Persona të panjohur kanë vandalizuar varrezat myslimane në Prishtinë

Persona të panjohur kanë vandalizuar varrezat myslimane në Prishtinë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për dëmtimin dhe vandalizmin e varrezave myslimane në Prishtinë. Sipas informatave që disponojmë ne më 6 gusht 2019, persona të panjohur kanë vandalizuar 11 varre, ku me këtë rast kanë dëmtuar gurët mbi varre. Atakimi i varrezave përveç që është vepër e ndaluar me parimet fetare është akt i shëmtuar dhe veprim i papranueshëm, pavarësisht nga kush është kryer. Kryesia e BI të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësisë. Po ashtu kërkojmë nga organet kompetente që menaxhojnë varrezat që të marrin masat e duhura që akte të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …