Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa zjarre të hapura, por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit.

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve dhe në të njëjtën kohë ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta, pasi kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …