MIT KS
Fillimi / Lajmet / Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhin në Mekë i cili zgjatë deri me 14 gusht
Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhin në Mekë i cili zgjatë deri me 14 gusht

Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhin në Mekë i cili zgjatë deri me 14 gusht

Autoritetet në Arabinë Saudite i dhanë fund përgatitjeve për haxh që sivjet fillon më 9 gusht dhe përfundon më 14 gusht. Pritet këtë shtet ta vizitojnë rreth dy milionë besimtarë myslimanë. Riadi ka sistemuar në rajonin e qytetit të shenjtë Meka mbi 30.000 punonjës mjekësorë nga të cilët rreth 8.000 janë gra. Secili mysliman është i obliguar ta kryejë haxhin të paktën njëherë në jetë. Duke thënë “Allahu ekber” besimtarët lëvizin në grupe nën sigurim të madh policor dhe hedhin gurë ndaj pllakës së madhe, e cila e simbolizon Satanatan, në luginën Mina, afër Mekës. Sipas traditës, në luginën Mina, ditën e parë të Kurban Bajramit, hidhen një nga një, shtatë gurë nga pllaka 30 metërshe e cila e simbolizon Satanatan, ndërsa në dy ditët në vijim, 21 gurë nga tre pllaka – e madhja, e mesmja dhe e vogla, nga shtatë gurë. Pas hedhjes me gurë, duhet të sakrifikohet jeta në përkujtim të viktimës së Avraam, i cili sipas traditës myslimane ishte i gatshëm ta mbytë djalin e tij Ismailin, në kërkesë të Zotit, por në fund janë sakrifikuar një qengj. Për haxh sivjet do të priten mbi një milionë qengja.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës paralajmëron masa ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia

Policia e Kosovës paralajmëron masa ndëshkimore për ata që nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve ...