Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Dy Heronj me një ushtri

Në kujtim të dhimbjes e krenarisë. Data 2 nëntor 1989, na kujton qëndresën heroike të dy viganëve tonë kombëtar, dy Heronj me një ushtri, dy revole përballë tankeve e autoblindave të forcave pushtuese. Dy revole ishin sa dy raketa tomahokë sepse shpërfaqja e guximit çlirimtar përballë nj pushtimi aq të rendë e brutal ishte vlerë, guxim dhe vepër e pa krahasueshme në ndonjë normalitet. Mos dorëzimi dhe qëndresa e heronjve Afrim Zhitija e Fahri Fazliu ishte sinjal për luftën që do të vije për lirin e vendit. Ky veprim tërboi pushtueset serbo -sllav të ish-Jugosllavisë. Ky guxim mobilizoj masat popullore shqiptare për një rrugë drejt së ardhmes drejt luftës për liri. Kush ishin këta hero Afrim Zhitia Fari Fazliu? Ishin anëtaret e lëvizjes atdhetare të vazhdimësisë nga Ibrahim Lutfiu e Gjon Sereqi të Adem Demaqi e të Ahmet Haxhia, eë Lëvizjet revolucionare të viteve 1968 e 1981. Të ngritjes në organizata duke formuar komitetin për Kosovë e vise Shqiptare i OMLK –së. 1984-1985 Xhabir Morina sekretar politik, Bashkim Mazreku sekretar organizativ e të tjerë. Duke e ruajtur ketë kontinuitet nëntor 1985- mars 1988, Sadik Halitjaha sekretar politik, Ahmet Hasani sekretar organizativ, Xhavit Haziri, Shaban Muja, Halil Krasniqi, Shaban Xhemajli, Ahmet Haxhija, Ramadan Valiu, Ibrahim Shala Murat Bytyqi, Qazim Zeka, Sabit Veseli, Hamit Muja, Ali Januzi, Sabit Tahiri, Bedri Ajeti, Bajram Ajeti, Sefedin Morina, Alush Shala, Ruzhdi Saramati, Bejadin Allaqi, Dervish Qadraku, Halil Qadraku, Bejadini nga Bujanovci, Arif Seferi nga Kumanova Nufri Reka nga Tetova e të tjerë.

Dhe pas ardhjes nga burgu Fdail Vata duke u riorganizua përsëri më 11 qershor 1988 komitetin e OMLK-së Fadil Vata sekretar politik Afrim Zhitija Sekretar organizativ Fahri Fazliu anëtar i këtij komiteti Bardhyl Mahmuti, Shaban Muja, Ahmet Haxhija, Ramadan Veliu, Halil Selimi e shumë të tjerë. Pas organizimit të protestave të Minatorëve e të Studenteve në sallën e 25 majit në Prishtinë gjatë vitit 1989 në këto ngjarje UDB-ja, ju bien në gjurmë dhe i identifikon veprimtaret kryesor si: Fadil Vata, Afrim Zhitija, Bardhyl Mahmutin e Fahri Fazliu. te Fahriu edhe strehoheshin shumë herë. Këta të vetë dijshëm se janë nën përcjellje dhe ju rrezikohet jeta fillojnë një jetë në fshehtësi të thellë dhe në përkujdesjen për sekretarin politik e ideologun e gjithë lëvizjes së fshehur atdhetare Fadil Vaten e përcjellin jashtë vendit për këto arsye të jetë jashtë rrezikut të arrestimit sepse ishte me një sëmundje të rëndë që ju kishte shkaktuar në burgun e Pozharevcit dhe në CZ të Beogradit. Ndërkohë do të merrte pjesë në mbledhjen e dytë apo e tretë të degës jashtë vendit në Zvicër gjë që e kreu me përgjegjësi e sukses. Fadilin ngase e kishte rënduar sëmundja shtrohet për shërim në spitalin e Bazellit të Zvicrës duke qenë në përkujdesje nga shokët e idealit dhe prindërit e ti,j sidomos familja e Selamit që atë kohë ndodhej në Bazell duke jetuar. Me datën dy nëntor morëm lajmin e hidhur se u vranë në rezistencë me forcat pushtuese Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu. Të pikëlluar na tre shokët unë Sadik Halitjaha dhe Emrush Xhemajli e Bardhyl Mahmuti shkuam të i bënim vizitën e radhës në spital Fadilit por u morëm veshë të mos i tregojmë për shokët e rënë, Afrimin e Fahriun duke menduar se do ta përjetojë rëndë edhe ashtu i rënduar nga sëmundja do ti bënte shumë keq ai lajm i hidhur. Po sa hymë u përshëndetem e kur u përshëndet me Bardhylin që aty mësoi se ky kishte ardhur në Zvicër e kishte shpëtuar rastësisht gjallë ngase ndarja e Bardhylit me Dy Heronjtë ka rastis pak kohë para se të ju bien në gjurmë. Fadili në fjalën e parë për të na heqë dilemën i tha Bardhylit si more i le shkiet të na vrasin dhe u përqafua me Bardhylin dhe me neve duke e ngushëlluar njeri tjetrin. Fadili kishte dëgjuar përmes një transistori një radio e vogël në program të radio-Prishtinës se kishin ra dy shokët tanë. Por u mbajt i fort e na dha kurajë të jemi edhe ne të fortë se na presin beteja tjera. Në kushte të rënda shëndeti shkroi kërkesat që nuk do të mundet ai ti dorëzonte në OKB, por i dorëzuam ne në protestën dy javore pranë OKB-së, në Gjenevë. Kërkesat për Republikën e Kosovës si e drejt e domosdoshme e shqiptarëve në Jugosllavi. Fadili ndërron jetë në spitalin e Bazelit në Zvicër. Tani këta tre Heronj të Kombit tonë u bënë embrion i lindjes së më vonshme të U Ç K –së, si që ishin edhe shumë pararendës Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, e që ishin lajmëtaret e lirisë.

Të rënët për liri ishin ata që nga gjaku i tyre lindi UÇK –ja, dhe ideali i tyre udhëhoqi luftën për liri. Lavdi Heronjve e të gjithë dëshmorëve të kombit tonë.

Bashkë veprimtari Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …