Dr. Prof. Hakif Bajrami: Ngjarjet që lajmëruan epokën e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit- viti 1981

Dr. Prof. Hakif Bajrami: Ngjarjet që lajmëruan epokën e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit- viti 1981

(Prof. dr.  Hamit Kaba, prof. dr. Sabit Syla, DEMONSTRATAT E KOSVES 1981, NE ARKIVIN KOMBETAR TE LONDRES, Prishtinë 2017, f. 500, botim: Instituti i Historisë “Ali Hadri”)

Një shtresë politike dhe intelektuale e LKJ-LDK (1967-1999) mendonte se Jugosllavia-Serbia një ditë do të u thoshin shqiptarëve: “Urime Republika e Kosovës”! JO, kurrën  e kurrës, do të bredhnim edhe njëmijë vjet, pa demonstrata dhe luftë të armatosur çlirimtare Repubilkë të Kosovës, nuk do të kishte!

Shumë mendime dhe misione diplomatike janë prononcuar për demonstratat shqiptare të vitit 1981 në Kosovë. Janë lansuar akuza bizare; se i ka organizuar UDB-a jugosllave; se i ka organizuar sherbimi sekret rus; se i ka organizuar sherbimi sekret i Shqipërisë, duke ia shtuar akuzën se janë organizuar sipas ideolgjisë maxiste –leniniste, e shpifje tjera nga arsenali i shkollë Makiavelit, ose të pistësisië së fjetur ranoviqiste, natyriusht për t` iu treguar shqiptarëve se si është dashur të sillet shteti burg i popujve që ishte Jugosllavia titiste. Në ralitet, pushteti titist do të nxitojë që demonstratat t` i nominojë si “kontrarevolucionare”, për të patur pastaj mundësi që të denojë shqiptarë sa e si të dojë, sepse ligjet neokoniale totalitare këtë e lejonin. E vërta, kam pasë rastin të hulumtojë në dhjetor 1981 në AJ. Dhe aty t` i veçojë tri analiza shkencore për Demonstrat  shqiptare 1981. Në asnjërën analizë (e një shkenctari slloven, një kroat dhe një hungarez), askund nuk pranohet termi “kontrarevolucion”, sepse nuk është marrë asnjë institucion shtetëror nga demosnstruesit. Edhe më kjartë: atë momnet kur Mustafë Hoxha nga Podiujeva, i përzën ushtrinë dhe oficerët serbiane nga Llapi (4 prill 1981) dhe u thot se : “Këtu jam komandnat unë  e jo ju”. Serbianët do të agresivizohen dhe me tërë “artilerinë” politike do të sulmojnë në një mbledhje të mbylluar Fadil Hoxhën (4 prill 1981), i cili nuk pranonte trermin “kontrarevolucion”.. Por, pas insitimit të V. Bakariqit, Stipe Shuvarit dhe Milln Kuçanit, Fadil Hoxha “do të ndryshojë qëndrim”. Megjithë këtë, po, atë minutë që Ruzhdi Hajdini (demonstrant), e mori armën dhe me shokët kreshnikë në Besi, i dogji kamionët dhe tanket e armikut, duke e themeluar edhe një njësi të ramatosur (2-12 prill 1981), demonstrtat mund të quhen  përpeikje për kryengritje. Por , me që ato kurrë nuk u ndalën, por vazhduan në forma të ndryshme deri më 1 tetor 1997, mund të quhen edhe kryengritje, së silës populli me vështëris iu bashkangjitë, por ma në fund triumfoi vizioni patriotik i Adem Demaçit, se lufta është  e pashmgaëshme (1964), kur të shterrën të gjitha shansat për Republikë, dhe bashkim me Shqipërinë. Përfundim i të gjitha analizave është se ma në fund më 1981, do të xhveshet “parajsa nacionale” jugosllave dhe njëkohësisht po ngriste kokë ideologjia për Serbis integrale dhe Jugosllavi homogjene, fakte këto që paraljmërojnë një politikë të tipit përzier çetniko-komunist.(shiqo: A. CK SKJ më KEF/81/XI, dok, i klasifikuar nga Sherbimi anglez pranë Ambasadës në Beograd, i “hudhur në mbeturina, për nevoja kontra informative!)

Dokumnetet që i botojnë Sabit Syla dhe Hamit Kaba (Demonstrat e shqiptare të vititit 1981) në bazë të dokumenteve me proveniencë sekrete britanike, dhe në bazë të analizave të mëvonëshme, dalin se e dridhën nga themlet burgun  e popujve që quhej shteti i RSFJ-ës; se në esencë ishin: Vepër e rinisë partitorike shkollore shqiptare. Këto ngjarje ishin një Lëvizje EKLIPTIKE politike patriotike dhe në qendër të tyre qëndronte njeriu atedhtar i viseve të okupuara dhe shumë të prpambetura shqiptare, nga Jugosllavia titise.Edhe sot  mund të gjinden shqiptarë që emocialisht ishin dhe janë të lidhur me sistemin e shkuar në varrin  e hsitirisë.Ky soj nostalgjikësh ende fizikisht nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo të bëhen të vetëdishëm se ishin në robëri të thellë. Të gjithë këta, demonstratat ende i rezervojnë t` i vlerësojnë nga këndi i tyre emocional titist, dhe raaliteti fizik rankoviqist, sepse Kosova gjithnjë  e më tepër po shënonte ngecje në të gjitha fushta, krhausar me viset tjera të vendit. E vërteta, pozita shoqërore e kësaj shtrese tradhtare ishte gjithënjë stabile ekonomikisht.

Prof DR Hamit Kaba dhe prof Dr Sabit Syka, në publikimin prej 132 dokuemnteve, prezentojë një rrafsh të panjohur vlerësimesh nga ma të ndryshnet, kuptohet nga këndet e shiqimit diplomatik, të investgimit dhe të përshkrimit të ngjarjeve në disa raste të vogla. Me rëndësi është, se këta autorë seriozë në punën  e tyre kanë siellë përforcime të reja shkencore argumetuese se: Demonstrat nuk ishin kontrarevolucionare, por ishin një lëvizje patrtiotike ekpliptike shqiptare, e në qendër të tyre ishte njeriu i pakënqur dhe shumë i vetdijshëm politikisht dhe ideologjikisht shqiptar, gjithnjë për t` u bërë i brarbartë me kombet tjera të vendit. E pas saja barazie, ekliptika e re çartësohet jo atëherë (më 1981) por medaljen në sqenë të UÇK-ës, dhe me themlimin e shtetir të pvaraur dhe sovran të Kosovës, më 17 shukurt 2008. Kjo do të thot se rruga nuk ishte e shkurtër, por as lufta, sepse liria kurrë nuk sigurohet pa traditë patriotike. E këtë fakt e zbërthejnë shumë dokumente në këtë publikim , ku janë eskplikuar shumë kunderthënje dhe dymendëpsi edhe në rrafshin ndërkombëtar, duke shruar pyretje helmetiane: a janë shqiptarët në gjendje ta shkatrrojnë Jugosllavinë?.Rasti i shqiptarëve të robëruar sot është kah studiohet në shumë akademi si  Epokë e neoluftës çlirimtare, jo vetëm në Evropë, por në tërë Globin.Vlera e këtij publikimi dokuemntar është pra polidiemzional.

 Pubilikimi i Dr Sbit Sylës dhe Dr Hamit Kabës, është me vlerë shkencore hisoirike, politike, diplomatike, gjeostrategjike dhe nga këndi i filozofisë së historisë ngritet në udhërrëfim patriotik dhe revolucioar për kombet e shtypra dhe të shfryzuara, për ta brë ndryshim rrënjësor të pozitpës së tyre me këtë rrugtim, kuptohet me specifikat që adaptohen kudo. Këtij modeli  të luftës së Shqiptarëve në ish Jugosllavi, kanë filluar t` i frigohen shumë shtete, që kanë përbrenda këso plagësh, të këtij lloji, prandaj po  e luftojnë Kosovën me të gjitha mjetet edhe sot.Dokumntete që i botojnë Dr Hamit Kaba dhe dr Sabit Syla, dëshmojnë se shqiptarët e robëruar po faktorizoheshin kombëtarisht, jo me emocione, por duke shtruar kërkesa reale-konkrete dhe racionale, të tipit demokratik. Shqiptarët në këto ngjarje, vrehet nga raportet, dëshmojnë këta sutudieues me demonstratat e vitit 1981, kanë arritur emancipim soid arsimor, kulturor, politik, të kultit ndaj punës, shëndetit, ambicjeve dhe mbi të gjitha për të drejtat e tyre nacionale, me të cilat nuk mundet  ma të lauj askush.Shqiptarët, del nga dokumentet “nuk pranojnë ma të drejta të porositura nga Beogradi”, por nuk janë as simpatik e as antipaatik  të pushtetit të Tiranës totalitatre, për shumë arsye.

Intelektualët dhe punëtorët shqiptarë në Kosovë e kanë respektuar realitetin në Shqipëri (1970-1981) dhe për këtë, shumica dërmuese, sespe nuk  nuk duan që dikush nga byrokratët e tyre ose ndonjë naivë t` i quajë “agjentë të  UDB-ës Beogradit”. E po ta kritikonin sistemin politik në  Shqipëri, populli këtë gabim nuk do t` ua faklte kurrë. Ka fakte kur nëna anlfabete i ka thënë djalit që kishte doktorruar duke iu drejtohet të birit  në prezencë të musafirëve: “Ti ke qenë në Shqipëri, atje e ka njohtë realitetin. Atje çdo gjë lulzon dhe kështu duhet të mbetemi ne në shpresë, se Nëna do të na ndihmnojë një ditë.

Dihet, se Kosova (1970-1981)kishte plotë hoxhollarë. Një ditë, një intrlektual që  e kishte viziatuar Shqipërinë e pyetë hoxhën: “A është hram që kam pi raki për me u dehë dhe mos  me e krikikuar Shqipërinë?” Hoxha shumë fnatik fetar përgjigjet: “Çdo veprim në dobi të Shqiprisë Nanë nuk është haram”!.Këtu qëndron realiteti objketiv, pse e kemi dhe duhet ta  admirojmë Shqipërinë.

Informtat që na i siellin Dr Hamit Kaba dhe Dr Sabit Syla, nga Arkivi i Londrës, për demonstrat shqiptare 1981, nuk janë dokumnte të tipit: “e folur, e shkruar” , por janë infromta ovjektive të sajuara, me fare pak kolorit politik.Edhe më kjartë, këto dokuemnte nuk kanë të bëjnë me fabrikime krahasimtare, sepse kanë për qëllim objektivizimin e çështjes shqiptare. Dhe, nëse krahsohen  me dokumentet e zhanrit tillë rus dhe jugosllav, të cilat lustronin dhe ilustronin realitretin, na japin guxim të konkludojmë se shqiptarët ishin rreshtuar DREJTE më 1981, dhe me mësimet e Adem Demaçit, paralajmëronin Epokpën e Adem Jasharit.

Botimi i këtyre dokuemnteve e hapë një çështje strategjike, se demonstratat shqiptare dhe reaksioni jugosllav ishin në luftë kundër të hapur në mes  dy rreshtive: Decentralizmit që rreshtoheshin shqitarët dhe centralizmit dhe homogjenizimit, që rreshtiheshin të gjithë sllavët, sepse të gjithë sllavët deri më 1985 ishin në një front kundër shqiptarëve. Ky fakt duhet të thuhet se për te flasin dokumnetetet sekretete. Majde, Paltformën Politike  për Kosovën 1981 e skicoi (shkroi) Millan Kuçan (funksionar i lartë solloven), ndërsa ia dha dorën e fundit Vladimir Bakraiq ( funksionar i lartë kroat). Madje tërë sigurimin shtetror në fillim e drejtonin sllovenët. Në dokumente prezentohen edhe analiza të zyrtarëve të “paguar”, drejtura “çarqeve sovjetike”, se në çendër të ngjrjeve revolucionare të shqiptaërve të Jugosllavisë është istikamiziar Univerziteti i Prishtinës. Se ky Institucion ka prodhuar nacionaizëm edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi, ku jeton një pjesë e shqiptarëve, që më 1945 kanë mbetë jashtë kufijëve të shtetit etnik; janë shfrytëziar eknomiksiht deri në esktrem. (shiqo dok. në orgjinal në DSASIP B, i kllasifikuar, po r ai që u dërgua në Londër ishte  “krehur”).

Dokumntet janë edhe prononcime rreth vdekjes “enigmnatike” të Mehmet Shehut në Tiranë, dhe reflektimit të këtij incidenti në psikolgjinë shovinste në Beograd. Lidhur me këtë, shihet rroli i Beogradit në përhapjen e lajmeve triler politike, si nga Turana ashtu edhe nga Prishtina, krejtë me qëllim që opoinioni jugosllav dh ai botëror të dezinfirmohet dhe demonstratat të kalojnë si ngjrje në plan të dytë. Këtë kërksë do të bëjnë shumë zyrtarë slloven të cilët në cilsinë e sigurimsave, të paktën deri më 18 prill 1981 ishin “zot shtëpie në Kosovë”, madje arritën edhe të organizojnë diverzion në Ambasadën e tyre në Tiranë; ndërsa Beogadi soditëte nga bregu, për të tubuar energji për sulme frontale. Ky realitet tregon se çështja e Kosovës ishte bërë “brengë ushtrake” serbiane,prandaj edhe ishin prgatit tri pista (nga Podgorica, Prishtina, Ohri), për të sulmuar Tiranën. Lidhur me këtë, dokumentet konfidenciale angleze deshmojnë se edhe Tirana zyrtare ishte vënë në gjndje gadishmeria me tërë asreanlin ushtrak për ta mbrojtur Kosovën. Fjala “sulm” dhe fjla “mbroijtëje”, do të jetë objket analizash për shumë përfaqsi diplomatike që të dallohet, se “kush ia ka nis sulmit i pari”. Por një fakt dihet, se Rinia shqiptare e Kosovës ia ka nisë e para, dhe ata vështirë se do të zbrapëshin ma nga kërkesat e tyre legjtime dhe publike, sepe nuk po demonstrohej ma ilegalisht.

Parullat  e demonstratëve nuk janë luftënxotpse, vlerësojnë sidomos britanikët, janë disi një “filantropi popullore”, për ta gëzuar lirinë si të tjerët; që duan barzim me kombete tjera të jugosllavisë, që si duket është duke u hamendrur, pse është decebtralizuar së teprimi më 1974, sidomos serbinaët. E shqiptarët nuk duan ma vetëm aq sa fituan më 1974, këta të rijë e të reja, po duan diçka më tepër,po duan REPUBLIKE tëç brabartë në fedreatë. Nëse kjo nuk plotësohet, kërkesat do të metastazojnë në pambarim, e ndoshta deri te shktrrimi i kësaj perandiorie komuniste, që aq shumë lavdërohej nepër bottë. (shiqo; DASIPB. Konfidencial, 01/81-Raport i pabotuar derguar Londrës, nga Beogradi më 22 VI 1981).

Në dokumente prezentohet edhe rroli qendrës britanike e nomuniar si “Deprtamneti Sovjetik”, si filialë intelegjnte angleze, gjithnjë lidhur me përgjegjësinë e drejtuesëve politik shqiptarë, duke i shtruar në mënyrë tendnecioze si: “marrënine Shqiptare-Jugosllave”. Shtruarja e çështjeve në këtë mënyrë, spejgojnë shumë analiza të kohës, se në takimet me të hujtë, lidhur me këto çështje, jugosllavët kur ishte në pyetje Kosova dhe viset shqiptare që i okuponin, thirreshin në Kartën e Atllantikut (14 gusht 1941, neni 1,), në Karten finale të Helsinkut (1975), po nuk spejgonin kurrë se këto prinicipe të kodifikuara ndërkombëtare, pikërishtë jugosllavët i kishin sheklë në Istër dhe në Vojvodinë, ku kishte pasë ndryshim të kufijëve. Pikërishtë këto pyetje do t` u shtrohen Lazar Mojsovit (funksionar shovinist jugoslalv) dhe Tihomir Vllashkalliqit (drejtues i LKS), në Bepgrad, para se të vijnë në vizitë në Prishtinë më 8/9 tetor 1981, kuptohet për të shpërnmdarpë akuza dhe për të zgjëruar diktatin politik, ushtark dhe policor, në tërësi të drejtuar nga LKJ, kundër një populli të tërë (shqiptarë).

Dr Kaba dhe dr Syla , vlen të theksohet se pikërishtë gjatë tetorit 1981, e kanë siellë një informatë që ka mbetë “misterioze” ; do të lëvizet një Peticion i Univerzitetve të : Beogradit, Zagrebit dhe Lublanës nga 133 studentë, do t` i dërgojnë Kryesisë Fedreale, për dnimet shumë të egra ndaj studentëve shqiptarë.(shiqo: në publikim f. 427; krahaso me: A. CKSKJ.  6  XI 1981 Beograd, peticioni i 133 stundetëve, i regjistruar si dokumnet konfidencial!).

Dokumnetet e prezentura nuk spejgojnë “çdo gjë”, për ato ngjarje që kishin në qendër rininë dhe popullin e shtypur shqiptarë, por hapin horizonte të reja, për ta kuptuar se kur filloi Epoka e UÇK-ës, dhe për ta kuptura edhe Bashkësia ndërkombëtare se: “shqiptarët nuk kthehen prapa dot, pa i realizuar synimet e tyre për Republikë të Kosovës, e diçka më tepër…”.(shiqo; A. CKSKJ, traskripti i bisedës Ambasadrit në Britanisë me Lazar Mojsovin në dhjetor 1981.Madje Mojsovi do të potencoi aty se “shumica e funksionarëve shqiptarë janë regjistruar jugosllavë”, për të treguar se janë lojal, por ndaj tyre nuk do të ketë mëshirrë do të shpërthejë në bisedë Lazar Mosjov, që pretendon të deshmohet më serbianë se serbianët edhe pse në esencë ishte bullgar! Dok KEF. 1-6/81).

Në këto dikumente sheshëzohet edhe një fenomen që kishte lënë mbresë tek të gjithë diplomtaët Perendimor, të akredituar në Jugosllavi se: “me asnjë fjalë, me asnjë veprim demonsruesit nuk kishin shprehur ndienja antiperendimore”. Përkundrazi, kishte finesa antisovjetike, që nuk nënkuptonte as me ma të voglin dyshim, se dikush i ka porositë nga Tirana, apo Moska”. (shiqo: AJ. KEF/XI/81). Dokumnetet e prezenturara në mes rreshtave e sheshëzojnë një bregë se rinia shqiptare i është nënshtruar një represoni të egër, si në hetime ashtu edhe në burgje gjatë mbajtëjes. Numri i hetimbve dhe te të burgosurve lakohet nga 600-750 000 shqiptarë që kishin dosje të reja në policinë  e partisë, pasi që nga vitit 1966 LJK e drejtonte policinë e jo kundrëta, si ishte zakon deri atëherë. Sido që të jetë, në të dy sistemet e UDB-ës(1945/66) dhe të LKJ (1966/1999), pozita  e shqiptarëve ishte konstaante, popull shqiptar mbetej i dyshimtë, që duhej të mbetej qytetarë i rendit dytë. Këtu është erupcioni i Revolucionit sutudnetor 1981, dhe këtë diganozë autorët e prezentojnë në nivel të lartë “selektiv” dhe eksplikaiv dokumnetar. Madje e kanë plasuar para shkencës histrosë si kapital me vlerë të lartë politike, diplomatike dhe gjeostrategjike edhe për sot. Autorët i urojmë për punën e shkelqyer që kanë bërë në dobi të shkencës së historisë. Prishtinë 22 IV 2017

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …