Duda Balje: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, Arbër Rexhaj të kujtojë mbështetjen tonë në Prizren

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se grupi i saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të qëndrojë në opozitë, duke hedhur poshtë çdo aludim për përkrahje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një reagim për debatet e fundit, Balje kritikoi deputetin Arbër Rexhaj, duke kujtuar mbështetjen që i kishte dhënë VV-së në nivel lokal në Prizren dhe për qeverinë Kurti 2.
“Kur kemi votuar për LV-në në nivel lokal dhe për qeverinë Kurti për katër vjet, ku ishte Arbëri me thënë një faleminderit?”, tha Balje. Ajo theksoi se kontaktet me VV-në kanë qenë të pakta dhe se propozimet për ministri nuk janë shoqëruar me bashkëpunim të mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …