Prof. dr. Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: Tri kërkesa serbiane për ta kthyer pavarësinë e Kosovës në pazar

Tërësia politike, diplomatike dhe shtetërore e Kosovës, është vënë në pazar me fajin e një stafi drejtues politik; është venë në sprovë sepse institucionet shtetërore janë ‘federuar’ me e pa komptenca. Ky staf deduktiv që në disa raste provon të dominoi si induktiv, në prononcimet publike induktivi po dëshmon se ka shkuar bukur larg në akordime me zëdhënsin e Sheshelit dikur.

Aktiviteti i Vuçiqit-Sheshelit-Sorrosit është evident, që ta kthej Rusinë në “lojtar kyç për çështjen e Kosovës”. E Kosovën e kanë bërë çështje sepse Rusia po kyqet terthorazi, përmes negociatave inferiore, të drejtuara nga F.Mogerini.

Kjo kryenegociatore  hapin e parë për këtë rirreshtim të Kosovës e nxjerr përmes asociacionit serbian,I cili do të kishte kompetenca ekzekutive. Kjo do të thotë, se duhet të krijohet, sipas saj, Republika serbe në shtetin e Kosovës, me stilin e maskuar: “edhe në duhet të fitojmë diçka”, pasi që “më 1999 kemi pasë humbur çdo gjë me luftë”.Ky realitet është pra një orvatje që Kosova sa më shumë të defaktorizohet, të deshmohet se nuk është shtet unik, por një specialitet federal-konfederal.

Kjo sipas tyre duhet të ndodhë të paktën, pasi që nuk mundet ta kthej dikush ma në vitin e mbrapshtë 1989. Ky synim vjen nga marrëveshja e nëshkruar nga  Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi në Bruksel më 1913, me presion të BE-s. Dhe, pas dergimit të këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, më 2015 u gjetën 23 shkelje të Kushtetutës Kosovës. Kuptohet, këto gabime ishin të radhës, pas Rambujesë (1999), pas Vjenës ku pasur lëshime të reja, në emër të njëfar “diskriminimit pozitiv”, për ta bërë Kuvendin e Kosovës institucion të përbërë prej dy dhomave, sepse asgjë me vlerë për shtetin, nuk mund të aporovohet pa aprovimin e deputetëve serbë. Tash deputetët që janë zgjedhur edhe me 18 vota, e sabotojnë Kuvendin e Kosovës, për të treguar se në shtetin e ri, asgjë nuk funksionon,” pa lejen tone”.

Dhe të dalësh me qëndrimin se sivjet do të arrihet Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, kur kjo nuk lë guri pa lëvizë për ta penguar Kosovën në çdo të drejtë të saj si shtet, është më shumë se utopi e më pak se realitet. E vërteta, çështja e asociacionit është minë me sahat për ta minuar Kosovën për brenda.

Po, Serbia, Kosovën e ka pasë okupuar jo në luftë me neve, por në luftën kryqzatë evropiane kundër okupatorin tonë (tetor 1912).Tash shtrohet pyetja, për faktin se Evropa nuk donte ndryshim të kufijve të perandorisë Osamane në gusht 1912, kur me luftë e çliruan shqiptarët; Evropa lejonte ndryshim të kufijve në interes okupues të Serbisë në tetor-nëntor 1912. Ky fakt është plagë ballkanike që kullon qe njëqind vjet, me fajin e gjashtë Fuqive evropiane (Anglisë, Francës, Rusisë, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë).Çka ka për qëllim korrigjimi i kufijëve sot, “ në dobi të Kosovës”?.

Hashim Thaçi me këtë prononcim nuk llogaritë fare në pasoja se: “kërkon tri komuna shqiptare të Kosovës Lindore, që kanë mbetur nën okupimin Serbian. Këtij qëndrimi, Presidenti i Kosovës i shton se “ne nuk japim asgjë”. Kush ia ka premtuar këtë pazar Hashim Thaçit, ky nuk e tregon. Por futja Presidentit tonë në kurthin politike do të deshmohet më vonë  që do të thot se: “Thaçi posa u forcua pak, ai do zgjerim të këfijve, bile nuk e përjashton agresivitetin, sepse ato janë vise shqiptare”.

Serbia me padurim pret që të futet edhe një herë në luftë në Kosovë, për çka Rusia për t` i mbuluar të palarat e veta në Krime dhe Ukrainë, Mal të Zi, Maqedoni e Shqipëri, pret me padurim edhe me kushtin se e din që Serbia do të humbë serish. Këtë qëndrim as nuk e përkrahë publikisht as nuk e pengon ilegalisht. Në të dy rastet para kemi të bëjmë me përgatitje për luftë, që dëshmohet në çdo imtësi kur A. Vuçiq e thërret Këshillin për Siguri Kombëtare.

E çka është veriu i Kosovës, plus enklavat eksteritoriale brenda? Çdo fshat të shpallet komunë serbiane. Në fund jemi të bindur se do ta hanë si suxhukun mafiozet evropian, pikërisht tipat e Mogerinit+Hahnit +Bolltonit. Serbia e ka të njohur se e ka humbur Kosovën përgjithmonë më 10 qershor 1999 në Kumanovë, ku ka nënshkruar kapitullimin e pakusht.

Por, sjelljet e Hashim Thaçit dhe një pjese të parisë politike shqiptare, këtë humbje e relativizuan, sa që në disa raste, Serbia zyrtare po paraqitet si viktimë, me qellim për ta “kthyer Kosovën në neokoloni për çka ende  ka shpresë”Shtrohet pyetja pse nga viti 2011, sepse një vit më pare mori autogol nga GJND. E shtrohet pyetja a ka ndihmë të madhe kur Presidenti hapur del thot se: “Lugina e Preshevës do të i bashkangjitet Kosovës”, pa theksuar se cili është çmimi.

Federata serbe për çdo gjë mbanë zgjedhje në Koosvë, edhe pse e di se kjo është një fie bari në qendër të oqeanit për ‘shpëtim’.Me gjithë këtë, përçarjet politike shqiptare dhe nënshkrimet ordinere,  duke falur diçka (Rambuje krejt Kosovën; Vjenë diskprimimin ma pozitiv që nuk ngjet askund në botë, Bruksel ku me qëllim 23 herë shkelet Kushtetuta. Por, përkrahja jote është 14,9%, për Ramushin 81,6%, mbetjet janë neutrale. Ky është realiteti i autoritetit me mundësi 5% plus dhe minus. Ky është realiteti që vet e ke krjuar sepse askush nuk të ka penguar të kesh këshillarë objektiv, që e duan Kosovën më shumë se vetvetën. Por këshilltarët i ke zgjedhë për të marrë beneficone e jo që e njohin politikën jo më mirë por më hollësisht se ju, sepse i njohin teoritë, idetë dhe praktikat shumë drejtë e të tillë shqiptarizmi ka.

E vërteta, kështu pati vepruar në stilin që ju e praktikoni edhe ish Presidenti Rugova. Më duhet ta them se isha duke ngrënë buk, kur e degjova se “na kishte pranuar Melkizedeku”. Edhe pse nuk isha kurkushi, në asnjë funksion politik atëbotë, si shqiptar i shkolluar e kisha për detyrë patriotike të shkojë në zyrën  e tij dhe të i them miqësisht, sepse më ka respektuar, por unë dihet se respektin e kam pasë me tepër për Prof Fehmi Aganin, dhe ai qendrim nuk ka qenë i maskuar,duke i thënë në prezence të Fehmi Aganit, Prof Latif  Berishës dhe Enver Malokut ( që ma mundësoi të takohem)-terhiqe fjalën se, Melkezedek shtet, nuk ka!!!. Mbeti kokëfortë dhe me zhgënjim njerëzor, jam larguar nga Baraka e famshme.

 Edhe Juve President, Ju them miqësisht TERHIQU,nuk është ligësi burrërore e aq më pak politike, nga telenovela jote kufitare, për çka do të mbetesh fajtor që e ke sakatosur Rugovën për 8900 hektarë, se është një llogari pa hanxhinë. Dhe ta them menjëherë jam ai që nëse ka mundpsi vetëm 1% të bashkohet Lugina pa asnjë lëshim pe Serbisë; pa e falur Veriun, pa ua siguruar eksteritorialitetin e komunave fantome fshatare serbe; pa e lënë Trepçën erëhem superfuqive, mua më pushkatoni kur të doni; falë u qoftë gjaku im!.Në të kundërtën, mjaftë ma me rrudhje të trojeve shqiptare, kur i ke 7 univerzitete prapa, e këtë Kosovë e kornizuan ata që I kishin vetëm 3 profesorë pas më 1944, në Bujani.

President Hashim Thaçi thellë keni rënë në pazare të Edi Ramës dhe Baton Haxhiut, të cilët janë në lidhje me Alksander (Vuçiq)- Sorrosin, i cili hynë në borqe duke blerë armë në Indi dhe Brazil, dhe pastaj me ato para krijon skenar për luftë,kudo që krijon shansa si në Siri dhe në tërë ‘pranverën arabe’. Një aventurë të tillë e mbaroi duke e pshtjelluar me “Pranverën arabe” në Siri, ku pësuan me qindra civilë të pafajshëm; të njetin qellim “hazertleri” Sorrosi e ka me Kosovën, pale mos po i lajmë borxxhin që e ka në Brazil, sepse për borqet ndaj Indisë si shitësi ma I madh I armëve, ia lau Siria dhe populli i saj në luftën qytetare, ndër ma të egrat në botë. E Ti tash do të pyesish, si jamë i infirmuar unë, kur jam fare pa funksione.

Thaçi shkon te Isa Mustafa për ta matur pulsin se si duhet të shkarkohet Qeveria Ramush Haradinaj. E vërteta, duhet të thuhet edhe një realitet, se si një anëtar I koalicionit të Qeverisë Hardinaj i sugjeron ministrat e vet që mos të frekventojnë në zyrën e Kryeministrit. Këtij qënderimi së pari krekoseni JU se: ‘ne e propozuam taksën të parët’,e ‘ tash ne e evitojmë taskën’. Kjo është një hipokrizi politike, prej së cilës Kosova pson shumë,me të cilen tregohen xhepat e fryer, e jo rritjet e autoritetit shtetëror të Kosovës, në të gjitha fushat ku ka nevojë.

E vërteta,qëllimi i Serbisë është që statusin e Kosovës ta kthej në dykuptimsi lokale, pa e caktuar kahen ku dilet nga ‘autostrada’. Në fakt, edhe më hollësisht, protektoratin mbi bisedimet deri me tani e ka pasë Serbia, me fajin e palës inferiore shqiptare, e që e vërteton amputimi I fusnotës që simbolizon Rez. 1244 ku nuk përmendet Serbia askund, por një shtet që ma nuk ekziston. Dhe, a ka KS OKB resolute që ia kthen kompetencat e Jugosllavisë Zhablakut, Serbisë së vojvodave çetniko-komunist-JO.

Pse nuk e përdorini këtë argument superior për Kosovën. Serbia në atmosferën e takimeve publike e sekrete, po dominon sepse informatat disi kanë rriedhë detalisht, është promovuar se aspiron territorin e Kosovës (maksimalizmin), ose një pjesë jo të vogl të saj, duke akuzuar palën e Kosovës se: “po vepron për ta krijuar Shqipërinë e madhe”.Pala shqiptare në anën tjetër, me fajin e vet pozicional triumfalist politik, shkencor dhe ‘fkatik” ku ka hise  edhe Tirana estradiste, ka deshmuar inferiorishtë se përmes Kosovës Republik sovrane, aspiron hapësirë të identifikuar. Kaq ishte qellimi i saj ‘hashimid’ deri me sot. Në realitet, para të huajve Serbia diplomatike dhe politike çetniko-komuniste me 4500 oficerë të lartë kriminelë permanent ka ekspozuar histori bizare, dhe prrallave të saj u është besuar, sepse dituria e pales shqiptare ka qenë katastrofale, inferiore.

Me këtë logjikë prej robit, se gjithmonë të huajt na kanë çliruar duhet të shkëputemi, po e harruar ndihmën e NATO-S dhe sdomos SHBA-ve. Por në anën tjetër, ne po deshmojmë se edhe të huajtë nuk paskan pasë kujtë t` i ndihmojnë. Kjo qyqari, mos harroni, se ma së shumti ka rënduar mbi një kolos që quhet Baca Adem Dema, për një gjysëm shekulli. Unë këtë fakt e di më mire se çdo shqiptar. Zatën atë edhe pas daljes nga burgu, e kanë luftuar dhe denigruar, duke kontaktuar me Dinzbira e Hollbruka, Kuka e Badinterë të shumtë, se ne jemi paqësor, se ne duam një pozitë në pushtet, por jo sovranitet të plotë. Derei me sot (12 III/019) numri I kërkesave serbiane ka arritur në 22, pasi që pala shqiptae e ka shkelur  23 herë Kushtetutën e Republikës Kosovës. Tash numri I kërkesave serbiane është ngritur në 23 me faktin se Platformën e aprovuar në Parlament me asnjë çmim nuk e duan. Këtu qëndron loja e ujkut dhe çingjit, Serbia ka deshirë që pala e Kosovës të shkojë me duar në xhepa, në çdo takim. Mos hezitoni politikanë shqiptarë, vetëm puna ekipore u sjellë drejtësi dhe fitore të reja.

Të përfundojmë, deri me tash Serbia i kishte dy kushte për t` I rifilluar bisedimet: asociacionin e komunave, përmes së cilës synonte një republikë Brenda Republikës për ta mbajtur Kosovën në maje të thikës; e kishte kushtin e dytë korrigjimin e kufijëve, përmes të cilit “argument”, synon të hapë luftë me Kosovën, Bosnjen, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e deri aty që ta synojë si më 1921 Shen Gjinin. Tani Beogradi ka shpallur me kërkesë të Bolltonit, Mogerinit, Hanin etj se Platforma e Kosovës, për bisedime me Serbinë, është kusht i kushteve që Kuvedni I Kosovës ta defaktorizojë, ta abortojë. E më që kjo nuk do të ndodhë kurrë, Zotëri President Hashim Thaçi, nuk është vonë të largohesh nga zejtaria e Sorosit, Vuçiqit, Ramës, Lulit, Daçiqit e mentorit te të gjithëve Putinit. Fundi  fundit: S` janë jo të huajt që e shpëtojnë Shqiptarinë, janë Shqiptarët e askush tjetër, e mbani në mend se është fjalë e vjetër. E kur t` i shtohet këtij fakti se SHBA (sidomos ushtarakët e lartë) dhe Gjermania janë për Kosovën në kufijtë që është shpallur Republikë sovrane, atëherë popullit kemi çka t` i tregojmë, se jemi ma të sigurt se kurrë më parë, por që ‘sëpata’ politikanëve tanë duhet të u pret në një vend.

Lidhur me këtë Bac Adem Dema na mësonte: “Nuk ka rendësi a na ndihmon Lindja apo Perëndimi. Lufta jonë do të jetë e gjatë, por mbi të gjitha do të jetë e drejtë dhe përmes saj NE do ta bindim botën se e meritojmë lirinë, Republikën dhe bashkimin. Në front shqiptarë, për dituri dhe demokraci të dlirë. Pastaj tërë botën e civilizuar e kemi pas. Kështu si jemi rreshtuar, për çdo ditë po humbim miq dhe po deshmojmë se ende ka nevojë të grumbullojmë mend.

Serbia si marionetë e Putinit më 24 mars 2019 ka shpallur se në Nish do të na i tregojë muskujt në një paradë ushtarake. Fare e natyrshme prej një shteti plotë kriminelë dhe e mbushur me parti fashiste, në mënyrë që bota ta kuptojë, se kush po përgatitet për luftë, dhe për ta kthyer sërish Kosovën në gërmadha. Ne jemi këtu. Do ta mbrojmë çdo pëllambë Kosove, ashtu si na ka mësuar Bacë Adem Dema dhe Adem Jashari Legjendari, kuptohet me miq shumë, por edhe të sinqertë mbi të gjitha. Po pas dhjetë vitesh Serbia do të rreshtohet kundër Rusisë, por në secilën variant, politika e Naçertanisë ma nuk i sjellë përfitime territoriale, por vuajtje dhe mjerim e urrejtje nga bota e civilizuar.

12 mars 2019

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …