Brickos

Dr. Vjollca Kadolli falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë vetizolimit të punonjësve shëndetësor në Viti

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti, Dr. Vjollca Kadolli, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe solidarizimin me 17 punonjësit shëndetësor të kësaj qendre të cilët qe 14 ditë ishin në vetizolim, pasi disa nga ta kishin pasur kontakt me të infektuarin e parë me Koronavirus. “Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, thotë Kadolli- Halili. Ajo thotë se edhe të vetizoluarit kanë treguar përgjegjësi të lartë. “Gjithashtu, kolegët nga QKMF dhe gjithë Kosova. Falënderim i veçantë për të vetizoluarit që kanë treguar një seriozitet dhe përgjegjshmëri gjatë këtyre dy javëve. Vazhdojmë me punë nga e hëna duke respektuar rekomandimet nga IKSHP dhe MSH. Ne do jemi aty për ju”, thotë ajo. Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti kanë rezultuar negativ nga testimet për koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …