Drejtoria e bujqësisë bën thirrje për aplikim për subvencionimin e qumështit për fermerët malishevas

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, në kuadër të zbatimit të politikave për përkrahje në sektorin e blegtorisë, përmes subvencioneve, sot ka bërë shpalljen e thirrjes publike për blegtorët e Komunës së Malishevës, për aplikim për subvencionimin e qumështit, për të gjithë blegtorët të cilët e dorëzojnë qumështin në pikat grumbulluese të qumështit.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Sylë Dukolli, thirrja e bërë është për subvencionimin e qumështit për periudhën Janar-Qershor 2023, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata blegtorë, të cilët dorëzojnë qumështin në qumështore apo pika grumbulluese të qumështit.
Subvencionimi i qumështit, të do jetë 0.03 euro (3 cent) për një litër qumësht dhe për këtë subvencionim mund të aplikojnë të gjithë fermerët të cilët janë banorë të Komunës së Malishevës dhe që e dorëzojnë qumështin.
Afati i aplikimit është nga data 07.08.2023 dhe zgjatë deri më 21.08.2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …