leoni

Policia e Kosovës paralajmëron masa ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm se do do të përballen me drejtësinë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të infektimeve më Covid-19, ndërsa rreth 90 për qind e infektimeve janë me variantin Delta si dhe rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa. Këto të dhëna i bëri të ditur, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike në Kosovë. Valbon Krasniqi, drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës u bën thirrje për vaksinim. Ai thotë se është herët për të folur për mbyllje në vjeshtë pasi sipas tij e gjitha varet nga ne. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 150 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa janë administruar në total afro 430 mijë doza të vaksinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …