Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me rastin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni ka deklaruar se rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet nga Administrata Tatimore e Kosovës. Në vitin 2021, ATK-ja ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale. Ndërkohë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me këtë rast theksoi se nuk mund të imagjinohet një shtet pa tatime dhe pa taksa. “Shteti si koncept është një kontratë shoqërore ku të gjithë bëhen bashkë edhe merren vesh të kontribuojnë përmes tatimeve në mënyrë që disa shërbime të përbashkëta të cilat e bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët për t’i paguar tatimet dhe për t’i mbuluar ato kosto. Prandaj, është e paimagjinueshme që të ketë një shtet pa tatime dhe pa taksa, dhe pa administratë tatimore në këtë rast. Të hyrat nga ATK-ja janë tepër të rëndësishme dhe përveçse janë të rëndësishme për shtetin, janë të nevojshme edhe për ta ruajtur barazinë dhe për ta ruajtur edhe produktivitetin e ekonomisë”, ka thënë Murati.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, prezantoi rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, prezantoi rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. Ai është shprehur se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj. “Të hyra prej 355 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26 milionë euro, apo 8.1 për qind”,  ka thënë ai. Murtezaj ka treguar faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave. Në rritje ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike. Është rritur besimi i bizneseve, ka transparencë edhe brenda institucionit.  Gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe digjitalizimi i shërbimeve”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …