Gucati - Haradinaj

Dy krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë, kundër vendimeve të shqiptuara

Dy krerët e  Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë,  kundër vendimeve të shqiptuara  nga shkallët e gjykatave të tjera. Gjykata Speciale tashmë ka caktuar panelin e gjyqtarëve i cili përbëhet nga; Ektarina Trendafilova, Kristine van den Wynget dhe Daniel Fransen. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Nasim Haradinaj është paraqitur më 2 maj 2023, ndërsa ajo e Hysni Gucatit është paraqitur më 3 maj 2023. Tre muaj më parë, Shkalla e Dytë e Gjykata Speciale  u ka ulur  dënimin  vetëm me nga 3 muaj, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …