Dy ditë radhazi në Deçan është mbajt Panairi ,,Deçani 2019’’

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditëve të Diasporës 2019 , më 19 dhe 20 Korrik është organizuar panairi tashmë tradicional ,,Deçani 2019”. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënimin e ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera, këtë vite është mbështetur vetëm nga komuna e Deçanit, Zyra e Diasporës. Hapjen zyrtare të panairit e bëri i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, kryetar i komunës së  Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtor, zyrtar komunal, bashkatdhetarë dhe qytetarë të shumtë. Panairi është mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara. I pari i komunës së deçanit Bashkim Ramosaj në hapje të panairit tha se : “Këto ditë jemi përkushtuar dhe jemi mundu mjaft që me i tregu krejt popullit të Deçanit e në veçanti Kosovës që Deçani ka një perspektivë. Deçani ka një perspektivë sepse është një ndër komunat që lidhet me dy shtete fqinje me Malin e Zi edhe me Shqipërinë dhe që duke e pas një jetë të vështirë nuk kemi mujt me i shti në funksion potencialet dhe resurset që i kemi të përbashkëta e që është edhe koncept i  Bashkimit Evropian, Evropës Euro-Atlantike, për integrime evropiane dhe për zhvillimin e këtij rajoni”, ka thënë ai. Ndërsa kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha se, ,,Sot jemi bashkë këtu në Deçan për të dytën herë për të qenë pjesëmarrës të përbashkët si dy komuna të binjakëzuara, për të promovuar vlerat turistike tonat por edhe për tu njohur më afër me vlerat që ka komuna e Deçanit duke shtuar se ne kur jemi këtu jemi në shtëpinë tonë. Në këtë panair për dy ditë radhazi për nderë të pritjes së bashkatdhetarëve, bizneset vendore promovuan produktet dhe shërbimet që i ofrojnë duke filluar nga Komuna e Deçanit, Komuna e Ulqinit dhe biznese të ndryshme. E veçanta e këtij panairi ishte se Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, këtë vit ka nda mirënjohje për: Homdi  Lataj- Motivacion: Për bashkëpunimin me Komunën e Deçanit dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e 15-të shtëpive për qytetarët me nevojë në Komunën e Deçanit! Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit! Halil Kastrati -Motivacion: Për bashkëpunimin me Komunën e Deçanit dhe kontributin e dhen në ndërtimin e 15-të shtëpive për qytetarët me nevojë në  Komunën e Deçanit! Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit! Rrustem Geci –Motivacionin: Për kontributin  në  investimin e Objektit  Kulturorë të mbrojtur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore në Komunën e Deçanit dhe në ruajtjen e ambientit. Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit! Nexhat Mulaj -Motivacioni: Për kontributin e dhënë si Koreograf  në ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave Kulturore Shqiptare në Shtetin Zviceran. Faleminderit në emër të Komunës së Deçanit! Enver Pajazitaj -Motivacioni: Për përkrahjen e komunës dhe mundësin e krijimit të vendeve të reja të punës duke investuar në ndërtimin e biznesit të tije nga kursimet në shtetin Zviceran. Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit, dhe sukses të reja në zgjerimin e veprimtarisë biznesore që direkt ndikon në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Deçanit! Enver Pajazitaj –Motivacioni: Për kontributin e dhënë si Koreograf në ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave Kulturore Shqiptare në Shtetin Zviceran. Faleminderit në emër të Komunës së Deçanit! Pos  ushqimeve vendore të cilat ishin përgatitur për mysafiret dhe të pranishmit panairin e begatuan edhe më vallen e tyre Grupi i Valleve nga Deçani nënë koreografin e Genc Tetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …