Brickos

RKL: Turbo-gazetarët ndihen të fyer pse Edi Rama nuk i ftoi në takimin e fund-vitit

Turbo-gazetarët e “fejsbuqeve” të internetit në  Prishtinë, nga Portali Ekspres, gazeta Zëri, Koha Ditore, etj,  janë ndjerë të fyer përse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i paska ftuar në Tiranë, në takimin e tij të fundvitit me gazetarë. Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe kanakari i SHIK-ut të Kadri Veselit, bashkëpunëtori i hapur i Stanishiqit, Baton Haxhiu, të cilin thuhet se Rama e ka thumbuar, duke e veçuar si gazetar të përshtatshëm për Serbinë nga Kosova e Shqipëria në Serbi, por jo edhe anasjelltas. Turbo-gazetarët e vetëshpallur profesionistë, të tillë që nuk lënë dhe nuk kanë lënë pjatë qeveritare pa i futur hundët, duken të mllefosur pse  kryeministri Rama nuk iu bëri “nder”, ashtu sikur ata dëshirojnë për veten e tyre, pavarësisht cili është niveli i tyre intelektual e arsimor, pavarësisht cilat janë shkrimet e tyre të zeza kundër kombit e atdheut, pavarësisht gojëve të tyre të ndyra, të çjerra e të harlisura, të çoroditura…


 


Ky soj i gazetarëve, që veten e tyre e kanë shpallur profesionistë, ky soj i poltronëve të të gjitha politikave, rron duke përhapur gënjeshtra, duke i mbushura faqet e portaleve me porno-pamje, me të shara e të lehura të akëcilëve “analistë lepotanë e sharlatanë”,  të cilët janë përfshirë në sa e sa skandale e sherre. Ata i bashkon motoja:  shaj, gënje, mashtro, në mënyrë që të klikohet gazeta apo portali, dhe nga ato klikime të vihet në përfundim se paskan opinion që i lexon, madje edhe nga ata që shahen dhe ua shajnë përditë, gjithçka që shajnë rrugaçët, debilët, pedet, lesbiket, nopranët, dallkaukët, bjerrakohësit dhe matrapazët e fjalës së shkruar e të afishuar në porno-partalet e tyre, ku mungon serioziteti, paanshmëria, kritika e shëndoshë shoqërore, njerëzia e dituria e vërtetë.


 


Turbo-gazetarucët e Kosovës dhe sivëllezërit e tyre kudo në trojet tona, janë gojëndyrët e përditshëm që përhapim çdo gënjeshtër për vendin, kombin, atdheun, historinë të kaluarën…  Janë ata që tërë ditë shfletojnë shtypin e pistë të Serbisë për të përkthyer ndonjë të sharë “serpçe” për UÇK-në, për të njollusor luftëtarët e lirisë, për t’ i prezantuar si “terroristë”, për ta lavdëruar  ndonjërin prej tyre që bashkëpunon me EULEX-in. Këto turbo-gazetarucë, të paguar nga nëntoka e shërbimeve të huaja, nuk lënë gjë të shenjtë shqiptare pa atakuar. Me qëllim për t’ u treguar kozmopolitë, ata lehin nacionalizmin e sotëm shqiptar me gjuhën e dikurshme të bashkim vëllazërimit. Atyre iu pengon “Autoktonusi” mbi qiellin e Beogradit, por nuk u pengojnë gojët e pista të serbëve të thërrasin për linçim kolektiv të shqiptarëve. Atyre u pengon madje edhe fjala shqipe në Beograd, sepse sipas rezonimit të tyre, nuk bën të provokohen serbët, të cilët janë viktima të UÇK-së, të cilët me të drejtë u ndiekan humbës, sepse paskan humbur Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi(!) Andaj kërkojnë respekt ndaj serbëve, të cilët paskan humbur shumë territore të ‘tyre” të pushtuara dikur me ndihmën e Rusisë, Francës dhe me bekimin e Evropës, edhe kësaj të sotmes.


Ky soj gazetarësh, nuk ka fytyrë, që t’ i skuqet, nuk ka kredibiliet moral për të cilin do të përkujdeseshin, nuk ka të kaluar kombëtare në shërbim të kombit e atdheut. Ky është ai soji i ikanakëve, të cilëve u kishte rrëshqitur nën këmbë toka e përflakur  dhe e djegur e atdheut gjatë kohës së luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare. Ky soj gazetarësh ishin shpallur të vdekur dhe sapo kishin ikur nga Kosova, helmin për prishjen e rehatisë së tyre në Prishtinë,  e kishin orientuar të UÇK-ja, e cila iu kishte prishur qerdhet…


Duke folur për këto soj shqiptarësh apatridë, për këto soj gazetarësh deledashë, filozofi i madh shqiptar, Kristë Maloku e kishte identifikuar si lindorizëm shqiptar, sado që ky lloj lidorësh sot pretendojnë të jetë puro perëndimorë, pa hequr dotë nga përkatësie e dikurshme e birësuar komuniste jugosllave.


 


“Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nënë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e për vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqit, që shkojnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është Atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi.”


 


Askush më mirë  deri sot nuk e ka identifikuar këtë soj shqiptarësh, sesa filozofi, Kristë Maloku. Tani, lindorët e sotëm janë ata  të cilët i ka krijuar nëna parti e komunistëve jugosllavë, “nënëmadhja” apo “b.madhja” e bashkim vëllazërimit, bashkëjetesa e “artë” e kohës së Titos, koha që i ka prodhuar me bollëk, madje edhe bijë ambasadorësh e puthadorësh, kumbarë të Arkanit e të Stanishiqit, nipa të Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, bijë besnikë të jugosllavizmit. Ky nus prodhim  i markës “Made in Jygoslavia” nuk ka asnjë pikë morali kombëtar, andaj e ka shumë lehtë ta gjendet edhe në Serbi ku tregohet proserb, edhe në Shqipëri ku tregohet paksa edhe shqiptar, sipas nevojës, sipas rastit, madje edhe para kryeministrit të Shqipërisë, të cilit fort i ha meraku për xharrët, surrët, batët, toshët, benët, buzhët, gonët e bastardët e këtij lloji….

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …