlora. Në këtë mbledhje me propozimin e Ismail Qemalit do të ndahen detyrat: Hasan Prishtina do të zotohet se do të organizojë kryengrutje në Vilajetin e Kosovës, Esat Pasha-Toptani në Shqipërinë e Mesme, ndërsa në Shqipërinë e jugut, zotohën se do të organizojnë kryengritje Syrja bej Vlora dhe Myfit Libohova. Ismail Qemali zotohet se do të nis luftën në rrafshin diplomatik në të gjitha kryeqytetet e Evropës.

Siç dihet detyrat e besuara do t` i kryen vetëm Hasan Prishtina. Por, Ismali Qemali pas shpalljës së pavarësisë, do ta merr rrugën për ta sigurauar njohjën e shtetit shqiptar, së pari në Itali e pastaj në Wjenë. Në këto qendra shtetrore Ekipi i Ismail Qemalit do të hasë në përkrahje dualiste, sepse nuk kishin fuqi as Roma e as Wjena që ta “themlojnë” Shqiprinë Etnike, atë që e kërkonin Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini… E vërteta, posa niset Ekipi i Ismail Qemalit për Londër, duke mos e “ditur” armiqësinë e Wjenës  ndaj Londrës, kjo e para do të marrë qëndrim shumë diskutabil ndaj babait të shtetit shqiptar. Këtë konstatim e gjejmë në korespodencat që janë mabjtur nga Wjena me përfaqsuesin e saj në Londër gjatë prillit-majit 1913. Ishte kështu, sepse Ismail Qemali nuk llogariti fare se Blloku Romë-Wjenë-Berlinë, dy vite më vonë do të gjinden në luftën ma të përgjakëshme që kishte ndodhë ndonjëherë në histoiri. Do të gjinden në luftë me Londrën, Parisin dhe Peterburgun, deri sa më 26 prill 1915 Italia “tradhtoi”, dhe kaloi në anën e Anatantës, për interesa të saj në Adriatikun lindor, duke synuar edhe një pjesë të tokave bregdetare shqiptare, fakt ky që u jepte argumnente shtetve ballkanike të okupojnë kudo dhe ku mundne toka shqiptare. Dhe këtë e bërën dhe e kapitalizuan pastaj me dekada deri me sot. Këto oscilime i kishte mësuar Hasan Prishtina, qysh me 1912 sa ishte në birgun e Beogradit dhe më 1914, kur plasi Lufta e Parë botërore, sa ishte në Durrës, pranë Widit, por edhe më 1918 sa ishte i mabjtur peng (?), nga  Austria në Wjenë.

Çka thonë dokumentet arkivore dhe literatura për burgosjen e Hasan Prishtinës më 3 XI 1912 në Shkup

Çka thonë të monografitë e botuara dhe çka vërtetojnë dokumentet e panjohura deri më tashti lidhur me veprën madhore të Hasan Prishtinës , sidomos në momentin e shpalljes së pavarësisë, tani dihet çdo gjë. Por, pse në të gjitha librat deri më 1962 Hasan Prishtina konsiderohej për “tradhti” në librat shqip në Tiranë , këtë e dinin vetëm miqtë e pushtetit në Tiranë.

Për Hasan Prishinën edhe para viteve historik: 1968 dhe  1981 , ishin botuar monografi dhe artikuj nëpër revista dhe gazeta e që kishin një vlerë modeste shkencore. Më 1983 menduam se u shënua një kulitet i ri në njohjën e veprës së Hasan Prishtinës, sepse nga Drejtora e përgjithshme e arkivave të shtetit shqiptar u botua në Tiranë , “Hasan Prishtina , përmbledhje dokumentesh 1908-1934, përgatitur nga studiuesit : Kujtim Nuro dhe Nezir Bato. Në përmbledhje janë prezentuar 158 dokumenete që reflektojnë personazhin eminent patriotik dhe politik të Hasan Prishtinës. Lidhur me këtë, sipas të dhënave që i posedojmë për Hasan Prishtinën , mund të përgatitën edhe katër vllime dokumentesh të tjera, për botim. Dokumentet janë të proveniencave të ndryshme, por mungon thjesht  interesimi i shtetit në Shqipëri dhe shtetit në Kosovë, që kjo figurë emblematike të marrë vendin e merituar në alatarin e famës kombëtare.

Në publikimin e dokuemnteve të botuara në Tiranë , më 1983, duke i lexuar me kujdes, hulumtuesit i lind një dilemë fundamnetale. Si ka mundur Hasan Prishtina të “qëndroj” në Parlamentine  Turqisë në Stamboll më 28 XI 1912, kur AI e dinet fare mirë se do të shpallet pavarësia e Shqipërisë, kur për atë ditë dihet se kishte jetuar, luftuar dhe ishte shkrirë deri në vdekje. Së këndejmi, duke e njohur  karakterin , moralin, veprimin nacional të Hasan Prishtinës, duke e njohur sensin politik dhe përkushtimin kombëtar të tij, i hymë një hulumtimi më të thellë , për të vërtetuar se ku ishte me të vërtetë Hasan Prishtina  ditën e shpëalljës së pavarësisë më 28 Xi 1912 , përkatësisht prej 2 nëntorit të vitit 1912 e deri më 1 prill 1913.

Për t` u përgeigjë në pëyetjen që e kemi parashtruar, pa tjetër duhej të ndalemi   te dokuenti nr. 42, i botuar në përmbledhjen e sipërshënuar në Tiranë (1983, f. 70)-“Diskutimi i Hasan Prishtinës në paralmentin turk”, ku kërkoi shpëjegime mbi politikën e brendëshme dhe të jashtëme nga kryeministri xhonturk –Stamboll  më 15 nëntor (1328-sipas hixhrit)-28 nëntor 1912 “. Sipas këtij dokuenti Hasan Prishtina më 15 nëntor 1328 (sipas hixhrit) del se ishte në parlamentin Turk më 1910 e jo më 1912. Aty, Hasan Prishtina kishte thënë: “Para se të fillohet me rendin e ditës dëshiroj t` i heq vëmendjen në një pikë mbledhjes së nderuar. Shelqesia e tij kryeministri (Ibrahim Haki Pasha 12 jnar 1910-29 shtator 1911) që ende nuk ka ardhur që të na japë shpjegime rreth politikës së jashtme dhe të brendshme. Nëse do të vazhdojë kjo gjendje kemi për të kërkuar shumë shpejgime. Kështu që ta dimë, edhe ne e t` i përvishemi kërkimit të shpjegimeve , sepse nga vedni, çdo ditë po marrim telegrame tepër të prekshme dhe tepër pezmatuese. Ato vende që po mbesin , me të vëretetë nji zjarri e zullumit dhe të despotizmit , po zhduken. Nëse nuk do t` i lexoni  deklaratat e tyre të kërkojmë shpejgime.”. Në fund të dokuentit shënon se ky shënim është nxjerrë nga procesverbalet e mbledhjës së parlamentit turl më 15 nëntor 1328 (sipas hixhrit) , përkatësisht më 28 XI 1912 sipas kalendarit modern, vllimi I, f. 131 –Osamnisht. Për brendinë heuristike dhe hermeneutike të këtij dekumenti kaq delikat dhe kaq kompromitues për  Patriotin Hasan Prishtina më 1983, në Tiranë nuk jipen kurrfar shpjegimesh. Së këndejmi , autorët e përmbledhjes K. Nuro dhe N. Bato për të mos lënë dilema, kanë mundur për t` i prezentuar edhe disa telegrame që shkonin prej viseve shqiptare në Stamboll, gjithnjë duke u përpjekur pse një pjesë e prijësve të Kosovës nuk ishte në Vlorë më 28 XI 1912, kur për atë ditë kishin jetuar tërë jetën. Tani lind pyetja pse u bë viti 1328 nga redaksia : Dhimitri Kotini , Xhavit Struga , Frane Veizi, Mediha Shuteriqi, Kalividhi Dedi fabrokohet kjo datë?!!!. Kjo redaksi nuk e llogariti me saktësi shkencore se viti 1328 (Hixhri) do të thot viti 1910. Me këtë gabim (me qellime të prapavisë politike-HB) u përgatit publikimi : “Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”, Tiranë 1963. Prandaj, gabimi i “guximshëm” nga viti 1963 u përcoll me “kujdes” në vitin 1983, prap në Tiranë. Mos të harrojmë se në prag të vitit 1960 Xhemal Broja , drejtor i teatrit Kombëtar në Tiranë në dramën e tij :” Dragoi i Dragobisë”, kushtuar heroit të kombit Bajarm Currit, e paraqet Hasan Prishtinën si “një spiun të xhonturqëve”!!! Ajo dramë e shkruar ruhet në Arkivin Kombptar në Tiranë, bile është shfaqur  së apri në Tropojë “tiumfalisht”.këto lojëra që janë të “farës sonë” duhet të xhveshën, duhet dokumentet të botohen për çdo periudhë se majfatë ma me vajtime.

Nuk do të reagoja po që se nuk do të përsëritëshin gabimet tendencioze edhe në Prishtinë edhe pas Luftës çlirimtare 1998/1999

  Në librin e DR Tahit Abdylit , Hasan Prishtina në lëvizjen demokratike shqiptare 1908-1933, Prishtinë 1990, f. 172 tekstualisht thuhet: “ Seanca e fundit parlamentare , në të cilën Hasan Prishtina mori pjesë dhe diskutoi për fatin e vendit të tij, ishte ajo e datës 28 nëntor 1912, pra e mabjtur atë ditë kur u shpallë akti i Pavarësisë së Shqipërisënë Vlorë”. Autori , këtë konstatim e citon prej dokumentit të botuar në Tiranë , më 1983, e ku autorët Kujtim Nuro dhe Nezir Bato, e vejnë datën 15 nëntor 1328 (28 XI 1912) e jo datën me të cilën janë bërë diskutimet më 15 XI 1328 (1910) në Parlamentin Osman. Nga kjo datë pastaj është “nxjerrë” në Prishtinë pa qëllim duke i besuar botimit të Tiranës ku konkludohet dy herë , së apri më 1963 e pastaj më 1983  se Hasan Prishtina, “paska qenë” më 28 XI 1912 në Parlamentin turk (!!!), që nuk përkon me të vërtetën , sepse më 15 XI 1328 (sipas hixhrit), do të thot 28 XI 1910 e ejo 28 XI 1912. Prandaj, çdo gabim tendencioz kundër Hasan Prishtinës, pas botimit të këtyre fakteve do të konsiderohet si tradhti që tenton kompromitimin e Partiotit dhe ideologut të kombit Hasan Prishtina. E thash këtë sepse edhe më 1990 kam reaguar por pa sukses, duke menduar se në mungesë të dokumenteve, në mundesë të diturisë që datat e hixhrit të kthehen në data të sakta,  mund të konsioderohen se nuk “janë bërë me qëllim”. Tash e tutje, nuk kemi ma arsye që të shkruajmë se Hasan Prishtina “ka qenë në Stamboll më 28 XI 1912”. Ky konstaim rrzxohet katërciprisht me këtë shkrim. Por, le të dihet se historiani i mirë, kurrë nuk i thot të gjitha. Ka edhe argumente tjera, madje me bollëk.

 Por , atentatet mbi Hasan Prishtinën si duket nuk po ndalen, sepse më 2007 në Prishtinë, Arkivi i Turqisë, së bashku me atë të Kosovës, e betoi të njetën “informatë intifadiste” me tendencë, pa  e konsultuar asnjë historian të Kosovës, që e njeh këtë çështje në detale. Si duket ky “atentat” mbi Hasan Prishinën më 2007 i prapriu kampanjës turke për të “shkruar histori tolerante”. E vërteta , turqit e kishin një shembull që të ndërmarrin në hap të tillë sepse nga historianët shqiptar LUFTA JONE ÇLIRMITARE 1998-1999 është shkruar dhe nënshkruar se ishte KONFLIKT. Kjo do të thot s ene kemi bërë njëfar lufte për ta ndryshuar rregjimin në Beograd, por jo kufijtë. Dhe nënshkruasit e këtij dokumenti (që gjindet në Arkivin e UNMIK-ut, pastaj u graduan deri në Akademi!!!!. Ndërsa ,  në Arkivin e Serbisë në koleksionin e Stojan Protiqit, gjindet kërkesa e Hasan Prishtinë në gjuhën  fenge, e firmosur më 26 XI 1912, ku kërkon nga Burgu i Beogradit, që Parisë shqiptae t` u lejohet pastrimi një herë në javë . Në këtë “koleksion” nuk jipet përgjegja, por me rëndësi është fakti se kërkesa bëhet dy ditë para shpalljës së Pavarsisë në Vlorë më 28 XI 1912. Po në këtë koleksion është edhe deklarata e falsifikuar për  Idriz Seferin, kinse më 12 XII 1912 ku kinse thot: “ Do të jam qytetar lojal i Mbretrisë serbe “. Me rëndësi është se edhe kjo datë zbulon faktin që Paria shqiptare ishte në burgun e Beogradit deri sa shpallej pavarsia e Shqipërisë në Vlorë.

E vërteta për Hasan Prishtinën, është thënë me kohë në Prishtinë. Se ku ishte Hasan Prishtina më 28 XI 1912 është thënë pra, me kohë (më 1986-HB) në Prishtinë nga Dr Liman Rushiti. Por  libri i tij shumë mirë i dokumentuar, nuk është konsultuar fare. E vërteta, për këtë libër shkencor isha edhe recensent më 1986. Të shkojmë me radhë. Në studimin monografik të Prof dr Liman Rushitit, Rrethanat politiko-shoqërore më Kosovë 1912-1918, Prishtinë 1986, f. 132 tekstualisht thuhet: “ Kështu në Shkup i zunë (ushtria serbe –HB) shumicën e parisë . Se në ç` mënyrë dhe si ndodhi kjo gjer më tani kemi të dhëna. Paria  (ku ishte edhe Hasan Prishtina-HB) prej Shkupit dërgohet në INTERNIM në Kështjellën e Beogradit . .. (DASIP B. MPB e Serbisë. F. XII. R/12-1912, Komanda e Kështjellës së Beogradit nr. 4578, më 24 XI 1912. Me shënimin e kësaj date nga Dr Liamn Rushiti , lëkundet me argumente pohimi i publikuar në Tiranë më 1963 dhe 1983 se: “ Hasan Prishtia do të ketë “qenë” më 28 XI 1912 në parlamentin osaman. Por rrxohet edhe konkludimi i  lëshuar në Prishtinë më 1990. Pra e vërteta ishte thënë më 1986 nga Dr Liman Rushiti dhe e nënshkruar nga unë.

Në studimin monografik të prof dr Xheladin Shalës, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë 1990, f. 93 thuhet: “ Në vigjilije (pra edhe këtu nuk jipet data e saktë kur u burgos Hasan Prishtina me shokë, por përjashtohet me fakte që Hasan Prishtina më 28 XI 1912 të ketë qenë në Parlemntin e Osmanilisë në Stamboll, duke vërtetuar se serbët arritën që ta zënë ideologoun dhe organizatorin kryesor të Kryengritjës së përgjithshme shqiptare, Hasan Prishtinën në Shkup. Atë e zunë në nëntor të vitit 1912 në rrethinën e Shkupit, kur ai përpiqej ta pengonte tërheqjën dhe shpërnguljën e popullsisë shqiptare. Së bashku me Hasan Prishtinën u zunë edhe 13 patriotë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Idriz Seferi, Nexhip Draga, Said Hoxha e të tejrë që u internuan në burgun e kalas së Beogradit.” ( Dr. Xhelkadin Shala, mbështetet në dokumentët e dorës së parë e që janë vërtetuar edhe nga autori i këtij studimi më 1984 në :AS. MID-PO, 1913, F. XVI . dos. I-nr. 3456).Edhe në këtë publikim jepen të dhëna se Hasan Prishtina më 28 XI 1912 nuk ishte në Stamboll. Dokumentët që janë hulumtuar në DASIP B. vërtetojnë saktësisht se Hasan Prishtina me shokë është privuar nga liria nga ushtria serbe në Shkup më 3 nëntor 1912.

Intreviusta e parealizuar e Arçibad Rajsit dhe çka pastaj?

Më 9 nënor 1912 në Beograd, korespodenti i një gazete Zvicrane Arçibad Rajs, provon të bisedojë me parinë shqipëtare në Burgun e Kalemgdanit. Fjala është për korespodentin e Luftës Ballkanike Arçibad Rajs, i cili më vonë u bë dhëndër i serbëve. Për ndryshe (është ruajtur numri i pesë pyetjeve që do t` ua bënte Arçibad Rajs, Hasan Prishtinës dhe të tjerëve. E vërteta, A. Rajs më tepër anonte kah opozita serbe. Por,  ato ditë nga MUD (MInstria e Punëve të Brendëshme), nuk iu lejua t` e intervistojë Hasan Prishtinën, sepse ai pastaj do të detyrohej t` i botonte përgjigjet dhe kshtu opinioni evropian, do të mësonte të vërtetën e përbërjës etnike të Vilajetit Kosovës. Të shkoj më me radhë pyetjet: 1, Zotri Hasan Prishtina, ju jeni njeri i informuar dhe kompetent për çështjet etno-politike në Vilejtin e Kosovës dhe më gjërë. E pranoni ju realitetin e ri;  Cila është struktura e popullisë para Luftës ballkanike në Vilejtin e Kosovës, që ju e përfaqsoni, 2. A do ta pranoni realitetin e ri të dalur nga Lufta mbi Turqinë, 3. A do të pranoni apo do ta vazhdoni  luftën për shkollë kombëtare shqiptare dhe shtet etnik si ju e konceptoni gjithnjë; 4. A do të pranoni që administrata në Viljet të zhvillohet vetëm në gjuhën shtetrore serbe, 5. A e pranoni ndarjen e Kosovës në mes Mbretrisë së Serbisë dhe Mbretrisë Malkit të Zi? Këto pyetje nga 9 nëntori 1912, kanë mbetë pa përgjigje. Për herë të parë publikohën në këtë studim. Edhe ky fakt deshmon katërciprisht se Hasan Prishtina me shokë më 29 XI 1912 ishte i burgosur në Beograd, prandaj është krim politik më 2007 të provohet siç u provua nga Arkivi i Turqisë të kompromitohet Hasan Prishtina kinse më 28 XI 1912 “paska qenë në Stamboll, madje mabn fjalim në Parlament”. O mores o tempora, po kur do të ndalen intrigat nga “Bregu i Bosforit”?!!! (shiqo: CPB. S. 38. Përgatitja e pyetjeve të A. Rajsit drejtuar Parisë shqiptare në Burgun e Kalemegdanit më 9 nëntor 1912; shiqo; Vilajeti i Kosovës, Istambull 2007). KU ishte Hasan Prishtina me shokë nga 3 nontori e deri më 1 prill 1913 ma nuk do koment. POr intrigat në meër të “historisë tolerante” ne nuk mund t` i ndalim, por do të i luftojmë në mënyrë shkencore në çdo kohë dhe situatë, kundër kujdo çofshin.

Autorët e tjerë që mirren me periudhen në fjalë, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në diasporë, fatin e një pjese të udhëheqësisë shqiptare në krye me Hasan Prishtinën në çastin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë e injorojnë fare, ose u mungojnë të dhënat. Ka edhe të atillë që as nuk do të mund ta imagjinonin Hasan Prishtinën që do të vepronte ashtu.

Hasan Prishtina ishte internuar me shokë në Kështjellën e Beogradit prej serbëve, pa u caktuar vendi dhe data , se kur ishin arrestuar, jipet në botimin e Tiranës më 1963 , në faqen 87. Aty thuhet: “se sipas një lajmi të sigurtë që më ka ardhur (25 janar 1913) nga burimet shqiptare (ku bënte presion Qeveria e Vlorës në krye me Ismail Qemalin –tel, sekret 5 janar 1913 drejtuar Wjenës) se ish deputeti shqiptar Hasan Bej Prishtina , që mabhet i arrestuar prej Serbisë së bashku me persona të tjerë nga parësia  e shquar para pak kohe ka bërë një tentativë për t` u arratisur, e që kishte dështuar vetëm për mungesë pashaportash. Edhe në këtë burim vëretetohet se Hasan Prishtina gjendej i burgosur në Kështjellën e Beogradit më 25 janar 1913, por nuk jipet data e saktë se prej kur gjindej aty i burgosur ( i izoluar deri sa të mabrojë Konferenca antishqiptare e Londërs-1913). Kështu “fakti” se Hasan Prishtina më 28 XI 1912 “paska qenë më Parlamentin Osman mistifikohet. MIstifikimi i vyente atyre që e kishin shpalluar patriotin “tradjhtar” më 1953 në Tiranë. Ata ishin prof Aleks Buda dhe  prof Stefanaq Pollo, fakt ky që u mësua më 1973, e që u reagua ashpër nga autori i këtij shkrimi me fakte në prani të Stefanaç Pollos, që e vërteta ishte në Prishinë një profesor shumë i respektuar nga të gjithë studentët e gjenratës parë të studimeve pasunivezitare.

Kur jemi te ky problem, sërish duhet të kthehemi në monografinë e Dr Liman Rushitit, Rrethanat politiko shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë 1986, f. 133, ku jipet një detal që nuk është në monografitë e tjera. Aty prezentohet kërkesa e të izoluarëve shqiptarë në krye me Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Idriz Seferin Said Hoxhën  e të tjerë  drejtuar Nikolla Pashiqit, për t` i liruar nga burgu. Në atë lutje thuhet: “ Zotëri Pashiqit, kryetar i Këshillit të Ministrave , lartëmadhëria e juej. Ne , poshtë të nënshkruarit , tregtarë jemi dhe posedues në Vialjetine  Kosovës dhe kurrfar lidhjesh nuk kemi me ushtri, e as që jemi ushtarë, e as eprorë ushtrak. Pra, pasi që është kështu , ditën e 6 (gjashtë)  me të okupuar të Shkupit nga ana e ushtrisë serbe , neve pa kurrfarë arsyeje , na dërguan këtu në Kështjellën e Beogradit, duke na i lënë fëmijët dhe pasuritë tona të tretën e të shkatërrohen. Këtu na e kanë ndaluar edhe leximin e gazetave. Kuptohet kjo është në kundpërshtim me drejtësinë. Me rastin e deportimit tonë këtu, disave prej nesh u është thënë se si të kaloni kufirin do të jeni të lirë e disa të tjerëve  u është thënë se vetëm një muej do të jeni të internuar. (Kur përmendet KUFIRI , është fjala për kalimin prej Kosovës në territorin e Serbisë, sipas vendimit të Kongresit të Berlinit më 1878. Kjo do të thot, se ende  çështja e kufirit nuk ishte as në rend dite sepse atë e caktone Konferenca e Londrës. U bë një muaj që jemi këtu, vijojnë ankimin të burgosurit, prandaj, që  mos të shkatrrohen famijet tona dhe pasuria jonë, që kjo të pengohet si dhe të pengohet shkatrrimi i shëndetit tonë ju lutemi , në emër të drejtësisë dhe të njerëzisë, të na lironi.  Lutjën në gjuhën turke, sepse shqip nuk pranohej e kanë nënshkruar: Sait Hoxha nga Shkupi, Nexhip Draga nga Mitrovica, Hasan Bej Prishtina , Mehmet Kemajli nga Shkupi, Ibrahim Efendiu (Temo) nga Podujeva, Hurshid Bej Omeri  nga Prishtina, Hurshid bej nga Prishtina, Muharrem Efendiu nga Prishtina, Mustafa Muhsin nga Stambolli (profesor i Gjimanzit të Shkupit), Muharrem Efendiu nga Prishtina”. Siç shihet mungojnë emrat e Idriz Sferit, djalit tij Qazim Seferit të cilët u sollën në burg më vonë. Në lidhje me këtë, vetëm duhet vërtetohet se cila është dita e gjashtë (6) pas okupimit të Shkupit për të orientuar gjetjen sakt të ditës së burgimit të parisë shqiptare. Sipas të gjitha fakteve ajo ditë është: më 13 tetor 1912 (sipas kalendasrit të vjetër, por nëse i shtohen 13 ditë , delë se më26 tetor 1912? forcat operative ilegale serbe do ta mbarojnë në tërësi shkatrrimin e Ushtrisë turke në Kumanovë dhe okupmi i Shkupit ishte çështje rutinore, sepse çdo gjë kishte përfunduar. Sipas dokumenteve serbe del se Shkupi ishte okupuar, duke hy mëkëmbsi Aleksandër Karagjorgjeviq në qytet, më 13 tetor 1912. Të nesërmen do të pasojë “kontrollimi i qytetit” dhe paria shqiptare do të izolohet, burgoset”. Sipas kalendarit të ri del nëse i shtohen datës së vjetër 13 ditë, do të thot se më 26 tetor Shkupi ishte i okupuar. Nëse kësaj date i shtojmë edhe gjshtë (6) ditë si thonë në letër Hasan Prishtina dhe nënshkruesit tjerë për lirim nga burgu i Beogradit, do të thot më 2 nëntor 1912, Paria shqiptare në Shkup izolohet në tërësi dhe pas një qëndrimi njëditor deportohen për Beograd më 3 nëntor 1912.

Hasan Prishtinën me shokë çarqet serbe dy herë tentojnë ta likuidojnë  deri sa ishtenë burg

Qarqet e pushtetit serb më  22 nëntor 1912, do të tentojnë ta likuidojnë Hasan Prishtinën me shokë në burg, duke montuar se të: “gjithë janë të smurë nga tifoja ngjitëse”.(AS. MUD. Hasan Prishtina, novembar 1912 u Beogrdsku tvrdjavu). “Smundjen” e tyre e kishin trilluar Vlladan Gjorgjeviqi dhe Stojan Protiqi (Ballkanikusi). Këto personalitete ishin në “opozitë” si thuje publikisht. Në ralitet, Nikolla Pashiqi do të konfrontohet ashpër me Stojan Protiqin (Ballkanikusin) për këto trillime, të cilat qeverinë po e konfrontonin me shumë personalitete diplomatike që ishin me punë dhe me detyrë në Beograd, në ato rrethana triumfaliste të kryqzatës evropiane, për të cilën sidomos diplomatët e karierës dhe agjentët e shumtë po e festonin nepër kafene duke u gostitë me “shlivovicë” pa pagesë fare. (AS. MUD, Raporte nga qyeti i Beogradit për sielljet nepër kafene pas triumfit të ushtrisë serbe…). Por, me të shpejtë do të reagohet nga përfaqsuesi i Wjenës, se në rast se “janë të smurë, paria shqiptare, atëherë mjeku kujdestar i tyre do të intervenojë”. Me këtë këtkesë , pushtetit serb i ishte bërë me dije se paria politike shqiptare është e regjistruar në përfaqsinë e Wjenës, së gjindet në izolim në Beporad, dhe, me asnjë çmim nuk guxohet të likuidohen. Nga kjo gjendje , pushteti do dalë pas dy ditësh me një komunkatë se: “…ishte fjala për helmim të lehtë me një gjellë të posaçme ushtrake, që përgatitet shumë shpejtë’. Me kaq nuk ishte mbyllë përpiekja serbe për ta likuiduaar Hasan Prishtinën me shokë. E vërteta Hasan Prishtinën aspirohej të likuidohej nga qeveria, por me një metodë më përfide, se sa që kishte provuar opozita, e cila u diskreditua nga mëkambësi shumë ashpër në një takim të “mbyllur” më 6 janar 1913.

Herën e dytë do të montohet prap nga opozita serbe se kinse Hasan Prishtina me shokë, paska tentuar të arratiset përmes Danubit me një barkë të huazuar për t` u arratisë në Zemun, më 12 shkurt 1913”. (AS. MUD. Hasan Prishtina u Beogradskoj tvrxhavi 1913). Edhe ky lajm do të demnatohet shumë shpejtë nga qeveria, sepse përfaqsuesi i Berlinit kishte kërkuar bisedë me parinë shqiptare më 15 shkurt 1913. Në këtë rrethana sipas dokumenteve që gjinden në Arkivin e Serbisë, më 16 shkurt 1913, me Hasan Prishtinën që nuk e njihte gjuhën serbishte do të bisedojnë dy të ri, njeri prej të cilëve ishte Vasa Qubrilloviqi, më vonë i njohur si antishqiptar i egër. Sipas Vladimr Dedierit, (biseda është zhvilluar në Kranj më 1974), Hasan Prishtina dhe Vasa Qubrilloviqi kishin biseduar në gjuhën shqipe sepse i pari nuk dinte serbishtën. Për këtë bisedë Vasa Qubrilloviqi do të akuzohet si “agjent” , se ka biseduar në një gjuhë, të cilën as rojet e burgut nuk e kuptojnë dhe se ishte kontestuar prejardhja e tij serbe?!!!. Por pas një viti Vasa Qubrilloviqi (më 1914), për të treguar se është serb i “vërtetë” me caktimin që ia kishte bërë Dragutin Dimitrijeviq- Apisi,  do të marrë pjesë në atentatin e Sarajevës ndaj Franc Ferdinatit. Vasa Qubrilloviqi pastaj do të bisedojë në gjuhën serbishte me Nexhip Dragën. Këtij patrioti shqiptar do t` i rrpfehet se : “jam shqiptar me prejardhje” dhe dua t` ju nidohmojë”. Por me të kuptuar, Hasan Prishtina do të reagojë se : “ Ne jemi të burgosur, nuk na duhet kurrfar ndihme nga askush, përpos nga drejtësia”.  Me këtë kishte marrë fund përpiekja e fundit që Delegacioni shqiptar të likuidohet.(Arkivi i Serbisë, Fondi: MUD viti 1913, Albanska Delegacija u Begradskoj tvrxhavi, do 1 aprilla 1913; Interesimi i Kryqit kuq ndërkombëtar, tri faqe tekst në fengjishte më 18 mars 1913 për shëndetin e ekipit shqiptar).

Intresimi i gazetarit të Wjenës për të biseduar me Hasan Prishtinën në burg

Më 30 nënor 1912 një gazetar i Wjenës do të tentojë të bisedojë me Hasan Prishtinën, por do të pengohet serish nga përfaqsuesi i Ministrisë punpëve të jashtme të Serbisë. Në Arkivin e ish Jugosllavisë, në Fondin “arhivalie “, ka mbetë kërkesa e gazetarit Wienz, por nënshkrimi i tij nuk është i lezueshëm sepse është vetëm një paraf. Kërkesa i është bërë Ministrit të punëve të brendëshme të Serbisë Stojan M. Protiq (për ndryshe i njohur si “Balkanikus”.(shiqo: Vlada Nikole Pashiqa, 30 vagust 1912-22XI 1914).

Më 23 nëntor 1912 nga Ministria e Ushtrisë (Ministër i ushtrisë Radomir Putnik, e pastaj prej 3 I 1913 koloneli Radivoje Bojoviq), Sekretari i Gjeneralshtabit i dërgon Ministrisë së punëve të Jashtëme shkresë nr. 833, me të cilën Millan Paunoviq kolonel gjenralshatbi do të sjellë vendim që Marko Cemoviqi –vicekonzull, mund të bisedojë me parinë shqiptare në Kështjellën e Beogradit. Me parinë shqiptare kishte fituar të drejtën  për të biseduar edhe Orllo Kalliqi. Që të dy kishin bisduar me parinë shqiptare rreth garancioneve që ata duhet t` i  japin që nuk do të mirren me politikë. (DASIP B. MPB Serbisë F. XII, R-13/12 d. 4578, dokument që vëprteton se paria shqiptare ishte në burgun e Beogradit në Kalemagdan  duke biseduar me përfaqsuesit e qeverisë okuatore serbe nga 3 npntori 1912-1 prill 1913).

Gjatë muajit shkurt 1913, kudo në Vilajetin e Kosovës agjentët serbë po nxitonin në anën tjetër për t` i detyruar shqiptarët që t` i drejtojnë Konferencës së Londrës “kërkesa” se “duan” të jetojnë nën okupimin e Serbisë e jo nën pushtetin e Shqipërisë që ishte shpallur në Vlorë më 28 XI 1912, nga përfaqsuesit e të gjitha trojeve shqiptare, pra edhe nga Kosova. Në Vlorë, ishin përfaqsues Isa Boletini Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani e shumë patriotë të tjerë. Por, cirkularët që i kishte nënshkruar Nikolla Pashiqi ku kërkohej që me falsifikime shqiptarët të prezentohen në Londër se “ duan të mbesin nën pushtetin e Serbisë” , në realitet ishte një atentat politik dhe diplomatik me pasoja por ishte edhe me leje të Fuqive evropiane. E vërteta, politika okupuese serbe kishte gjetur mercenarë si Mehmet Shani Beu i lindur në Prizren dhe Fehmi Zavalani, të cilët do të cilsohen si agjitatorë për propogandën serbe. Nga këta tradhtarë do të kërcnohet Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga, që me çdo kusht ta lidhin bashkëpunimin me Serbinë okupatore, por do të përbuzën dhe diskreditohen shumë keq gjatë bisedimeve sidomos me Hasan Prishtinën. Me një rast Hasan Prishtina, në burgun e Kalemegdanit  në Beograd do të iu drejtohet të dyve: Mehmet Shani Beut dhe Fehmi Zavalanit: “Sa ju kanë paguar zotni”? ( AS. MID. Pov. 1913, F. XV/a, sekret 26-27 III 1913). Ah tradhtarë kemi pasë gjithmonë, nuk na duhen as ata e as këta, po kurfarë, as për armiqët, që ma në fund i likidojnë vet, ose dora e popullit.

Kur u burgos Hasan Prishtina dhe paria tjetër shqiptare në Shkup

Në një letër që e prezentuam më parë u tha decidivisht kërkesa drejtuar N. Pashiqit nga Kështjella e Beogradit se : “Jemi burgosur gjshtë ditë pasiqë ushtria serbe e ka okupuar Shkupin”. Kjo do të thot se një pjesë e parisë shqiptare është burgosur në Shkup më 3 nëntor 1912.

Në raportin e Komandës supreme të 14 nëntorit 1912 nga Shupi, dokument ky që bashkangjitet në këtë studim, thuhet me sa vijon: “ Me parinë tjetër shqiptare u dërguan për Beograd,Hasan bej prej Vushtrris dhe Said Hoxha prej Shkupit. Që të dy janë ish deputet në Parlamentin e Stambollit si dhe nacionalistë shqiptarë.

Hasan bej është intelegjent, fanatik dhe e fletë shumë mirë frengjistën. Ky dhe Ismail Qemali kanë shërbyer si përfaqsues kryesor të çështjes shqiptare te të huajt dhe kanë mbajtur lidhje me Ambasadat e interesuara në Stamboll si dhe jashtë Turqisë, por lidhje kanë mbajtur  me personalitetet kryesore të Austrisë dhe Italisë, posaçërishtë. Hasan Bej Prishtina, është i njohur si njeri i cili në çështjen shqiptare është mbështetur në Austrinë ku ka mjaft lidhje.

Sipas të dhënave , dy të përmedurit (Hasan Prishina dhe Said Hoxha-HB) gjenden së bashku me parinë tjetër shqiptare në Beograd, prandaj do të ishte e dobishme për t` i ndarë. Eshtë vështirë për të konstatuar se ata ndonjëherë do të tërhiqen nga lufta për nacionalizmin shqiptar dhe autonominë e Shqipërisë, për çka Hasan Beu është shumë i RREZIKSHEM për shkak të lidhjeve që i ka jashtë Turqisë, prandaj ndaj tij duhet vë vëmendje të posaçme.

Me të dy të përmendurit gjendet në Beograd edhe Nexhip Draga nga Mitrovica, gjithashtu ish anëtar i parlamentit të Stambollit. Ky në çështjen shqiptare ka luajtur një rol, ishte i renditur në radhët e parisë shqiptare. Por, derisa Hasan Bej nuk ka pothuaj kurrfarë pasurie që do ta lidhte me të territor, Nexhip Draga është posedues i pronës së madhe të patundshme, e cila e vë në pozitë të varur prej saj. Ky si njeri është shumë më i kthjelltë, nuk është me krakter të fortë, nuk është fanatik dhe do të munej nga ana e pushtetit për ta bërë të përdorshëm dhe të dobishëm, për çka kam nderin ta informojë Komandën Supreme  në Beograd.” Dokumenti është shkruar më 14 nëntor 1912 në Shkup. Dokumentin e ka nënshkruar nëntogeri rezervë i këmbsorisë së Shërbimit ushtrak të Komandës Supreme, për nevojat e qeverisë.Dokumenti gjindet në AVIIB. P. 2. K. 13, d. nr. 1/1, 14 XI 1912.

Pas këtyre ngjarjeve, në renditjën e fakteve të reja për qëndrimin e Hasan Prishtinës me shokë në burgun e Beogradit nga 3 nëntor 1912-1 prill 1913 po i prezentojmë edhe këto fakte për herë të parë para opnionit shekncor dhe lexues. Në DASIP B. Përfaqsia në Stamboll është plotësuar edhe me këto fakte që lidhën me Hasan Prishtinën në Beograd. “Përfaqsuesi” rus në Stamboll e njofton diplomatin jugosllav se: “ Më 28 XII 1912 përfaqsuesi i Rusisë cariste në Beograd do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtëme (Nikolla Pashiq-HB) që t` i lejohet një bisedë diskrete me Hasan Prishtinën, deri sa është i izoluar në Kalemgdena të Beogradit. Biseda do t` i lejohet me sugjerim të ambasadorit të Francës më 20 III1913. Pse Nikolla Pashiqi, nuk ndërmerrte asgjë pa e konsultuar Peterburgun, por edhe pa e lejuar ndonjë veprim Parisi, kjo çështje është e njohur. Franc ISHTE ALEATI NR. NJR PëR Serbinë. Lidhur me këtë, nuk është miqësi e njetë me atë që “konsultohesh” me atë që jep “leje”. Këto ndryshime nuk duan konet fare. Masoneria e Parisit ishte më e vëndossur për kryqzatë antishqiptare, edhe pse Rusia në shumë raste del se kishte primat. Por ky fakt është sipërfaqsor. Beogrdai pra (1878-1916), qëndrën “trunore politiko-diplomatike” e ka pasë Parsin, nëdërsa Peterburgun e kishte një lloj “kurrizi të gjysëm zemrës rreligjioze”.

Hasan Prishtina provohet të shfrytëzohet nga politika pansllavsite ruse

Përfaqsuesi i Rusisë cariste kishte për qëllim që të bisedojë me Hasan Prishtinën me një kusht që t` i jipen ndihma për armatim të shqiptarëve të Vilajetit Kosovës. Ky kusht lidhej me lejimin e Hasan Prishtinës që të ktheht në Shkup, dhe prej kësaj qendre të Vilajetit , në pranverë të vitoit 1913, pas një përgatitje solide gjashtëmujore të marrshojë drejtë Selanikut e prej andej drejtë Stambollit, në mënyrë që t` i ktheht qytetit sulltanor stausi “neutral” . Ky reaalitet që botohet për herë parë, do të thot një lloj Vatikani i dytë. Stambolli të konvertohet në Konstandinopojë, as me Fuqitë e Boshtit, po jo edhe me Fuqitë e Antantës. Kjo sondazhë përmes Hasan Prishtinës, tregon se çfar palnesh thurte Rusia cariste për statusin e Stambollit, për ta shndërruar të paktën nën syrvejimin carist rus, për ta kthyer fuqinë kishtare në nomneklaturë shtetrore ortodokse.

Këtë “Pazar” rus do ta prish “Marrëveshja e Ismail Qemalit me Bullgarinë dhe Turqinë, krejtë me qëllim që të forcohet pozita e Shqipërisë Etnike, të kthet, viljeti i Manastirit dhe Janinës në një administratë të përbashkët, që do të quhej Shqipëri indipedente, me asnjë levë të varur nga Sulltani. Vilajeti i Kosovës nuk përmendet në këto kombinime pazaresh diplomatike gjeostrategjike.  Pazaret ruse nga diplomacia serbe , kur Rusia u bë BRSS, kualifikoheshin se ishin edhe proshqiptare, edhe probullgare, por jo në esencë antiserbe . Këto kombinime ishte konstatuar nuk mund të bëheshin me Hasan Prishtinën në asnjë rrethanë, sepse ky personalitet e kishte thënë hapur në Beograd në fillim të vitit 1913 se : “Pa vilajetin e Kosovës nuk ka Shqipëri dhe po pati, Ballkani kurrë nuk do të jetë i qetë”. E vërteta, për rrolin e Hasan Prishtinës në mbrojtjën e çështjes shqiptare, ari është” nxierrë” në sasinë ma të madhe nga arkivat. Por, ende nuk është bërë publik sasia e “kristaleve” brilante kombëtare dhe të drejta, që mshefë ky personalitet emblematik. Më duket se Brako Sinadini, Hasan Prishtina, Shkup 2014, iu ka afruar me sukses objektivit, duke siellë të dhëna të reja arkivore.

Të i kthehemi problemit. Pazaret ruse, me të burgosurit shqiptarë në Kalemegdan ishin orientime gjeostrategjike ruse për ta dobësuar edhe mëtej çështjen  e Perandorisë turke me një anë, duke e drejtuar Hasan Prishtinën në fronin shqiptar në anën tjetër, por me kushte që të jetë tolerant ndaj Serbisë, por jo me asnjë kusht armik ndaj bullkgarëve, që aspironin hapësirën tokësore në të dy anët e Vardarit.  Pra rusët ishin për një Shqipëri pa Manastirin, që kishte bërë histori  në ngritjën e çësjhtjës shqiptare. Pazaret ruse komplikonin  tejmase çështjen dhe me Hasanin nuk mund të bënin kurfar pazari pa i inkorporuar katër vilajetet në Shqipërinë etnike-liguistike , ishte çmuar në Beograd dhe Paris. Kështu interesat e Serbisë në një mënyrë binin ndesh me ambicjet ruse “probullgare”. Një komplikim shumë i përfolur në koluarët diplomatike në vijën: Wjenë- Berlin-Romë me një anë, dhe Peterbur-Pris-Londër n` anën tjetër e kishte krijuar udhtimi i Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit nepër itali drejtë Wjenës. Dhe, shkuarja e këtij ekipi nga Wjena në Londër, nuk ishte trajtuar mirë në Peterburg, e as në Berlin dhe Wjeenë. Konceptimet politike në Wjenë dhe Berlin, bje fjala ishin tejet negative , “pse shkojnë shqiptarët në Londër”. Kur “dihet se jemi (Wjena) në armiqësi politike dhe ushtrake me ta (me Londrën, Prisin dhe Peterbuirgun)”, me të cilët pas dy vitesh do të plasë Lufta e Parë Botërore. E vërteta, udhtimi i Ismail Qemalit , Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Londër, do ta ftofë tejmase Wjenën ndaj shqiptarëve, sepse armiqësia që nuk iu prezentua Isamil Qemalit , në mes fuqive të koncentruara në treshe (blloqe), që me 23 prill 1915 u bë “armiqësi katërshe (Rusi, Francë, Angli, Itali), me dyshe (Austro-Hungari, Gjermani). Këtë armiqësi, Ismail Qemali nuk  e kishte llogaritë fare. E vërteta, Wjena do të “ftofet”, se shqiptarët janë pro angklez, ndërsa angklezët do të tkurrën se shqiptarët janë pro Wienez, e që ensencë ishin. Në këto kombinime Serbia, do të mbetet fitimatare e ndrydhjeve në dëm të trojeve shqiptare nga dy taborret e Fuqive evropiane. Hasan Prishtina ishte i vetmi politikan që e kishte llogaritur fare mirë këtë realitet evropian, prandaj më 1914 do të shprehet: “ Duhet të rreshtohemi  kah Antanta, por mos të shkëputemi me Boshtin, spëse intertesi kombëtar po lëkundet tejmase nga erozioni i brendëshem prej bajraktarëve sahanlëpirës”. (A DASIPB, Shkrim frengjist në një ggjysëm faqje, diktuar një gazetari  francez, në CPB,  prill 1914).

Çka dëshironin “padronët” ndaj shqiptarëve, del nga një analizë që ka të bëjë prap me Hasan Prishtinën si personi më “intelegjent”, por që mshifet pas famës së Ismail Qemalit me përvojë dhe ndikim në Stamboll dhe Paris, sidomos?.Londra, kishte vrejtëje pse shqiptarët kanë kaluar nepër itali dhe Wjenë.  Ndërsa Wjena kishte vrejtje serioze, pse Delegacioni shqiptar kishte udhtuar për Londër, madje pa Hasan Prishtinën. Pallati i Jelisesë, në këtë kohë nuk kishtye lujatur për asnjë pikë prej sugjerimve që kishin deponuar oficerët e lartë e që kishin shërbyer në Ushtrinë serbe si instruktorë, në Luftën Ballkanike gjatë korrik-nëntorit 1912. Ata fillim e mabrim nuk “kishin parë asnjë padrejtësi , asnjë krim të ushtrisë serbe ndaaj shqiptarëve”, edhe pse krimet më monstruoze ishin kryer në prani të tyre. Jo, oficerët rus dhe Llav Trocki si gazetar i deleguar prej tyre, krimet serbe i kanë parë realisht, edhe pse politika ato dokumente i mban nën embargo për studiuesit e “huej”. Këtë fakt e pohonte dhe e shkrunate shtypi liberal dhe demokratik i kohës.

Këto lojëra diplomatike shumë të kobëshme do të mbesin deri  sa të gjindet ndonjë stdiues që do të depërtojë në arkivat  diplomatiko- ushtrake  ruse, ose frenge, por edhe wieneze. Për ndryshe, shansat për zbullimin e pazareve të Beogradit apo Wjenës , Romës apo Atinës, duke mos menjanuar Stambollin gjithëmonë, do të mbesin “terra incognita” edhe për 50 vjetë për të drejtën shqiptare që diskutohej nepër koluare diplomatike, por publikisht thuhej diçka tjetër, sepse ishte kryqzata në pyetje, për ta bërë Stambollin Konstandinopojë. POr Hasan Prishtina me kryengritësit e vet, nuk ishte personi i përshtatshëm për ta luajtuar rrolin e “Kalit të Trojës” në këto pazare. Dokumente konfidenciale diplomatike këtë fakt e theksojnë. E thash, të përzier edhe Stambollin e dërmuar në këto kombinime sepse me Hasan Prishtinën, sepse aksioni i Beqir Grebenes e ka degraduar  çështjen shqiptare tejmase, sidomos kulmi i degradinit ka shpërthyer në Kongresin e parisë shqiptare në Trieshtë (1913). Për këtë debakël Hasan Prishtina, do të shpërthej se: “vet po e mbiellim bimën e tragjedisë dukje bërë luftë trafesh krahinore dhe fetare”.

Çfardo të kurdisën kombinimet diplomatike rreth çështjes shqiptare, qëndrimet e qendarve evripiane edhe pas vitit 1913 (pas Konferencës Londrës), Hasan Prishtinën e konsiderojnë personalitet që drejton “mentalitetin kombëtar”. Prandaj, për ta kuptuar vepërn jetësore të Hasan Prishtinpës, diplomacia shqiptare duhet të angazhohet, të ketë “çelësa”, për të hapur shumë porta që as ide nuk “kemi se çka është kurdisë në Londër më 1913 dhe mars -prill 1915. Hasan Prshina konsoiderohet të paktën në Peteburg, Stamboll, Londër dhe Wjenë,  “violina kryesore shqiptare. Njeri që e njeh shumë mirë simfoninë e përbuzjës së të drejtave të popullit më të lashtë në Gadishullin ballkanik”. (DASIPB. Analizë për rrolin e Hasan Prishtinë gjatë Luftës Parë botërore, analiza është shkruar në Wjenë më 1917).

  1. INTERISIMI I DIPLOMACISE RUSE DHE FREBGE PER TA KRIJUAR “VATIKANINII”

 Hasan Prishtina edhe në burg gjatë marsit të vitit  1913 e tronditë diplomacinë evropiane

Diplomacia ruse dhe frenge do të intertesohet që ta neutralizojë Stambollin përmes shqiptarëve. Stambolli më 1909 ishte praparë që të krijojhet si një “Vatikan II”. Projekti i këstij synimi është në Arkivin e një kishte ortodokse në Ballkan që mabeht si flamurtare përfaqsuese për krijimin e ‘Vatikanit II’, ose qendra me përparësi krishtere siç mendohej deri më 1054. Por kjo ide e lindur më 1909, do të prolongohet në fillim të vitit 1914. Ideja  do të ringjallet në një verzion tjetër nga Anglezët dhe Francezët më 1916, por pa pjesmarrjen direkte të rusëve. Edhe kjo përpiekje mbeti “asnjenjëse” spse kishat protestante në Angli kishin kordinata tjera rreligjioze, me dalllim të atyre Frenge që donin me çdo kusht “Vatikani II”, të mbetet nën ndikimin e  “Vatikanit I”. Rrethanat e kohës dhe lufta heroike e Turqisë (1919-1923) e kthyen historinë aty ku ishte, dhe Stambolli mbeti “neutral”, as me Peterburgun e as me Parisin. Londra nuk kishte anime të skata se çka do të ndodhë, po të ndodhte “marrshimi i  shqiptarëve kah Stambolli në krye me Hasan Prishtinën” në fund të viti 1913 dhe fillim të vitit 1914. Por ngjau e kundërta, nga Stambolli marrshuan 300 oficerë shqiptaro-turk, për ta kthyer çdo pllambë të tokave shqiptare nën “syzerenintetin e Padihshaut”. Pse ndodhi kjo ndemarrëje mu gjatë dimirit 1913/14? Mbetet pyetje e pyetjeve që përgjigja do të jipet në një libër të shkruar tani para përfundimit. Por, Hasan Prishtina mbetet i pastër si loti në këto lojëra plotë intriga frtare dhe politike.

E vërteta, diplomacia ruse do të dekoncentrohet me krizën armene  1913-1916. Ajo kishte llogaritur shumë se Hasan Prishtina nuk do ta falë kurrë ekspediten e Shefqet Turgut Pashës,  kundër shqiptarëve të Vilajetit Kosovës dhe më gjërë më 1910/11. Hasan Prishtinën, Peterburgu e kishte cilsuar si hakmarrës të denjë. Mëtej,  diplomatët rusë llogaritë i kishin varaur edhe në sielljet e Hasan Prishtinës, ndaj Sulltan Reshatit V, që e kishte vizituar Kosovën në qershor 1911. Sielljet e parisë shqiptare: “Qëndrimi i Hasan Prishtinës në Gazimestan dhe mosardhëja e Isa Bolrinit që të takohet me Sulltanin e kishin nxitë tejmasje diplomacinë franceze dhe atë ruse, që të “përfitohet paria shiptare”. Me gjithë këtë diplomatët me perovojë rusë dhe francezë e dinin fare mirë ndikimin e Hasan Prishtinës në popull, por kishin vrejtëje se fuqia  etij nuk mbështetej në asnjë parti politike, që do të kishte shtrirje horizontale në tërë Vilajetin e Kosovës. Ajo parti e Hasan Prishtinës, do të kishte një hierarki vertikale në çdo kaza dhe nahi. Për organizimin e një partie të tillë, me program socialdemokrat si ishte vlerësuar Hasan Prishtina, francezët dhe rusët ishin në gatishmëri që t` i ndihmojnë, kuptohet gjithnjë me kushte dhe vartësi të mëtejme, siç veprohet në këto raste gjithëmonë. Me gjithë këtë ishte llogaritur se Bjaram Curri, Isa Boletini dhe Idriz Seferi,  së bashku me Said Hoxhën dhe Nexhip Dragën, të stacionuar në Shkup, do ta përktrahënin Hasan Prishtinë në çdo veprim sikurse më 1910 dhe 1912. Shansat e Hasan Prishtinës se do ta kryente detyrën që e kishin planifikuar rusët, sidomos kisha, i shihnin në ofertën që Hasanit t` i ndihmnohet me oficerë profesional , sikurse që ishte ndihmuar Aleanca ballkanike më 1912. Aq më parë kur kjo “ndihmë” shoqërohej edhe me finansa dhe armatim të rëndë dhe të lehtë me veçori ofenzive. Me fjalë të tjera, në dokumentet sekrete ruse dhe frenge, Hasan Prishtina më 1913, ishte cilsuar si lojtar i madh për vepra të mëdha. I tërë aksioni i planifikuar “përmes Hasan Prishtinës që të marrshohet drejtë Stambollit”, në Peterburg ishte koduar me shifrën “Vatkani II”. Por, jo vetëm rusët por edhe francezët më 1913, këtë mundësi që të realizohet përmes Hasan Prishtinës, e kishin konsideruar  më 1914 si “Paln të vdekur”. Ishte nxierr ky konstaim, sepse në Kongresin e Trieshtës (1913), shqiptarët kishin deshmuar intolerancë të lartë politike, madje edhe rreligjioze dhe krahinore.Në këtë Kongres shqiptarët pjesëmarës ishin në dijeni se janë dy agjent të lartë francez aty, por nuk ishin të vetëdishëm se Londra po e merrte primatin sërish për caktimin e fatit të Ballkanit. Në këtë rrethana për Rusinë ortodokse do të shënohet një përparim më 1914 kur Mbretria e Serbisë do të lidhë Konkordat me Vatikanin. Ky konkordat i jepte shpresë Kishës Ortodokse ruse, por jo qendrës katolike frenge dhe këtu bëheshin lidhjet e shkurta të rrymave rreligjioze, për të mbetur Stambolli “neutral”, me një çmim që pas vitit 1917 mendohej tërësishtë ndryshe: “Vatikani II” pa Rusinë. E vërteta prap plasaritjet rreligjioze nën “rrogoz” në mes francezëve dhe anglezëve do të mbesin si shnsa e vetma që Stambolli të mbetet i lirë dhe shqiptarët (Hasan Prishtian) nuk do të munden për të kryer punë fare.

  Kështu ambicjet e Serbisë, për t` u përzier në “çështje të mëdha”, do të vijnë dhe shtohen. Ato ambicje do ta drejtojnë politikën dhe diplomacinë serbe në vetëvrasje, duke u implikuar në atentatin e Sarejevës përmes Shoqatës terroriste “Mllada Bosna”. Ky implikim i ktheu të gjitha planet e mëparme për Stambollin dhe rrolin e Hasan Prishtinës në pikën zero. Sipas një analize që ruhet në Arkivin e Wjenës , e që është si kopje edhe në Beograd me kohë (nga viti 1909) ishte skicuar “Plani Vatikani II”. Atëbotë, ishte konstatuar se Hasan Prishtina me asnjë çmim nuk do të përzihet në pazaret ruso-frenge, për “neutralizimin e Stambollit”. Hasan Prishtina ishte konstatuar lufton dhe do të luftojë në çdo kohë për “një Shqipëri në katër viljete, me mundësi eventuale që atij shteti që do t` i bashkohet edhe Vilajeti i Selanikut”. Mu për këtë Hasan Prishtina, aty i kishte ble shtëpiat, të cilat sot e kësaj dite do të mbesin shtëpi “pa pronar”, pa mundësi që të legalizohen si pronë e një njeriu që krijoi histoiri diplomatike dhe politiko-ushtarake jo vetëm për Ballkanin. Po, Hasan Prishtina, do të konstaojnë diplomatët rus në fillim të vitit 1914, nuk po kuptohet nga bashkombasit e vet. Ata po e devijojnë në shumë veprime, madje edhe ata që janë të “shkolluar, por edhe ata që politikën e bëjnë duke vënë gisht. Pra edhe ata që shkruajnë me alfabete të huyjaja , edhe ata që qesin gisht, mjerisht një pjesë e vogël që nënshkruajnë shqip me vështërsi, në esencë Hasan Prishtinën nuk e kuptojnë”. Hasan Prishtinën ministri i jashtëm rus e konsoideronte si  një Rene Dekart të Ballkanit në rrafshin e mendimit politik dhe filozofik racionalist. Hasan Prishtina nuk ishte nacionalist konzervativ, por ishte një dmeokrat  revolucionar që e kishte krijuar koha sepse pa fuqinë e armës nuk arrihej asgjë edhe atëherë. Jo do të thot diplomati rus më 27 shtator 1913: “Hasan Prishtina kurrë nuk do të bje në gracka të korruptuara. Ky njeri krenar për origjinën dhe i pastër si loti për kah krijimi i pasurisë, me asnjë çmim nuk do të mundet askush për ta shitë, për ta ble, dhe për ta vrarë në ide dhe veprime. Do ta vrasin vetëm shqiptarët mjerana që intertes e kanë një bajrak-fis, që han buk sot për neser, e ka siguruar një at (kali), për t` u dukur më i larltë se bashkombasit e vet, në ajr-vertikalisht”.

Pse rusët nuk angazhoheshin intenzivisht për krijimin e “Vatikanit II” 1909-1914, përgjigjen duhet kërkuar në kontradiktat nën tezgë të Fuqive të Antantës, jo vetëm me boshtin por edhe më tepër në mes tyre ( Anglisë, Francës dhe Rusisë). Diplomacia ruse nuk ishte e entuziazmuar në implikimin e ndihmës për kryengritjën shqiptare 1910-1912, sepse frigohej që ngjitja e një ekipi  politik shqiptar ma nuk është çështje fisi dhe familje, por e një trusti që pastaj nuk ka fuqi për t` i lëkundur nga froni i Stambollit, e pastaj çdi investim në Sofje dhe Beograd, Atinë dhe Podgoricë bje në ujë”. Fuqitë evropiane e verteta në bllok, e injoronin se shqiptarët i kishin marrë armët për të krijuar Shqipërinë e jo për ta “përtrirë  të smurin në Bosfor 1909-1912, madje edhe shumë heret më parë”. Rusët tentonin për ta gozhduar Stambollin gjithëmonë , pa francez dhe anglez e që ishin aleatë, por që masoneria çifute në Bern dhe Lozanë, do ta bjë copë e grimë kah fundi i vitit 1916 këtë ide dhe këto kordinata diplomatike dhe gjeostrategjike.

E vërteta, gjatë vitit 1917 kur shqqiptarët do të frymojnë ndryshe , në qarqet politike majtiste ruse, prandaj çdo gjë ishte e njohur kur u bë e njohur si realitet se Peterburgu kishte porbleme me ideologjinë përbrenda dhe aty do të amortizohet dhe do të fitojë gati për një shekull territore që njihen dhe nuk njihen. Kështu,  nga 30 anatrë të Forumit më të lartë bolshevik , 29 ishin hebrejë. Këto personalitete do ta largojnë vëmendjen nga Palni “Vatikani II” , sepse druanin që ma kurrë nuk do të kishin shansë të kishte “Jude-Izrael”. Kjo profeci do të ndodhë në vijim. Afrimi i “katolocizmit” nga Stambolli –Ajasofia në anën evropiane , përball Detit Marmara dhe fare ngat ngushticës qelës të Bosforoit, me tokat e premtuara hebraike, te rusët bolshevizmi i ngritur në Koninternë, e rrezikonte në rend të parë rreligjionin e tyre nga fronti i vijës së parë. Prandaj llogaritë hebreje në Hasan Prishtinë, për Shqipëri etnike ishin me një “PO” të domosdoshme, por për krijimin e një “Halifati” të ri me qender në Stamboll e kundërshtonin me një “JO” të pashmangëshme. KJo filozofi nuk pranohej sepse “Vatikani II” do të ishte po aq i rrezikshëm për “Judenë” sa edhe Jerusalmei në duar të arabëve.

Hasan Prishtina në Stamboll , Shkup dhe Selanik 1908-1918, në vazhdimësi do të shoqërohet me 3-4 rabinë të KLubit Manastirit dhe, ideja e “Vatikani II” nuk mund të krijohej sipas rusëve nga francezët e vëndsour që synonin shkrirjën e “dy Vatikanëve” në një kohë 10 vjeqare, me një anë dhe anglezëve të dymendëshëm (dyshimtë protestant!), pa implikimin e Peteburgut. Në këto lojëra Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo greke me ate bullgare mëtonin ta luajnë rrolin e “Kalit të Trojës” , por pa ndihmën e shqiptarëve e me përjashtim total të rabinëve dhe izolimin diskret të tyre. “Kisha e qiellit”, si quhej në “Vetmi” sinodi serb, mëtonte ta krijojë famën e “popullit të qiellit”, përmes armes dhe trurit ushtark farncez. Në këto lojra politiko-diplomatike francezo- serbe rroli i Hasan Prishtinës (popullit të tij_HB) në Planin “Vatikani II”, duhej të konsiderohej nëse fitojnë rusët si fitore e “Prirros” , sepse friga nga Wjena dhe Berlini ishte imanente e herë permanente, rrezik që të përbihen po mos të ndihej fryma e peshpës “çelikët” nga ariu i Sibirit. Këto projeksione dualën realitet pas 28 korrikt 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore, prej së cilës Hasan Prishtina (populli i tij), dualën humbës të dyfsiht, pa mundësi që të integrohet Kosova dhe Çameria , madje me mundësi që të humbet i tërë shteti.

Hasan Prishtina, nuk ishte i vetdishëm se çka thuhej për rrolin e tij që kishte luajtur në kryengritjet 1910-1912 nepër Evropë. Kapitali i tij politik është nepërkambë pikërisht nga llogaritë e qendrave rreligjioze dhe fare pak nga tavolinat diplomatike. Ndërsa, për Palnin sekret “Vatikani II”, Ariu i Sibirit mendonte se Hasan Prishtina, me asnjë çmim nuk do të luante rrolin  e “Kalit të Trojës”, si i ishte varë në ndergjegje pa dijeninë e tij. E vërteta, Hasan Prishtina tani më tepër e dëshironte Evropën se sa fronin në Stamboll. Prandaj, duke e perceptuar këtë qëndrim të tij , ma nuk do të llogaritët në shërbimet e tij, pa e ditur ai fare. Rusët kishin llogaritur fare qartë se nëse Hasan Prishtina në luftën e tij do të mbetej” pa Evropë dhe pa Staamboll, atëherë ai ishte konkluduar se nuk është i marrë t` i komunikohet që të luftoi për Planin “Vatikani II”, (për një at të premtuar, me të cilin si aspironin francezët, nuk do të kishte as gomar për shalë”, si e cilsonin rusët.

Derisa po zhvilloheshin si projekte këto “lojëra” politiko diplomatike, me kombinime tragjike, gazetarët zvicranë që ishin disi pranë “masonerisë së Lozanës”, do ta përpilojnë një karikaturë ku vizatohet një “Gomar me emrin “ALBANI” i Hasan Prishtinës”. Aty diku kah fillimi nëntorit 1912 , pikërisht kur burgoset Hasan Prishtina me shkokë në Shkup (3 XI 1912) karikatura do të dërgohet për botim në një gazetë jo lokale, por me renome në Beograd (“Politika”). Në atë karikaturë që nuk kam informacione se është botuar, por që ka mbetur në arkivin e gazetës, shihen se “Gomarin Albani” e rrahin me shkopinjë nga e djathta : rusi, gjermani dhe austriaku. Ndërsa kah ana e majtë e rrahin : anglezi, francezi dhe italiani. Për fat, ‘dy këmbët e prapme të Albanit janë të thyera”, por këmbët e e përparme janë fare të shëndosha.  Ddhe, pse në kokë “Albani”, ka disa shenja komatoze, por jovdekje pruese.  Tani për tani për Palnin “Vatikani II”, dijmë se Hasan Prishtinën dhe Ismail Qemalin e kanë informuar vllazërit Faik e Mehmet Konica, ku ishte edhe Rasih Dino. Për të gjitha këto plane, për çudi diplomacia e Mbretërisë serbe prmes farncezëve (jo përmes rusëve-HB) ishte në dijeni dhe si rrezultat më 1918, nga një Serbi me një sipefaqe  45000 kilometra katror, krijoihet një Jugosllavi integrale (Serbi) me 280 000 kilometra katror.

Hasan Prishtina deri sa ishte në Stamboll si deputet, por mbi të gjitha deri sa ishte në burg në Beograd (3 XI 1912-1 prill 1913) ishte cilsuar se nuk është as radikal e as konzervativ. Ishte cilsuar se në shpirtin e tij vlonte një frymë politike socialdemokrate e cila në shumë raste cilsohej se filozofi politike fitimtare e ardhmërisë, sepse kishte premisa neoliberale, para se kjo rrymë politike të shfaqej kudo nepër Evropë. E vëreteta, Hasan Prishtina nuk ishte as rrevolucionar  e as demagog i spektrit të majtë , me gojë plotë premtime dhe lavdata triumfaliste. Hasan Prishtina nuk ishte kurrë “leninist”, fakt ky që rusët pas vitit 1917, nuk do t` ia falin kurrë pse nuk shkoi në Moskë më 1927, për ta nderuar Revolucionin e Tetorit (1917), por qëndroi në Wjenë duke e injoruar edhe lutjen që ia bërën Fan Noili dhe Bedri Pejani me ibrahim Gjakovën. Dokumentet ruse sidomos ato të Kominternit që ruhen si “top sekret” ende, do ta cilsojnë Hasan Prishtinë si intelektualin eminencë krahas intuitës së Nikolla Pashiqit, për të depërtuar në diplomaci atje ku nuk shihet asnjë shansë, se do të fitohet diçka, që të sjellë dobi kombëtare. Hasan Prishtina në anën tjetër ishte cilsuar në Parisë se: “njëherë mendon shumë thellë, pastaj flet ngadal dhe dhe e bindë çdo kundershtar se ai ka të drejtë, pastaj vepron”. Hasan Prishtina, ishte cilsuar si organizator i shkëlqyer që i prinë një populli me urti në kryengritje dhe ai popull i tëri bëhet ushtri, e cila mund të konsoderohet si shembull civilizues. Ushtarët e Hasan Prishtinës në Shkup gjatë gushtit 1912 çmohen se “ishin engjujë prej të cilëve mësohet se çka është e njerëzishme dhe human-civilizuese, se si nuk duhet plaçkitë kurrë edhe kur nuk ke kurfar përgjegjësie dhe kurrëfar kontrolli, madje edhe kur pasuria që e ke përara është e kundërshtarit armik”. (Arkivi i Kominternit, 1922, Analizë për “Burrat e Shqiënisë”; shkrimi si duket duhet të jetë i Bedri Pejanit-Babushi).

Hasan Prishina do të konsiderohet në Peterburg dhe Paris si njeriu më i përshtatshëm që të marrshojë me ushtrinë e tij “popullore” nga Shkupi drejtë Stambollit në fund të vitit 1913, ose  në fillim të vitit 1914, krejtë me qëllim që këtë qendër si çelës i Evropës dhe Azisë, ta marrin nën kontroll Rusët dhe francezët, natyrisht me pelqimin e anglezëve. Këto “projeksione” ishin studiuar fare mirë deri sa Hasan Prishtina ishte në burg. Tërë këtë skenar, do ta devijojnë ngjarjet e luftës dhe të “paqës”, e të cilat janë shënuar në këtë studim, i cili do të në formën e zgjëruar është i shkruar me titull: “Mësuesi i Adem Demaçit edhe në burg më 1913 e tronditë Evropën në vetën e tretë shumës”.

Rusët për intertesa të tyre gjeostrategjike  do ta sakrifikojnë edhe Serbinë në çdo kohë?

Zyrtari i lartë rus në Peterbur, në maj të vitit 1914, e çorton përfaqësuesin serb lidhur me kërkesat serbe për të dalë në det, ose kah Durrësi, ose kah Selaniku. Aty, diplomati rus do të klithë: “ Mos kërkoni të zgjëroheni andje kah nuk keni të drejtë, andej kah do të ngjallni armiqësi dhe vërsulje të Wjenës dhe Berlinit mbi juve. Ndaluni njëherë, mjaftë jeni zgjëruar”. E vërteta , Lufta e Dytë Ballkanike serbo-bullgare, do ta vejnë diplomacinë ruse dhe atë franceze në një “rivalitet”, që do të shpërthej vetëm me një janar 1916, atëherë kur Cari i Rusië do t` i kërcnohet Parisit dhe Londrës: “Ose e ndihmoni Serbinë në Shengjin dhe Durrës, të tërhiqet mëtej, ose do të lidhim paqe seprate me Gjertmaninë. Në këtë paqe atëherë do të fitojnë vetëm shqiptarët, por jo Antanta”. (shiqo: Veliki dani Srbije, 1914-1918, Beograd 1994, f.182, “ruski ultimatum”). Francezët në këtë luftë mbesin në lojë formalisht në filllim, por më vonë do të shndërrohen në producent të ngjarjeve në Ballkan, kuptohet pa Rusinë, diplomacia e ssë cilës nuk ishte në Versaj (më 1919)fare. Pra, Serbia është bërë Jugosllavi jo me ndihmën e rusëve por me forcën e fancezëve dhe anglezëve. Në këto rrethana kur në Peterbur ndryshojnë rrënjësisht rreshtimet politike dhe si pasojë edhe gjeostrategjike, rroli i Hasan Prishtinës do të zbehet si në Wjenë ashtu edhe në Peterburg, sepse ky personalitet me asnjë çmim, kishte deklaruar se nuk e simpatizon Kominternin (1922). E vërteta , Wjena më 1913 kishte bindjen se viset shqiptare më mirë “është që të i okupojmë se sa të investohet në miqësi nga largësia, e cila nuk jep kurrfar fitimi as për popullin e as për metropolën (Wjenën). Si rrezultat i analizave ruse, del një pyetje shumë e komplikuar për t` i lëshuar hapësirë për përgjegjes kur thuhet: “Në vend që të investohet në Hasan Prishtinë për të marrshuar drejtë Stambollit me ushtrinë e tij shumë të diciplinuar si kishte raportuuar Llav Trocki, nga Stambolli Beqir Grebene do të marrshojë drejtë Vlorës”. Ky fakt ia hapi sytë xhandarmerisë holandeze dhe Komisiont Ndërkombëtar të Kontrollit me seli në Shkodër, se Hasan Prishtina: “nuk mundet ta qep kmishën e qkyer shqiptare me harrna, aq më parë kur gjilpërën e merr hua në Wjenë”. Ky konceptim i kishte ‘vulosë” Londrën që t` i a kthen shpinën çështjes shqiptare dhe mos ta përkrah as në Versaj më 1919. Në fakt edhe në Versaj do të diskutohet çështje e Hasan Prishtinë nepër koluare të “Klubit serbo-francez”, për kohën, deri sa ishte i burgosur në Kalemegadan 3 nëntor 1912-1 prill 1913. Edhe në këtë kohë do të konstatohet se me “Hasan Prishinën nuk ka marrëveshje as që mundet të ketë, pa u llogaritë bashkimi i Vilajetit Kosovës me Shqipërinë Bregdetare”. Por tash rrezikun ma të madh edhe italianët edhe anglezët me mikëpritësin francez e konsoderoini se ishte Ismail Qemali. Prandaj, nuk është e rastësishme që Babain e Pavarësisë së shtetit shqiptar, italianët e”pren në besë”, e helmosen një ditë para se të nisej për Paris. Hasan Prishtina, këtë akt do ta quan “tragjedi të paripariuar për kombin”, më 1922, sipas Bedri Pejanit.

Fenomeni i marrjes peng të parisë shqiptare pas Luftës balkanike 1912…

Paria  shqiptare e Vilajertit Kosovës  ishte  burgosur në Shkup më 3 nëntor 1912-1 prill 1913 nga qarqet ushtrake dhe shtetrore serbe. Po ashtu qarqet shtetrore malazeze do ta burgosin parinë shqiptare të Shkodrës . Së pari në saje të tradhtisë së Esat Pashës më 22 prill 1913 ushtria malazeze do ta okupojë Shkodrën. Gjithnjë sipas dokunetve sekrete të kohës më 8 maj 1913 Austro-Hungaria dhe Italia do të lidhin marrëveshje për ta ndarë Shqipërinë në mes tyre. Edhe këta që hiqen sot ekësaj dite se na paskan “ndihmuar”, nuk arritën të nadajnë Shqipërinë bregdetare vetëm pse nuk u lejuan nga faktorët tjerë të jashtëm. Dhe, pasiqë nuk munden ta ndajnë Fuqitë Evropiane urdhëruan Ushrinë malazeze që të largohet nga Shkodra më 14 maj 1913. Dhe pas shumë pazareve të Fuqive evropiane në Tetor do të delegohet një institucion ndërkombëtar për të qeverisur mbi “shqiptarët e paaftë për të krijuar shtet” i quahtuir “Komiteti Ndrkombëtar i Kontrollit” (KNK).

Cari i Rusisë  e këshillon mbretin e Malit Zi që mos ta okupojë ma Shkodrën

Pse kryqzata evropiane e kishte zgjedhë Hasan Prishtinën që të i besohet lufta kundër Stambollit, me premtim se do të themlohet Shqipëria e katër vilajeteve. Në këtë pyetje ishte përgjegjë diplimati francez që “flente për gjashtë vite në Beograd dhe drekonte në Zemun”: Hasan Prishtina është një tip i Alpeve shqiptare, i cli ka gjithëmonë mundësi që dobësinë e popullit ta kthej në fuqi. Hasan Prishtina i njeh shqiptarët përbrenda dhe nuk bazohet në fantazi. Hasan Prishtina ka kostum shpirtror politik të profilizuar për lider të turmave të paknaqura, është i aftë për të ndryshuar rriedhat e historisë . Dhe shtrohet pyetja a më shumë bëri Hasan Prishtina në luftë apo në paqe. Pa dyshim se ngjyra e tij popullative është lufta, por diplomacia e tij është jeta në paqe si demokrat liberal.” (Arkivi i Wjenës, Fondi i Luftës, “Personalitet shqiptare, dokumente 1905-1918). E vërteta Hasan Prishtina në vitët e turbullta 1915-1916 ishte në luftë për ta krijuar Frontin e dytë kundër Serbisë në vijën : Dibër-Prizren-Pejë-Jeni Pazar. Kjo luftë për shkak të sabotimve austriake në rrafshin e furnizmit me armatim e solli Hasanin që të heshtet në veprime. E vërteta, politika serbo-mlazeze e dirigjiuar nga Beogradi dhe Parisi e kishte bartë planin e likuidimit të çështjes shqqiptare në Vikajetin e Shkodrës, pasi që mendonte se Vilajeti i Kosovës është pa lider aktiv në teren.

Pas një pauze sulemsh, më 2 VI 1915 në vend se të mbrohet nga sulmet austrohungareze në Veri, Serbia filloi ofenzivën okupuese në Shqipërinë e mesme. Në këto rrethana Qeveria mbretrore e Malit Zi urdhëron ushtrinë që ta okupojë Shkodrën më 27 VI 1915. Të nesermën , më 28 VI 1915 në Shkodër do të burgosen : Prenk Bibdoda, Fejzi Alizoti, Seid  Pasha, Luigj GURAKUQI, Aqif Pash ELBASANI. Kjo pari do të mabhet në burg në Cetinë deri më 23 janar 1916, kur do të lirohet. Por, në të njejtën ditë kur lirohet kjo pari politike shqiptare, në Cetinë  vritet Isa Boletini me syitën e tij në Podgoricë. E vërteta, në korrik të vitit 1915 ushtria malazeze i vret Çerqiz Topullin, Mustafa Qullin, Dedë Gjo Lulin, Mehmet Shepndin. Lidhur me okupimin e Shkodrës nga Mali i Zi, nga Cari i Rusisë Nikolla i II-të, mbreti malazez Nikolla Petroviq do ta marrë këtë këshillë: “Nëse nuk keni mundur t` i asimiloni shqiptarët që e keni pasë nën okupim nga viti 1879, atëherë është në interesin e Malit Zi, që mos të keni shqiptarë më tepër, sepse për ndryshe ju do jeni komb pakicë”.(Arkivi  i Kosovës, Dokumnete të siellura nga Arkivat ruse më 1979, fotokopje; Kostë Çekrezi, Shqipëria, e ardhmja dhe e tashmja, Tiranë 2012, f.247).  Shtrohet tash pyetja e pyetjeve, a ishin në të njejtin aksion Serbia dhe Mali i Zi për likuidimin e parisë shqiptare, për ta bërë të pamundur krijimin e shtetit shqiptar, me lejen e gjashtë Fuqive evropiane. Përgjegja nxirret nga ky dokumentacion: “ Shqiqoni të neutralizoni sa më shumë pari shqiptare. Për ndryshe nëse Perandoria Osmane nuk ka mundur të i asimiloi shqiptarët për 500 vjetë, nëse Serbia nuk ka mundur t` i asmilojë shqiptarët nga viti 1879 e tutje, atëherë është në intresin e Serbisë që mos të ngatrrohet nëç Vilajetin e Kosovës, sepse do të ketë gjithëmonë luftë dhe do të harrohet zhvillimi i shtetit, do të shkriheni në lufta pa mbarim”. (Arkivi i Serbisë,  Këshilla e Carit Rusisë Nikolla II, drejtuar mëkëmbësit Aleksandër më 1915; këshillë  edhe Nikolla Pashiqit në janar 1916”). Ndërsa diplomati francez do të shprehet:  “ Duke u zgjëruar në jug, do të dëshmojmë se shqiptarët nuk dijnë të kriojnë shtet, ( kjo do të thot se francezët ishin bashkepjesmarrës në krime në Vilajetin e Kosovës nga viti 1878-1915-HB), sepse po vritën në mes veti, ndërsa n` anën tjetër krijojmë hapësirë për shtrirje të mëtejme të çështjes që Stambollin ta kthejmë në Konstantinopojë, në ngjyrën e origjinës, në shtratin e saj natyral. Ne francezët, së bashku me rusët dhe sllavët e Ballkanit, duhet ta shuajmë çdo përpiekje shqiptare, duke i privuar nga aksionet sidomos muslimanët, por duhet të “neutralizojmë edhe të krishterë ekstremistë, për të treguar se jemi të nivelizuar”. Ky fakt deshmon se fashizmi ka linde shume me heret ne disa vende tjera se sa ne Itali dhe Gjermani. (Arkivi i Wjenës, Fondi i Luftës 1916, Analiza politiko-rreligjioze  dhe ushtrake”;  “Vrasja e Dedë Gjon LULIT, duhet të mbetet si shkollë se ne malazezët me asnjë çmim, nuk do të lëshojnë pe, për ta okupaur Shkodrën dhe rrethinën, për t` u zgjëruar në jug deri në Shengjin. Me këto vrajse i ndihmojmë edhe Mbretësisë së Serbisë, që ta okupojë Shqipërinë e mesme dhe hapim rrugë që Greqia të ngjitet deri në Shkumbim. Njeheri e vulosim fatin e Vialjetit Kosoves pprgjithemone.Kështu do të zhduket fara shqiptare- e një populli që duhet të shkojë së bashku me Turkun, përtej  Bosforit dhe Dardaneleve. Në Konstandinopojë prap do të bien kombanat e  Vaselenës…”. Këto projeksione ogurzeza që shënohen këtu janë vetëm 1% e planeve, “kryqezatë” që skalitëshin në zyrat diplomatike dhe ushtrake të Evropës që në Mesjetë e qe kishte iniciar për 200 vjetë kryqzata. Koha , konsiderohej se ishte e volitëshme në fillim të shekullit XX, sidmos në Paris dhe Londër, por edhe në Wjenë dhe Peterburg dhje sidomso në Romë. Cuditërisht, Berlini do të shndërohet në fuqi që bënë “sehirë”. (AVIIB. P. 3 dhe 4. Dosja “Skadar 1912-1915”; DASIP, ‘Albanski Odsek” , K. 1-7- 1913-1916; Arkivi I Kosovës, Dokumnete të siellura nga R. Shvanke  për intrigat kryqzatë ndaj shqipotarëve 1909-1916, fotokopje).

Tani shtrojmë para publikut lexues këtë pyetje, si është e mundur që sa herë kanë deshiriar serbët dhe manlazezët i kanë okuouar trojet tona, e ne jemi  kulifikura se nuk dijmë të bëjmë shtet. Përgjigjën mund ta gjemë vetëm kur të mësojmë se të gjitha Fuqitë Evropiane ( Italia, Ausutria, Gjermania, Rusia, Franca dhe Anglia) ishin të një mendimi, vetëm mënyra e likuidimit të shqiptarëve dallonte prej fazës në fazë politike dhe gjeostrategjike. Të mos harrojmë se Stambolli me të gjitha mjetet ka vepruar që të na likuidojë jo pse e luftonim , por donte të bëhemi kusurë i pazareve që kishte me Fuqitë në fjalë. Në këto lojëra Hasan Prishtina , Ismail Qemali e disa patriotë të tjerë do të mbesin embrioni i shpëtimit të kombit që ishte projektuar të deportohet në Anadoll, opse të konvertohet dhe denacionalizohet në shkallë evolutive.

Çka u tha për Hasan Prishtinën më 1964

Për të gjithë patriotët shqiptarë nga Kosova që gjindeshin në Shqipëri, më 1962 e deri më 1964 do të ndërmirret një aksion për ta objektivizuar jetën dhe veprën e Hsan Prishtinës, edhe pse e kishin shumë vështirë, sepse dikush pas shpinës tyre ishte i përqëndruar që historinë e famëshme të Hasan Prishtinës ta mjegullojë dhe ta kualifikojë deri në “tradhti”.

Lidhur me këtë që u tha më lartë në librin e Ajet Haxhiut, Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë 1964 f. 62 thuhet: “ Megjithëse populli e zgjodhi përseri deputet të vet, Hasan Prishtina nuk shkoi fare në parlamentin e ri që u zgjodh më 18 prill 1912 , pasi po merrej  me përgatitjen e organizimin e kryengritjës shqiptare të vitit 1912”. Në ralitet Hasan Prishtina  në zgjedhjet paralmentare turke të prillit 1912 as nuk u kandidua e as që u zgjodhë fare, sepse me ligj xhonturqit e pamundsuan çdo personalitet që “ka borqe”, nuk mun dtë kandidohet për deputet. Hasan Prishtina i kishte ble shtëpitë e Ismail Pashës në Selanik dhe ato i paguante me disa këste. Në lidhje me këtë, Ajet Hagjiu mëtej vazhdon në faqen 99: “ Në ditët e fundit të vitit 1912 , kur po përpiqej të pengonte tërheqjën dhe shpërnguljën e popullisë shqiptare, (për të u shpërngulë në Anadoll-HB), Hasan Prishtina , së bashku me Nexhip Dragën dhe një grup patriotësh u zu rob pabesisht nga serbët  në rrethet e Shkupit. Qeveria serbe i dënoi ata me burgim, duke i mbyllur në Kështjellën e Beogradit. Në këto rrethana Hasan Prishtina dhe patriotë të tjerë nuk patën mundësi të marrin pjesë në çastin solemn dhe historik të ngritjës së falmauirt dhe të shpalljës së pavarësisë kombëtare në qytetin  hero të Vlorës”. LIdhur me këtë konkludim të drejtë edhe pse më 1963 në Librin dokumnentar: “Qeveria e Vlorës dhe veprimatria e saj, Tiranë 1963, ishte botuar dokumenti kompromitues se kinse Hasan Prishtina më “28 XI 1912 ishte në Parlamentin e Turqisë dhe mabnte fjalim kërcnues”, Ajet Haxhiu e thot të vërtetën guximshëm dhe objektivisht ndryshe, sepse ishte ashtu. I njejti gabim tendencioz u përserit në Tiranë më 1983 ,duke e botuar të njetin “zbullim” të vitit 1963 se kinse “Hasan Prishtina më 28 XI 1912, paska qenë në parlamentine Turqisë, madje edhe ka diskuatuar”. Atëbotë, pozitën e Ajet Haxhiut do të duhej studiuar thellësisht, sepse edhe në Tropojë ishte organizuar të shfaqet një dramë dhe aty Hasan Prishtina kualifikohej se  e ka  tradhtuar Bajram Currin”!!!!.  Mafia politike edhe Himalajet mund t` i shndërrojë në Sahara, kur e ka porogandën në duarë.

Kujtë i nevoitej falsifikimi në Tiranë tani ma dihet saktësisht. Pushteti totalitar nuk lejonte asnjë autoritet “mbi kokën  e tyre”. Hasan Prishtina me luftën e tij, me shembullin e tij prej personaliteti liberator, mund ta lëkundëte shumë lehtë autioritetin totalitar nga froni. Pradaj “stolisja” me një fjalim, madje mu në ditën e Flamurit më 28 XI 1912 ‘të mbajë fajlim në Parlemantin turk” nuk ishte gjë tjetpër vetëm një lloj sulmi, ndryshe nga ai i Beogradit që e kishte denuar patriotin Hasan Prishtina me vdekje disa herë. Por, për nivelin partiotik të Hasan Prishtinpës, të kurdisët se ka mbajtur fajlim në Stamboll, pikërisht atë ditë kur shpallej pavarësia, tregon se Hasani, “nuk mund të ndahej nga Padishuahu”, i cili e kishte denuar me vdekje (1910-1912) jo më ashpër atë dhe popullin e tij, se sa okpatori serb 1912-1915. LIdhur me këtë edhe në Kosovë janë “përviedhë” të njetat gabime , madje në libra nga autorët seriozë se “Hasan Prishtina paska mbajtur fjalim në Stamboll më 28 XI 1912”. Akuza të rënda, por jo vrastare do tëthoja, sepse Hasan Prishtina mbetët personaliteti kryesor shqiptarë në pëjesën e parë të shekullit XX, dëshiroi dikush ose jo, në të gjitha viset shqiptare, po edhe në diasporë. Madje, ka pasë përpiekje që sipas kërkësës së Diplomacisë turke më 2007  me moton “histori tolerante”, të botohet i njejti dokument në një publikim turqisht dhe shqip  me titull “Vilajeti i Kosovës” dhe është botuar, por…. e ku do të figuronte firmat e Arkivit Turqisë dhe Kosovës, por është penguar në momentin e fundit. Libri Vilajeti i Kosoës”, gjindet nepër biblioteka dhe ka plotë devijime tendencioze, sidomos për arsimin shqiptarë, të cilin Perandoria Osmane e luftonte me të gjitha mjetët, duke mos e lënë anash edhe gjenocidin e Turgut Pashës më 1910.(Lexo:” URRFIA” , shtator 1910, Proklamatë që është shfrytëzuar si shenmbull nga pushteti okpator serb në të gjitha etapat, deri më 1999.E vërteta për “sshkrimin historisë me tolerancë” ka kapitulluar edhe qeveria në Tiranë edhe ajo në Prishtinë. Por , ju htme publikisht se atë tolerancë mund ta bartin në familjet e tyre dhe është e natyrshme, por jo kurrë në shkencën e historisë. Me Turqinë , duhet të kemi mardhënje shumë të mira sepse afro 8-14 milionë shqiptarë janë atje. Por turqit nuk i kemi as vllazër, bile as kusheri. MIqë po dhe është mirë, por të vërtetën do ta themi sepe kemi vuajtë shumë prej çdo okupatori.

Të i kthehmi problemit bosht. Paria shqiptare lirohet nga Kështjella e Beogradit më 1 prill 1913 kur mbaroi Konferenca e Londrës.  Me shkuarjen e Isamil  Qemalit , Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Itali, Austri dhe Agli gjatë prillit 1913 , çështje e lirimit të parisë shqiptare nga burgu i Beogradit ishte aktualizuar në nivelet më të larta diplomatike evropiane. Për shkak të presionit që bënte mbi Beogradin diplomacia Wieneze, Nikolla Pashiqi më 29 III 1913 , do t` i drejtohej vojvodës përgjegjës të ushtrisë me shifër sekrete nr. 1399 se : “ka nderin për t` u lajmëruar Juve , se zotri ministri i luftës në saje të propozimit tim i ka lëshuar në liri poshtë të emëruarit pari të cilët kanë qenë të internuar në Kështjellën e Beogradit , pasiqë kam fituar bindjën se do të mbesin qyetrarë lojalë.

Duke ua komunikuar juve këtë, kam nderin për t`  iu lutur që të urdhëroni për t` i njohur udhëheqësit përkatës dhe të rekomandoni që ndaj tyre të sillen me kujdes, por në të njetën kohë të vështerohen mbi siellje e tyre si në këtë rënditje: Komandantit të Armatës së III-të Zotri ministrit ushtrissë, me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave , janë lëshuar në liri poshtë të emruarit pari, të cilët kanë qenë të internuar në kalanë beogradase, pasiqë është krijuar bindja , që të njetit do të janë qyetarë lojalë. Nexhip bej Draga nga  Mitrovica, Hasan bej nga Prishtina, Hoxha Said efendija nga Shkupi, Shaban Pasha nga Prishtina, Qemal bej nga Shkupi, Hurshid bej nga Prishtina, Rushid bej nga Dobratini i Prishtinës, Muharrem Efendija nga Prishtina, Xhemal Bej (Agushi) nga Prishtina, Jashar Psh nga Peja , Ibrahim bej Kokola nga Prishtina, Idriz Seferi nga Seferi i Gjilanit dhe Kasum Seferi nga Seferi i Gjilanit. Ju lutëm që ndaj tyre të silleni me kujdes dhe në të njetën kohë të keni vëmendje ndaj qëndrimit të tyre. Qarqeve policore u janë lëshur instruksione për të i patur nën kujdestari –hetime. Më 1 prill 1913, sipas urdhërit të Koamndantit Operativ” , koloneli, pson nënshkrimi i palexuar. (AVIIB. P. 4. K. 13, 1/1, 1 prill 1913).

Në saje të përfundimit të Luftës ballkanike, Serbia do t` i okupojë 39000 kilometra katror të viseve etnike shqiptare ku jetonin 1290 000 banor. Ndërsa Mali i Zi do të i okupojë 7000 kilometra katror  dhe 260 000 banorë. Në këtë konstallacion të ri gjeostrategjik Hasan Prishtina, me asnjë çmim nuk mund të pajtohej, prandaj politika imperialiste serbe dhe malazeze, nuk do të lënë mjet pa përdorë për ta diskredituar dhe për ta likuiduar fizikisht ideologun e kombit shqiptar, Hasan Prishtinën. Deri sa Hasan Prishtina me shokë ishte i burgosur nga 3 XI 1912 e deri më 1 prill 1913, pushteti serb dhe malazez në zonat e okupuara të Vilajetit Kosovës, do ta vendosin diktaturën ushtrake duke tentuar në të njetën kohë që ta shfarosin popullsinë shqiptare. Në anën tjetër në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Serbia, Rusia, Mali i Zi, Franca dhe Anglia, me të gjitha mjetët do të përpiqën që Shqipëri mos të ketë fare. E vërteta, me këtë shkrim të dokumentuar, u vulos fakti se Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Said Hoxha, Idriz Sferi, Haxhi Xhemail Aga i Prishtinë etj . ishin në burg me disa shokë të tjerë më 28 XI 1912. Po të ishin të lirë, këta patriotë pa dyshim so të ishin pranë Ismail Qemalit në Vlorë.

Në vietët e fundit janë shkruar  edhe dy monografi të reja për Hasan Prishtinën. E para ka ardhur nga Prof dr Branisllav (Branko) Sinadinovski, Hasan Prishtina , Shkup 2014 f. 448. Ky publikim shquhet me të dhëna të reja që nuk gjinden në monografitë tjera. Në këtë monografi  autori ka mbajtë qëndrimin objektiv shekncor, se Hasan Prishtina më 28 XI 1912 ishte në Burgun e Beogradit. Kjo monografi e ka vlerën e vet të lartë jo vetëm shkencore, por edhe nga shkaku se vjen prej një studiuesi që me profesion është diplomat . Të kuptohemi, Branisllav (Branko) Sinadini është shqiptar i konfesionit ortodoks dhe njëherit prijës shpirtëror i kësaj popullate ariane shqiptare në Maqedoni. Kjo popullatë, mjerishtë është keqpërdorë nga qarqet kishtare ortodokse serbe dhe maqedone, dhe në kohën e fundit po zgjohet si feniksi, falë punës së të nderuarit Branisllav Sinadini. Vepra shkencore hostorike , Hasan Prishtina është deri me tash informata më sublime rreth bashkpunimit të Hasan Prishtinës me ideologët kombëtar bullgarë në të gjitha etapat historike. Në këtë monografi është botuar për herë të parë telegrami i Hasan Prishtinës dërguar Kryetarit të SHBA , që më vonë duhej të ishte në Parisë. Telegrami mbanë datën 18  qershor 1918, dhe është botuar në Revynë për mbrojtjën e interesave shqiptare në Lozanë më 15 janar 1919, në kohën  e duhur. Në telegram Hasan Prishina nuk kërkon troje të huaja nga Presidenti i SHBA por kërkon të njihet realiteti në tërë Gadishullin Ballkanik, duke kërkuar që të njihet Shqipëria etnike nga Konferenca e Paqes. (dokumeti është botuar shqip për herë të parë në librin: Branislalv Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2014, f. 352/53).

Edhe Prof dr Xheladin Shala, me vprën “Hasan Prishtina , vështrim i shkurtër atdhetarie, Prishtinë 2014, f.194, prezenton jetër realiste dhe veprimtarinë politiko- patriotike të Hasan Prishtinës, duke e nxierr si ideologun kryesor të luftës për liri dhe pavarësi kombëtare. Edhe Prof dr Xheladin Shala e dokumenton jo vetëm këtu se Hasan Prishtina ishte më 28 nëntor 1912 në Burgun e Kalemagdanit në Beograd e jo në “ Parlamentin osamn” , që në këtë  sesion parlamentar që kishte startuar më 18 prill 1912, nuk ishte zgjedhë deputet fare.

Studimi ynë është komplet një shiqim i ri për historinë shqiptare gjatë viteve 1910-1916. Prandaj si i tillë nuk do të publikohet në tërësi në shtyp, sepse orimntimet janë të botohet libër dokumentar, me referenca që nuk janë “shijuar” kurrë nga asnjë hulumtues shkencor. Pse? Përgjigjen do ta japi libri, por jo ata historianë, që kanë marrë grada me nga një libër dhe shtetet shqiptare i nderojnë sepse  mrizojnë me dekada nepër poste akdemike dhe politike,  pa hy në arkiva kurrë. Deri kur? Nuk na ka ma faj nepotizmi komunist  as poltronizmi që aplaudon në çdo rregjim.

Të përfundojmë. Ky studim është nxierë nga monografia: FILOZOFIA POLITIKE DHE KOMBETARE E HASAN PRISHTINES DHE ADEM DEMAÇIT , gjatë shekullit XX. Lidhur me këtë, për Hasan Prishtinë mund të konkludojmë se  e kishte devizë të jetës: “ Nuk shitet as nuk blihet, sepse nëse shitesh, ma pazar nuk ka dhe ma nuk vjen askush me të ble në pazar, duke i lejuar pazargjisë të japi premtime, për fitorën e çështjës. Me u shitë do të thot me marrë para dhe me e tradhuar kombin-atdheun; me u ble do të thot me premtuar kerkesa që i ke shfaqur nga dikush që don me të ble. Në këto lojëra diplomatike –filozofike, së pari Hasan Prishtina e donte Shqipërinë 4+1=5. I donte katër vilajetet ku mund të ishte edhe Selaniku, që do ta përbënin Shqipërinë etnike dhe lingusitike. Interesi i kombit në ball, intresi personal shumë largë tij nën hije, sepse duhet të jetojmë dhe ta pëtrijmë jetën, familjen, kombin, por kurrë jashtë trojeve tona. Ne nuk kemi asnjë intres të gllabëprojmë troje te të tjerëve. Kjo është deviza jonë politike për miqët dhe armiqët tanë”. (Hasan Prishtina në bisedë me Ibrahim Gjakovën para se të nisej Fan Noli me Bdri Pejanin dhe Ibrahimin për Moskë më 1927. Deklaratë e Ibrahim Gjakovës në burgun që iu përgatit në Shqipëri dhe në Kosovë më 1947).

Hasn Prishtina i shkruante mikut tij Bedri Pejanit nga Wjena 1918 se: “Asnjë vend në botë nuk okupohet për të siellë lumturi dhe përparim, përpos shfarosje, shkatrrim dhe shpërngulje. Në Wjenë, prapa syve tanë zhvillohet një luftë meskine që do të ishin këta zotërinjë të lumtur se nuk do të na shihnin si komb musliman , të paktën këta luftojnë të mos u duken si pengesë fizike”. Në këto valë politike po siellim një konkluzë qqë kishinbëri Princi Pavle i Mbretrisë Jugosllave dhe Konti Çano (Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë) më 1937.  Princi Pavle: “Ju po më propozoni ta ndajmë Shqipërinë, por tani për tani sipas statistikave ushtrake i zotërojmë diku mbi   1 500 000 shqiptarë. Ne jemi në proces që këta t` i largojmë me ndihmën e Turqisë. Por është e mundur në çdo kohë kryengritja e tyre, sepse këta shumë më tepër se sa ne të krishterët e kanë luftuar Stambollin. Nëse i largojmë me sukses, atëherë i vjen radha çështjes që e propozoni Ju zotri. Problemi tjetër është se nëse e okupojmë gjysmën e Shqipërisë ne e gjysmën Ju, Shqiptarët te ne do të bëhën Kombi i dytë në Mbretrinë Jugosllave. Ne nuk kemi mabicje të thellohemi mëtej në Shqipëri, pa  ezgjidhë çështjen e shqiptarëve në ish Villajetin e Kosovës dhe të Manstirit. Ne kemi tani porbleme agrare dhe politike me këtë popullsi muskulare në Jug. Nëse i shpërngulim në Anadoll , atëherë mund të bisedojmë dhe të bëjmë plane së bashku se si do të sillen grekët dhe bullgarët bje fjala për këtë çështje. Por një fakt ta dini se Rusia bolshvike sot me atë Kominternin e përhapur kudo nepër Evropë, janë në ofenzivë që ta zgjidhin çështjen shqiptare, që ta bëjnë Shqipërinë ashtu si kërkonte Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, e besa më së shumti Ismail Qemali. Kam pasë rastin të takohem dy herë me zotëri Mehmet Konicën. Ai ishte partizan i flakët i Komitetit Kosovës. Me te kemi zhvilluar bisedime të “sinçerta”, por, posa e kemi prek në çështjen kombëtare, ai ka marrë tjetër ngjyrë në pamje. Prandaj , shqiptarët janë formuar si komb dhe ma nuk mund të kryejmë punë sikurse më 1878, kur e kishim bekimin e plotë të Evropës në Berlin, por  edhe në Londër më 1913 dhe Versaj më 1919. Tani çështjet kanë ndryshuar. Ne nuk kemi interes të kemi një Kosovë të dytë, pa zgjidhë çështjen nacionale dhe agrare në këtë Kosovën, brenda kufijëve që na i ka pranuar Konfefrenca e Versajit më 1919. Tani dihet se Hasan Prishtina ma nuk është ndër të gjallët ( është vrarë nga dora tradhtare e zgjatur e Ahmet Zogollit në Selanik-HB), dhe shumë më lehtë do ta kemi  që ta realizojmë Planin që e kemi iniciuar më 1926, tri vite pasi që është akorduar Marrëveshja e Lozanës Turqi-Greqi, për ndrrim të popullisë në bazë të rreligjionot”. (AJ. Fondi : Millan Stojadinoviq, Signatura 37, viti 1937, Biseda Princi Pavle me Kontin Çano, Për ndarjen e Shqipërisë”). Qeveria eMillan Stojadinoviqit, bazohet në vijim në rpononcimin e Princit Pavle dhe akordoi Konventën Jugosllavo- Turke definitivisht më 1938 duke synuar shfarosjen e popullsisë shqiptare në këto rrethe:  Banovina  e Vardarit-Rrethet – Sharrin,  Drgashin, Therandën, Ferizajin, Tetovën, Gostibvarin, Rostushën, Dibrën, Strugën, Prishtinën, Kaçanikun, Gjilanin, Preshevën, Resnjën, Ohrin, Kërçovën, Brodin Jugos, Prilepin, Morihovën e Manstirit, Manastirin, Kavadarin, Negotinin në Vardar, Shkupin, Kumanovën, Velesin, Ovçe Polën, Shtipin,Koçanën, Radovishtën, Strumicën Dojranin, Gjevgjelinë, Kriva Pllankëpn, kratovën, Fshatin Carevo, Berovën. Në këtë rrethe konsoderohej s ejetojnë shqiptarët dhe duhej me detyrim të shfarosen dhe të nacionalizohen me sllavë të ritit ortodoks.

Në Banovinën e Zetës planifikohej të shfarosen rrethet e banuar me shumicë apsolute shqiptare si: Peja , Istogu, Mitrovica, Gjakova, Rahoveci.

Në Banovinën e Moravës planiofikohej të shfarosen sipas Konventës Jugoslalvo-Turke këto rrethe me shumicë apsolute shqiptare : Drenica, Vushtrria dhe Llapi. Shafrosja-spastrimi do të fillonte më 1930 dhe do të mabronte më 1944.( Shqo nenin 2 dhe 4 të konventës në origjinal në DASIPB, Përfaqsia jugosllave në Stamboll 1939; KOnventa është botuar më 1980 për herë të parë në “Gjurmime Albanologjike” , seria e shkencave historike, ndërsa më vonë është ribotuar disa herë, madje më 2013 si libër. Në Prishtinë. Vetëm Lufta e Dytë botërore e ka pemnguar këtë tragjedi shqiptare të pazareve serbo-turke, të cilat janë përtrirë edhe më 1953 nga qeveritarët masonë; Tito-Bajar në Split. Edhe ky akrod “xhentelemn” është botuar në tërësi. Pasoja dihen.

E vërteta palne dhe elaborate do të bërën edhe më vonë për shfarosjen e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Shqipërisë. Por shkolla e Rilindasëve, shkolla e Hasan Prishtinë e kishte arritur provimin e pjekurisë, pa marrë parasysh problemet që kurrë nuk do tëndalen. Duhet të organizohemi, të punojmë, ta ndajmë punën, t` i ndajmë funksionet dhe të na bashkojë në një front: një gjuhë, një komb, një atdhe, thoshte Hasan Prishtina dy muaj para se të vritej me atentat , në Selanik më 1933, të cilin ëndrronte ta bëjë kryeqytet të Shqiptarisë. Ata që e vranë duhet të mallokohen edhe pse në kohën e fundit janë ngjallë n` emër të demokracisë. Po ku ka demokraci me kriminel që janë në gjendje të shitën pas çdo flamuri dhe pas çdo paraje dhe premtim froni, prej të cilit pastaj zbritet me turp të turpit.

Hasan Prishtina sot është i ringjalluar nepër shkolla dhe buklevarde. Emri i tij është në zemrat  dhe trurin e 220 000 studnetëve shqiptarë anë e kënd trojeve shqqiptare. Së bashku, Hasan Prishtina me veprën jetësore të Adem Demaçit, mbesin shpresa dhe rreshtimi i shqiptarisë në ardhmëri.

Kontrolloni gjithashtu

Shote Galica

Mehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)

Femra shqiptare në vazhdimësi është përballur me vrazhdësitë dhe ashpërsitë e jetës, mbi të rëndoi …