Dr. Shaqir Shaqiri: Tradhtia kombëtare dhe harresa

Pas koalicionit sa mafioz aq edhe makiavelist mes PDK-së, LDK-së dhe Listës së shkijeve, as nga pesimistët më të mëdhenj nuk është pritur “marifeti” i radhës së parë i kësaj qeverie (që është deri diku edhe rikthim i  qeverisjes së kohërave famëkeqe të hyzmeqarëve të Rrahman Morinës, Azem Vllasit e të S. Millosheviqit):


Puna e parë që zotohet të bëjë kjo qeveri është formimi i Gjykatës Speciale për ndjekjen e luftëtarëve të lirisë,  me qëllim që të barazohet viktima me dhunuesin, gjegjësisht që të barazohet okupatori barbar me luftëtarin e lirisë!


As 24 orë të plota pas marrjes së detyrës së MPB, Skender Hyseni (i cili nuk siguroi nga elektorati i tij  as minimumin e duhur për të zënë vënd në Parlament), i pyetur për Gjykatën Speciale, për Tanjug deklaron se një nga ligjet e para që do të shkojnë për miratim në Kuvend është ligji për Gjykatën Speciale.  E kjo gjykatë, dihet, do t´i ndjekë çlirimtarët e Kosovës.


 


 Dhe, vetëm pas 48 orësh marrim lajmin se  drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, në prag të  themelimit të Qeverisë së re të Kosovës ka biseduar me zyrtarë të Kosovës. “Dëshiroj të theksoj se është sukses i madh që krijimi i ASK-së është pika numër një e marrëveshjes qeverisëse  në të cilën bazohet Qeveria krahinore …”, ka  deklaruar Marko Gjuriq në intervistën për agjencinë “Beta”. Pra, qeveria e re u formua në bashkëpunim me Beogradin.                                                                                


 


Dhe, pas titullit të këtij shkrimi për tradhëtinë dhe “harresën”, më mbetet vetëm t´i bëj pyetje vetes: A KA BRIRË TRADHËTIA KOMBËTARE ?


 


A nuk paska ligje më të rëndësishme me të cilat duhet të merret Kuvendi?


A nuk do ishte ishte më mirë që në këtë Kuvend të nxjerren ligje për ndjekjen e kriminlëve serbë për krimet  barbare që kanë kryer në Kosovë; për kthimin e të pagjeturve; për kthimin e fondeve enorme të pensioneve e të kursimeve; për kthimin e letrave origjinale kadastrale të plaçkitura nga larashët serb; për… për…


 


Në kohë të fundit e kam thënë goxha shpesh se shumë herët sikur harruam krimet barbare, që i bënë serbët mbi popullatën shqiptare të Kosovës duke masakruar, duke dhunuar, duke djegur e duke plackitur, si larashë të fëlliqur, gjithçka u binte në duar.


Dhe, teksa përmendem çështjen e dhunimeve nuk mund e të mos çuditet njeriu se si mediat dhe institucionet  shtetërore anashkalojnë tmerrin që përjetuan mijëra gra e vasha shqiptare gjatë luftës së fundit, sistematikisht të  dhunuara nga hordhitë çetnike?!?!


Për të qenë ironia më e madhe, këtë gabim paradoksal tonin nuk e bëjnë mediat e huaja. Televizionet e huaja kanë  gjiruar dhe emetuar filma dokumentarë dhe seriale televizive për këto krime që shkaktoi shkjau gjatë luftërave të  fundit në Kosovë dhe në trevat e tjera të ish-Jugosllavisë.


Para pak ditësh, televizioni shtetëror suedez emetoi dy herë gjatë një javë emisionin dokumentar të prodhimit danez  “Krigets glömda offer” (“Viktimat e harruara të luftës”) në të cilin pasqyrohet trauma e viktimave të dhunimit në  Bosnje e Hercegovinë.


Të huajt përpiqen ta rikujtojnë dhembjen tonë kurse ne “i kemi futur veshët në lesh” dhe nuk na bie ndër mënd se  ai që e harron të kaluarën është i gjykuar ta përsërisë ate!


Dhe, pse të mos e mësojmë rininë tonë (në atë kohë ende fëmijë që vështirë se mbajnë në mend krimet makabre që  ndodhën në Kosovë) me faktin e tmerrshëm se shkjau gjatë luftës së fundit, veç barbarive tjera, sistematikisht  dhunoi mijëra gra e vasha shqiptare dhe se numri i këtyre viktimave (në mesin e tyre edhe fëmijë 12 vjeç) në luftën  e fundit në ish-Jugosllavi është mbi 75.000?!


 


Qeveritë tona vazhdojnë avazin e bisedimeve me Serbinë dhe bilanci i shpenzimeve marranendëse të shëtitjeve  të delegacioneve tona mund të llogaritet me fiasko totale për palën tonë përderisa Serbia “nga mirësia që pranon  të ulet me ne” i hapë vetes rrugën kah Evropa. Kjo të lë përshtypjen se serbët paskan ndryshuar dhe se nuk qenkan  më ata që ishin gjithmonë – gjakpirës, barbarë! Për të qenë paradoksi edhe më i madh, ndryshimit të këtij imazhi  po i ndihmojmë ne!


 


Institucionet tona shtetërore sjellen para botës sikur do vet Serbia. Lozin lojën e Sërbisë sikur ajo paska ndryshuar dhe se nuk është më ajo që gjithmonë ishte, e kësisoji bëhen krah i fuqishëm i Serbisë në përpjekjen e saj për ta ndryshuar imazhin që kishte pak vite më herët dhe për krijimin e një imazhi krejtësisht falso.


Fatbardhësisht (përsëri) miopinë e çuditshme të institucioneve tona dhe heshtjen e mediave shqiptare, nuk po e lënë në harresë agjencitë e huaja apo edhe ndonjë zyrtar i lartë i huaj. Agjencia prestigjoze e lajme Associated Press javën  e kaluar shkroi se Serbia po i “kthehet  sundimit të hekurt të nacionalzmit”  dhe se “Gjuha e urrejtjes është


në rritje… Nacionalistët flasin për ripërcaktim kufijsh në Ballkan… Vrasjet në stilin e mafias, diçka me të cilën njihen vitet  e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit, po rikthehen. Serbia po hyn vendosmërisht në kampin e mentorit të saj  tradicional – Moskës…”


Dhe përsëri, janë të huajt më të zëshëm se ne në kërkesën që Serbia duhet të kërkojë ndjesë për krimet dhe gjenocidin mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Kurse ne (që nga përfudimi i luftës) kemi emëruar ministra e pushtetarë të tjerë nga minoriteti serb dhe asnjëri prej tyre kurrë nuk ka kërkuar ndjesë për tmerret e llahtarshme që shkaktuan bashkëkombasit e tyre!


A u dashka të tjerët të na përkujtojnë se  “ asnjë qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu sic ka bërë Millosheviqi në  Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid, sikur deklaroi para pak ditësh,  në një intervistë për televizionin  publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek?


Duke e harruar të kaluarën e tmerrshme, duke falur armikun gjakatar, dhe duke pasur një qeveri që krijohet në marrëveshje dhe me miratim të Beogradit, nuk pritet tjetër veçse kthim i sërishëm në robëri…


Përveç nëse mbushet mend ky popull yni dhe e merr çështjen në duart e veta…

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …