DRITAN GOXHAJ: LUFTËTARI I NJË ÇËSHTJEJE TË DREJTË, VDES DUKE LUFTUAR

Ushtria Pushtuese Izraelite njoftoi se ditën e mërkurë kishte vrarë udhëheqësin politik dhe ushtarak të Hamasit, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar). Në komunikatën që pushtuesit izraelit lëshuan shkruhej “ Sinuar nuk ishte nën shënjestrën direkte të trupave izraelite, ato e kuptuan se kishin vrarë Sinuar vetëm të nesërmen pasi inspektuan vendin e përplasjes së armatosur midis tre pjesëtarëve të Hamasit dhe një njësije të forcave izraelite në zonë. Pasi tre terroristët u pikasën, u qëlluan dhe u plagosën, dy u drejtuan në një ndërtesë dhe i treti, i cili rezultoi se ishte Sinuar, hyri në një tjetër godinë.Më pas Sinuar u ngjit në katin e dytë të ndërtesës. Një tank qëlloi një predhë tjetër në ndërtesë dhe më pas një togë këmbësorie u ngjit për të kërkuar. Sinuar hodhi dy granata njëra pas tjetrës, njëra prej të cilave shpërtheu. Ushtarët u tërhoqën dhe një dron fluturoi për të kontrolluar dhomën nga u lëshua granata. Droni gjeti një burrë me krahun e tij të plagosur dhe me fytyrë të mbulluar –Sinuar- i cili hodhi një shkop druri në drejtim të dronit. Atëherë një predhë tjetër tanku qëlloi në drejtim të vendndodhjes së personit – Sinuar- duke e vrarë atë”.

Vrasja e Sinuarit po trumbetohet si nje fitore e madhe për Izraelin, por në të vërtetë mënyra e vrasjes së tij nuk është aspak fitore për Izraelin, por është një fitore e madhe për rezistencën e armatosur, dhe luftën çlirimtare që po zhvillon Hamasi dhe gjith organazitat e tjera të armatosura në Gaza dhe në Bregun Perendimor. Duke u bazuar edhe mbi videot e lëshuara nga vet pushtuesit izraelit por edhe nga kjo komunikatë për shtyp e tyre dalin në pah tre gjëra thelbësore.

E para.

Duke deklaruar se Sinuar nuk ishte nën shënjestrën e ushtrisë në ato momente, tregon qartësisht se pushtuesit izraelit për gjith periudhën 12 mujore të këtyre luftimeve nuk e kanë pasur idenë, dhe nuk e kanë ditur kurrë se ku gjendej, dhe ku e nga lëvzite Jahja Sinuar.

E dyta.

Mënyra e vrasjes hedh poshtë gjithë propagandën 12 mujore, jo vetëm të Izraelit, por edhe të gjithë perëndimit të cilët, me paturpësinë më të madhe gjatë gjithë kohës deklaronin se Jahja Sinuar fshihej mbas civilëve, dhe përdorte civilët palestinezë për të lëvizur, duke i përdorur ata si mburoja.  Dhe këtë, gjith këta çakej të perëndimit dhe Izraelit e bënin vetëm për të justifikuar vetvetes së tyre, por edhe gjithë perëndimit genocidin dhe masakrat ndaj popullatës së pambrojtur palestinezëve, ndaj grave e fëmijëve.  Gjithashtu po kjo media e “moralshme” perendimore dhe izraelite gjatë gjithë kohës 12 mujore kanë pretenduar se Sinaur lëvizte gjithnjë me pengjet izraelite për të bërë kështu të pamundur ndërhyrjen e ushtrisë izraelite ndaj tij.Fakti që Sinuar u vra duke luftuar në një godinë dhe zonë ku nuk kishte fare civilë, dhe nuk kishte as pengje, as në godinë e as diku afër, e hedh poshte këtë propagandë, dhe tregon që gjith perëndimi është angazhuar në lajme të rreme për të mbuluar fashizmin e shtetit të Izraelit.

E treta.

Fakti që Sinuar u vra duke luftuar në vijën e parë të frontit tregon se Hamasi nuk është një ushtri e mirëfilltë me një komandë të mirëfilltë hierarkike. Sepse po të ishte e tillë, atëherë Sinuar nuk do të gjendej në vijën e parë, por diku në ndonjë bunker që përdorej si vënd-komandë qëndrore, nga ku do të koordinonte gjithë lëvizjet e forcave të Hamasit.Kjo tregoi se Hamasi tashmë është duke vepruar sipas taktikave të luftës guerrile, të njëjtë të implementuar nga ana e çeçenëve gjatë luftës së dytë çeçene me Rusinë.

Në atë kohë edhe pse Çeçenia kishte një forcë ushtarake të mirëfilltë dhe të organizuar e strukturuar nën një komandë të vetme profesioniste, me fillimin e pushtimit të dytë rus të Çeçenisë, kjo komandë morri vendim që gjithë ushtria të mos vepronte më nën një komandë të vetme, por të shndërrohej në një forcë guerrile, ku çdo njësi, jo më e madhe se një kompani, të mundohej të mbante një zonë të caktuar dhe t’i shkaktonte armikut sa më shumë humbje të mundshme. U zgjodh kjo taktikë për të mundësuar vazhdimësinë e luftës edhe po qe se do të eleminohej shtabi qëndror ose komandanti i luftës. E njëjta metodë duket se është aplikuar edhe nga Hamasi në këtë luftë.

Prandaj rënia heroikisht e Sinuarit dhe publikimi i videos nga vetë izraelitët jo vetëm që nuk i jep fund luftës çlirimtare në Palestinë, por ai veprim i Sinuar do të shtojë rradhët e Hamasit. Pasi në kohën në të cilën po jetojmë, në një kohë të një cinizmi të pa imagjinuar, të një politike të lodhur, dhe liderëve të rremë, ja ku shfaqet Sinuar në vijën e frontit, i veshur me uniformë ushtarake dhe me kallash e e bomba në dorë, duke vdekur për kauzën e popullit të tij. Kjo i përngjet një Çe Guevarre, që kjo botë moderne nuk ka parë për një kohë të gjatë, të paktën që 25 vjet, që pas vrasjes së themeluesve të U Ç K-së Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.

Dhe kjo është ajo që unë me gjithë qenien time e quaj Patriotizëm.

E imagjinoni dot që këtë ta bëjë Trump, Biden ose Harris, ose Makron, ose Rama që nuk besojnë në asgjë, ose Mahmud Abas dhe gjith pjesa tjetër e udhëheqësve arab. Kontrasti që qëndron ndërmjet këtyre njerëzve të zbrazët pranë një njeriu që luftoi deri në fund, që sfidoi deri në fund, është aq i pastër sa edhe marramendës. Një copëz në kafaz të politikës moderne botërore.

Momentet e fundit të Sinuar hodhën poshtë gjithë denigrimin cinik të Izraelit dhe gjithë atyre që përkrahin fashizmin, genocidin dhe Holokaustin izraelit ndaj lidershipit të Hamsit dhe palestinezëve, ato momente pështyjnë me përçmim në “sinqeritetin” e vrasësve të fëmijeve dhe përkrahësve të tyre, vetëm me lëvizjen e krahut të një luftëtari të plagosur. Tashti u bë e qartë si drita e diellit dhe askush, as nga genociduesit dhe as nga përkrahësit e tyre nuk munden të thotë se Sinuar luftonte dhe rezistonte për asgjë, pasi ai luftoi deri në vdekje për Çlirimin e Palestinës. Aq sa edhe vetë pushtuesit izraelit krijuan kaq shumë respekt për këtë njeri, sa nuk mundën ta fshehnin të vërtetën e rënies së tij heroike.

Dhe kjo ishte edhe fitorja e fundit e Sinuar ndaj Izraelit.Dhe siç shkruan edhe Pablo Neruda: Ata mund t’i këpusin të gjitha lulet që çelin, Por nuk e ndalin dot Pranverën që të vijë.

Tiranë, 19 Tetor 2024

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Qeveria, jashtëligjshëm, po i përdorë ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale

 Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot, në një konferencë për …