Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze

Sot, në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent-MPBAP ,Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil KODRA nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze. I shoqëruar me zv. Drejtorin dhe zyrtarë përgjegjës të AME-s, z. Kodra priti në takim përfaqësuesin JICA Këshilltarin për Ministrinë e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës z. Takahiko Makino, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në programin e asistencës teknike për programin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre Malore NFFIS dhe Zgjidhjet e Bazuara në Ekosistem për zvogëlimin e rreziqeve nga Rrëshqitjet dhe Erërat e forta ECO DRR. Me këtë rast, të dy përfaqësuesit u pajtuan se ky akt nënshkrimi është vetëm nisma e bashkëpunimit, i cili pritet të fuqizohet dhe materializohet në periudhën e ardhshme . Programi nga marrëveshja në fjalë pritet të fillojë pas aprovimit nga të qeveritë e dyja vendeve, ndërsa faza e implementimit pritet të fillojë në fundin e këtij viti. Përmes zbatimit të programit, Kosova do përfitoj edhe një aset të nevojshëm teknik për identifikimin dhe paralajmërimin e hershëm për zjarre malore, gjithashtu në pikat e identifikuara nga procesi i vlerësimit të rrezikut nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut, do ndërmerren masat e trajtimit bazuar ne zgjidhje ekologjike për zvogëlimin dhe parandalimin e tyre ECO DRR. Në këtë program janë të ndërlidhura ngushte edhe institucione tjera qeveritare dhe agjencitë si: MBPZhR – Agjencia e Pyjeve të Kosovës, MMPH-AMMK -Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, MPL – Komunat e Kosovës , Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …